'Shqipëria është bekim, të huajt mahniten' Rama: Sigurinë këtu s'e ke në Londër, Berlin as Paris! Jeta në Europë s'është ajo me fotoshop në telefon

Siguria në Shqipëri është një nga elementët të cilët të gjithë të huajt e vënë në dukje, madje kjo është një nga arsyet pse shumë të huaj zgjedhin të jetojnë këtu.

Londinezi Karl Roberts, ish menaxher i TAP në Shqipëri tani ka zgjedhur të jetojë në Tiranë ku ka blerë dhe një apartament. Në podcastin me kryeministrin Edi Rama tregon përshtypjen e parë kur mbërriti në Shqipëri.

"Kam udhëtuar në botë dhe pëlqej vende si Shqipëria. Isha entuziast të vija këtu. Isha në Zvicër. Kur shkova të dielën pasdite çdo gjë ishte e mbyllur. Atje çdo gjë është e organizuar. Pëlqej vende si Shqipëria.  Prisja të shihja një influencë ruse, më shumë  nga sa më thonin”

Ndihem më i sigurtë në Tiranë, sesa do të ndihesha po të ecja në Londër e Mancister, sidomos mbrëmjeve"  thotë ai.

Edhe kryeministri vuri në dukje se janë shumë të huaj që evidentojnë sigurinë nëpër rrugët e Tiranës, si një element tepër i rëndësishëm për të zgjedhur për të jetuar.

Është ende si lavjerrëse drejt ‘ikjes’. Sepse në xhep ke një telefon që shikon imazhet e bukura të Gjermanisë, Britanisë, aktorëve, makinave dhe thua po dua të iki. Por nuk është aq e lehtë sepse ka më shumë fotoshop sesa realiteti i një shqiptari që shkon atje. Por ajo që më bën përshtypje është se të gjithë të huajt janë të lumtur për sigurinë. Kur ua them njerëzve më thonë. Çfarë po thua siguri në Shqipëri e nuk ka në Londër, Berlin, Paris? Po

Karl Roberts: Absolutisht. Ndihem i sigurtë në Tiranë, sesa do të ndihesha po të ecja në Londër e Mancister, sidomos mbrëmjeve

Rama: Në mbrëmje. Çdo kënd që kam takuar këtu. Po ecja me gruan në misnatë.Është ajo cfarë kemi dashur shumë. Nuk është e lehtë më askund në Europë. Parisi nuk është i lehtë natën. Është i komplikuar. Duhet të dish rrugët, lagjet ku të shkosh.

Një tjetër temë diskutimi ishte jetesa mes Shqipërisë e Britanisë. Kryeministri thotë se ka ende shqiptarë që mendojnë largimin nxitur edhe nga jeta me fotoshop që shikon në rrjete sociale, dhe që nuk është realitet. 

Isha në Londër për tu takuar me shqiptarët dhe historia e dëgjuar rëndom, shumë rëndom dhe po flas për njerëz që janë të stabilizuar, punojnë shumë, që nisi nga përpjekja për të bërë gjithçka dhe tashmë kanë familje, fëmijë. Ishte e njëjta gjë: Duhet të bësh dy punë, përndryshe nuk ia del dot. Sigurisht që në disa aspekte është mirë për fëmijët, por nuk është kaq e mirë edhe fëmijët. Koha e lirë për të shpenzuar me familjen është zero.

Kam pasur këtu njerëz që kanë ardhur nga emigracioni dhe thonë të njëjtën gjë. Kur njerëzit i shohin pagat nga këtu dhe bëjnë krahasimin, sigurisht që është dallim i madh. Por çfarë ka pas asaj page, kur vjen fjala për qiranë, taksat, fatura për të paguar, është e papërballueshme në Britani, apo kudo tjetër në Evropë. Pra duhet vendosur në peshore, por megjithatë  unë i kuptoj njerëzit që duan të sfidojnë veten, duke u përpjekur aty ku mendojnë se mundësitë janë më të mëdha. Kjo është normale.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 14/12/2024 09:42

    Perfundimisht ky ka roitur totalisht. Kur i vjen fundi ktyre zën e flasin përçart.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Rreziku përballë të cilit e ekspozoi Berisha bashkëshorten e Dumanit

Namir Lapardhaja: Rreziku përballë të cilit e ekspozoi Berisha bashkëshorten e Dumanit