Rama kuksianëve: Fillimisht i trembesha rezultatit edhe për Tropojën! Të ‘vrapojmë’ për regjistrimin e pronave, ngremë Task Forcën për dy javë

KUKËS- Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e falënderimeve në Kukës. Me një batutë për kryebashkiakun Safet Gjicin, Rama zbuloi se Tropoja do të marrë një tur dhe ndalesë të veçantë.

Por vëmendjen e mori edhe një zgjidhje që Rama u tha kuksianëve për regjistrimin e pronave. Për këtë hallkë që vendi ynë ende po përballet, kryeministri Rama ka paralajmëruar nga Kukësi se brenda 2 javësh do të krijohet një Task Force që do të merret me trajtimin e pronave, për të bërë pronarë me dokumente në bazë të dakordësisë që vetë qytetarët kanë me njëri-tjetrin.

Thënë me fjalë të thjeshta, nëse ti ke në përdorim një pjesë toke, e punon dhe askush nuk pretendon se është e tij, ti mund të shndërrohesh në pronarin ligjor të kësaj toke me një dakordësi me fqinjët përreth.

 “Një çështje që ka të bëjë me pronën e tokën në fshat, ku njerëzit nuk kanë problem me tjetrin dhe ligji 7501 i ka penguar të bëhen pronarë.

Derisa bëmë ligjin 2020 që njerëzit të bëhen pronarë me letra të tokës së tyre në bazë të dakordësisë me njëri tjetrin  Sot kemi marrë hap të parë e brenda dy javësh në qeveri do të kalojmë një vendim për të krijuar një taks force që merret vetëm me këtë punë,” – tha Rama.

Task forca e kryeministrisë do të ndihmojë bashkitë e Kukësit, Tropojës, Malësisë së Madhe Shkodrës dhe bashkitë e tjera në mënyrë që të ecim shumë më shpejt me regjistrimin e këtyre tokave.

Frikën se Kukësin dhe Tropojën mund t’i merrte opozita, kryeministri Edi Rama ua tha në sy banorëve të këtyre zonave, teksa vijoi turin e falënderimeve. Rama nuk e fshehu se në fillim u trembej rezultateve të sondazheve, por tha se qytetarët vepruan me mendje.

“ U jam mirënjohës, ju jeni themeli i fitores. Duhet ta kuptojmë ne të parët se çfarë është kjo që ka ndodhur dhe të mos i japim vetes një vetëkënaqësi apo edhe merita, që nuk i kemi, sepse këtu ka pasur disa faktorë, që nuk kanë pasur të bëjmë domosdoshmërisht me se çfarë kemi bërë ne, por kanë të bëjnë edhe me situatën e sotme politike. Edhe Kukësin dhe Tropojën i llogarisja të diskutueshme me zor të madh, sepse më dukej realisht e vështirë megjithëse nga marsi në prill, dhe sidomos në fund të prillit dhe në fillim të majit sondazhet filluan të ndryshojnë në mënyrë të çuditshme  këtu dhe në Tropojë dhe u bë shumë e ngushtë diferenca”, tha ai.

14 maji e bindi se me Pandeli Majkon drejtues qarku, kishte bërë zgjedhjen e duhur.

“Një rol të veçantë në këtë qark ka pasur edhe Pandi dhe dua ta falënderoj për këtë se tani dua t’ia kujtoj. Kur unë i kam thënë në kryesi që ti Pand do shkosh në Kukës, më pa sikur po e çoja në internim. Isha i bindur se do ndodhte si kështu siç ndodhi që Pandi do krijonte sinergji dhje do krijonte energji pozitive”, tha Rama.

Dyshen Berisha Meta e krahason me një çorbë që po digjet në zjarrin e fatkeqësisë së saj, ndërsa besimit të qytetarëve, Rama iu përgjigj me zotime.

Rama nuk u kursye të bënte një koment për dyshen Berisha-Meta ku i cilësoi çorba brenda PD-së.

“Një pjesë tjetër nuk kanë dalë në votim. Sikur një vetëm nga ato të djathtët të djathtët të kem bindur të mos dalë në votim, realisht jam shumë i lumtur. Shifrat tregojnë se janë shumë që e kanë braktisur atë shportë karavillesh. Kanë marrë një vendim shumë dinjitoz për të mos u përzier në një çorbë që është e pangrënshme dhe e pagëlltitshme. Nuk ka lidhje as me të djathtën, as historinë dhe as të ardhmen. Është një çorbë që do të shkojë duke u tretur në të gjithë zjarrin e fatkeqësisë dhe marrëzisë së vet. Kjo është sfidë shumë e madhe për ne. Tropoja, Shkodra, Kukësi”

Kujtojmë se lidhur me krijimin e një Task Force për zgjidhjen e çështjes së pronës, Rama e ka paralajmëruar një vit më parë në Bulqizë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:21
Rama: Brenda dy javësh Task Forca për regjistrimin e tokave bujqësore

1684950609_rama.jpg
Qeveria do të ngrejë një task forcë që do të merret me regjistrimin e tokës bujqësore, që është në përdorim nga fermerët pa qenë të pajisur me AMTP.

E paralajmëroi kryeministri Edi Rama nga Kukësi ku pasditen e sotme vijon turin e falënderimeve.

“Një çështje që ka të bëjë me pronën e tokën në fshat, ku njerëzit nuk kanë problem me tjetrin dhe ligji 7501 i ka penguar të bëhen pronarë.

Derisa bëmë ligjin 2020 që njerëzit të bëhen pronarë me letra të tokës së tyre në bazë të dakordësisë me njëri tjetrin  Sot kemi marrë hap të parë e brenda dy javësh në qeveri do të kalojmë një vendim për të krijuar një taks force që merret vetëm me këtë punë,” – tha Rama.

Task forca e kryeministrisë do të ndihmojë bashkitë e Kukësit, Tropojës, Malësisë së Madhe Shkodrës dhe bashkitë e tjera në mënyrë që të ecim shumë më shpejt me regjistrimin e këtyre tokave.

Ora 20:08
Gjimnazi 'Havzi Nela' në Kukës, Kushi: Një tjetër institucion i dijes i transformuar në infrastrukturë moderne e bashkëkohore

 

“Havzi Nela”, gjimnazi më i madh në bashkinë e Kukësit, me rreth 1100 nxënës dhe një staf prej 90 mësuesish, po transformohet nga themelet, falë investimit të qeverisë për rikualifikimin e këtij institucioni të dijes, i cili ndër vite, ka nxjerrë nxënës me rezultate të shkëlqyera në mësime, pjesëmarrës në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare dhe gjithashtu fitues të çmimeve të para në fushat e inovacionit, sporteve dhe ekonomisë. Kështu u shpreh ministrja Kushi në Kukës. 

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhej sot në Kukës vizitoi mjediset e reja dhe moderne të shkollës, të cilat janë zgjeruar me hapësira të bollshme dhe janë pajisur me mjete didaktike dhe laboratorë modernë për zhvillimin në mënyrë sa më cilësore të procesit mësimor.

“Është shkollë qendër komunitare. Vitin e kaluar bashkia e Kukësit iu përgjigj thirrjes së Ministrisë së Arsimit për të aplikuar me projekte për rikonstruksion shkollash dhe arriti të fitonte me një projekt shumë ambicioz. Numri i përfituesve këtu është më i madh se vetëm nxënësit dhe mësuesit e shkollës sepse është shkollë qendër komunitare, ku i gjithë komuniteti përfiton. Kemi marrë masat për t’i pajisur me banka, laboratorë, bibliotekë dhe gjithë mjediset e nevojshme. Të gjitha programet që ne kemi jashtë orarit mësimor zbatohen më së miri, edhe programi për artet dhe zejet, stërvitjet sportive etj.” - shpjegoi Ministrja e Arsimit Evis Kushi, teksa bëri të ditur se lajmi i mirë për bashkinë e Kukësit është që edhe këtë vit përfiton financime për shkollat.

Gjimnazi “Havzi Nela” do të jetë gati në shtator me hapësirat e reja, klasat, sallat, ambientet e gjera, terrenet sportive, bibliotekën, të gjitha në standardet më të mira europiane.

Ora 19:20
Rama çon në Kukës programin e kodimit: Adoleshentët do të punojnë kudo në botë pa dalë fare nga Kukësi

 

Qeveria ka vendosur të shtrijë projektin e kodimit përtej Tiranës, edhe në qytetin e Kukësit si mundësi për të frenuar emigrimin e të rinjve. Kryeministri Edi Rama tha se kjo nismë do i hapë mundësi të reja punësimi të rinjve të punojnë për kompani ndërkombëtare në botë pa qenë nevoja të dalin nga Kukësi, madje të fitojnë më shumë sesa ata që punojnë në emigrim.

 “Sot në mbledhjen e qeverisë kemi vendosur shtrirjen e programit të teknologjisë së kodimit përtej Tiranës. Do të vijë edhe në Kukës. Qeveria ka bursa që mbulojnë kurset 100% apo 50% për ato familje që nuk mund ti përballojnë. Kjo do të thotë që brenda 6 muajsh një 16 – 17 vjeçar të jetë në gjëndje të punojë kudo në botë pa dalë fare nga Kukësi, me kompjuterin e vet. Janë shumë gjimnazistë që sjellin të ardhura në shtëpi shumë më tepër sesa një emigrant, dhe nuk ka nevojë të lëvizë nga fshat jo më nga qytetit,” - tha Rama.

Premtoi dhe një spital me të gjitha parametrat, si dhe rikonstruksioni i qendrave shëndetësore dhe shkollave

 “Shumë shpejt një spital ekselent me të gjithë komponentët e vet. Por dhe qëndra shëndetësore që janë ripërtërirë dhe do vijojmë ti ripërtërijmë. Shkollat, do i përmirësojmë kthimin e saj në një qendër rekreative për të gjithë qytetin,” - tha Rama.

Turin e falënderimeve në Kukës e mbylli sërish me batutë ndaj Majkos që do të vijojë të qëndrojë në Kukës mesaduket edhe për zgjedhjet parlamentare të 2025.

Ora 18:43
Rama falenderon Majkon, zbulon sesi ja caktoi detyrën për në Kukës: Pandi më pa sikur do shkonte për internim! Ja ç’më shkroi më vonë

 

Kryeministri Rama, teksa falënderoi Pandeli Majkon për punën e tij në Kukës zbuloi edhe momentin sesi e kishte pritur deputeti momentin kur Rama i kishte caktuar detyrën.

“Kur unë Pandit i thashë do shkosh në Kukës më pa sikur do shkonte në internim. Nuk ke çfarë mendohesh i thashë do shkosh në Kukës. Nuk foli, pastaj në darkë më çoi mesazh: Ore Edi seriozisht e ke ti? Unë i thashë: Mendova se më shkrove nga atje.

Përtej shakave, shumë faleminderit Pandi.”- tha Rama.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dmth: 25/05/2023 10:27

    Kuksi u bëhet si burg që të punojnë në gjithë botën?? Ata duan të ikin nga Kuksi, të punojnë por edhe të ikin, jo burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës