BERLIN- Kryeministri Edi Rama ka falenderuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz për udhëheqjen e tij, me rastin e Kongresit të Partisë Social Demokrate që po zhvillohet në Berlin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve në Berlin. Rama shkruan se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj Procesit të Berlinit.
“Me rastin e Kongresit të SPD në Berlin, ju falënderoj sinqerisht Olaf Scholz për udhëheqjen e tij. Procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin. Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, gjatë kongresit të Partisë Socialdemokrate. Kurti tha se takimi me Scholz ishte i frytshëm, teksa shprehu kënaqësinë e tij që po merr pjesë në kongresin e SPD-së gjermane.
“Kënaqësi të marr pjesë në kongresin e partisë SPD në këtë vit, ku pata një takim të frytshëm me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ku nënvizuam fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vizionin tonë të përbashkët si socialdemokratë që nxisin drejtësinë, përparimin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”, shkroi Kurti.
Sipas kryeministrisë, Kurti do të qëndrojë për vizitë në Gjermani edhe nesër, ku do të takohet me emigrantët e Kosovës.
/PRITJE/,qe duhen hapur uzina makinash,jam dakord,por mos harro,ne shumicen e ketyre,procesi i punes behet me robote,nuk kane nevoje per lezhjane e krutane.Ndoshta mund te gjendet dicka tjeter qe kerkon pune manuale.
Përgjigju
Pritje madheshtore: 09/12/2023 18:30
Gjermania dhe Scholz meriton nje pritje madheshtore pse jo nje nderim sikur ne kohen e ilirise pasi gjermania na ka njohur historine antike qe nuk e luan topi dhe na mbeshtetur ndaj duhet shteti tja ktheje me respekt mirnjohje dhe pritje madheshtore , lind pyetja pse te mos ndertohen ne Lezhe apo Fush Kruje fabrika te OPEL ose fabrika linje prodhimi automobilistik te Audi BMW etj , duke e llogaritur qe keto zona kane nje potencial dhe dalje ne det per shitje “overseas” do ishte nje mundesi dhe duhet ti jepet nje ambient zhvillues kesaj ideje te zotit Scholz pse jo ne 2025 te nise hapjen te ndonje automobili gjerman OPEL apo dicka tjeter , sigurisht nje vend si shqiperia qe ne 2020 shikohet vend serioz dhe strategjik per zhvillim!
Respekt Gjermania dhe Scholz qe e njohen celesin antik te albaneve ne zhvillimin dhe vendosjen ne anijen europiane aty ku gjithnje ka lundruar qe ne antikitet!!!
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Të drejtë
24.3%
Të gabuar
68.2%
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3167
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
/PRITJE/,qe duhen hapur uzina makinash,jam dakord,por mos harro,ne shumicen e ketyre,procesi i punes behet me robote,nuk kane nevoje per lezhjane e krutane.Ndoshta mund te gjendet dicka tjeter qe kerkon pune manuale.
PërgjigjuGjermania dhe Scholz meriton nje pritje madheshtore pse jo nje nderim sikur ne kohen e ilirise pasi gjermania na ka njohur historine antike qe nuk e luan topi dhe na mbeshtetur ndaj duhet shteti tja ktheje me respekt mirnjohje dhe pritje madheshtore , lind pyetja pse te mos ndertohen ne Lezhe apo Fush Kruje fabrika te OPEL ose fabrika linje prodhimi automobilistik te Audi BMW etj , duke e llogaritur qe keto zona kane nje potencial dhe dalje ne det per shitje “overseas” do ishte nje mundesi dhe duhet ti jepet nje ambient zhvillues kesaj ideje te zotit Scholz pse jo ne 2025 te nise hapjen te ndonje automobili gjerman OPEL apo dicka tjeter , sigurisht nje vend si shqiperia qe ne 2020 shikohet vend serioz dhe strategjik per zhvillim! Respekt Gjermania dhe Scholz qe e njohen celesin antik te albaneve ne zhvillimin dhe vendosjen ne anijen europiane aty ku gjithnje ka lundruar qe ne antikitet!!!
Përgjigju