Rama takon Mitsotakis në samitin e NATO-s në Vilnus, kryeministri grek s’tërhiqet: Zgjidheni menjëherë çështjen Beleri

Rama takon Mitsotakis në samitin e NATO-s në Vilnus, kryeministri grek s’tërhiqet: Zgjidheni menjëherë çështjen Beleri

Edi Rama dhe Mitsotakis

GREQI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun e tij grek Mitsotakis. Mediat e greke raportojnë se Mitsotakis nuk është tërhequr nga çështja Beleri dhe se duhet zgjidhur menjëherë.

Sipas burimeve qeveritare greke, kryeministri theksoi nevojën për zgjidhjen e menjëhershme të çështjes, duke theksuar se në Shqipëri ka një pikëpyetje të madhe të shtetit të së drejtës.

Në fund të fundit, ky element është një nga kriteret e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, tha Mitsotakis sipas mediave të huaja. 

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga një person, i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave. Po ashtu, Beleri sipas organit të akuzës, u premtonte se do t’i përfshinte në skema për përfitimin e shtetësisë greke dhe të pensionit nga shteti grek. Ndërsa përmes bashkëpunëtorëve të tij dyshohet se paguante shuma nga 50 deri në 200 euro për një votë në favor të tij. Pavarësisht hetimeve të nisur ndaj tij, Fredi Beleri mori Bashkinë e Himarës me 19 vota më tepër, përballë kandidatit socialist Jorgo Goro.

Liderët e NATO-s do të takohen në Vilnius më 11 dhe 12 korrik për të trajtuar një sërë çështjesh, duke nisur nga ndasitë lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës dhe pranimin e Suedisë, e deri te rritja e furnizimeve me municion dhe shqyrtimi i planeve të mbrojtjes pas shumë dekadash.

Ky do të jetë samiti i katërt i NATO-s që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, pasi samiti i parë ishte mbajtur virtualisht më 25 shkurt 2022, një ditë pasi Rusia nisi luftën. Dy samitet e tjera janë mbajtur në Bruksel dhe Madrid

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/07/2023 03:38

    Do t'i behet gjyqi,do te dale vendimi dhe ja u zbatua shteti i se drejtes,por mos mendo se fati i Shqiperise ne BE varet nga fati i Belerit tend.

    Përgjigju
  • Si Ka: 11/07/2023 22:27

    Si ka mundesi qe u takuan kta te dy.... e na fliskan per BELERIN... NDERKOH AHMETAJ FSHIHET NE GREQI..... MOS PO BEJNE MARVESHJE.... Qe te leri te lire BELERIN. E AHMETAJ ti jepet Azil... Gjithshka mund te ndodh jetojm ne tiron.

    Përgjigju
  • Arben: 11/07/2023 20:03

    Beleri ne burg deri sa te behen zgjedhjet e reja dhe te fitoje Jorgo Goro! Pastaj ta perzene ne Greqi pa te drejte kthimi ne Shqiperi! Sepse vetem keshtu Shqiperia tregon se eshte shtet me kuraje dhe Greqise ia tregon vendin!

    Përgjigju
  • Ben: 11/07/2023 19:56

    Beleri te hetohet e gjykohet ne menyren me te drejt te mundshme.Para ligjit jemi te gjithe te barabart dhe nuk ka te drejte as Rama e as Micotaqesi te nderhy ne punet e drejtesise.Per kete po luftohet sot.

    Përgjigju
  • Himarioti: 11/07/2023 18:58

    Po u lirua Beleri, do tregoj dy gjera.. nje qe Rama ka shitur dicka, e dyta qe Greqia ben Persian si gjithmone dhe ne jemi nje shtet qe nderkombetaret bejn kumando

    Përgjigju
  • Konica: 11/07/2023 18:31

    Ne burg po doli nuk ka ligj s'ka shtet Pra jemi 0!

    Përgjigju
  • Doni: 11/07/2023 18:14

    Ik mor pederast futi ne prapanice kercenimet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!