Në episodin e 33-të të rubrikës ‘sy më sy’ me komentuesit kryeministri Edi Rama evidentoi arritjet e qeverisë në fusha si shëndetësia, arsimi, legalizimet. Rama tha se vendi sot është si ‘dita me natën’ në krahasim me vitet kur Shqipëria qeverisej nga PD e Sali Berishës dhe këtë e vërtetojnë raportet ndërkombëtare, të cilat hedhin poshtë dezinformimin e asaj që e quan ‘këneta politike e mediatike”
Shëndetësia?
Edi Rama: Po sot është dita me natën. 53 spitale të reja. 400 qendra të reja shëndetësore, 30% më lirë ilaçet se I hoqëm TVSh, 210 mijë pensionistë të rimbursuar për ilaçet, 600 mijë të pasiguruar që marrin shërbim pa asnjë dallim
300 mijë vende pune?
Edi Rama: Po! Lexo regjistrat e shtetit sot janë 1 milionë e 327 mijë vende punë
Ulja e taksave?
Edi Rama: 97% paguajnë më pak. Taksat janë më të ulëtat në rajon,se në Europë as nuk diskutohet. Letrat Aziz, jo këneta.
Çmimi i energjisë?
Edi Rama: U ul 10.5%. Çmimi më I ulët I energjisë nga 1990.
Financimi i arsimit?
Edi Rama: Financohej me 60 milionë euro sot 200 milionë euro, pra trefish.
Mbështetja e fermerëve?
Edi Rama: Bujqësia ishte përtokë. Gjysëm miliardë euro eksporte produktesh bujqësore shqiptare në Europë e përtej.
Raporti eksport import, nga 1 me 9 në 1 me 3
Heqje Tvsh-së së ushqimeve?
Edi Rama: Ke të drejtë nuk e kemi bërë. Ka qenë dëshirë shumë e madhe por ambicie e parealizueshme ende sot
Legalizimet?
Edi Rama: Gjetëm 21 mijë legalizime, 270 mijë kemi bërë deri tani,padiskutim falas. Pjesa e mbetur mbyllet në mandatin e katërt
Uji?
Edi Rama: 4 zona urbane kishte me 24 orë ujë, sot janë 43 zona urbane, 98 rurale, 11 të tjera në kantier e 5 të fundit në mandatin e katërt.
Borxhi publik?
Edi Rama: E gjetëm 80% e kemi 55 %. Fakte regjistrash shtetërore e raportesh ndërkombëtare e jo kua kua kënetash politike e mediatike.
Rama e mbylli videon me një apel drejtuar komentuesit: Në 11 maj mos u merr me këto tifozlliqet por futi një votë për të marrë pasaportën e BE-së, do të duhet.
Komente

