Rama: Të gjithë bashkë, ose nuk do të ketë njeri më të na qajë

Kryeministri Edi Rama kërkoi nga të gjithë qytetarët që të qëndrojnë bashkë në këtë luftë kundër koronavirusit, pasi në të kundërt, ai solli shembullin e asaj që po ndodh në Bergamo të Italisë, ku tha se nuk do të ketë më kush të na varrosë, jo më kush të na qajë.  "Pa pushim dhe ngurrim deri sa të  mbarojë kjo luftë. Fjalët e sheqerosura janë një tradhti. Shikoni cfarë po ndodh në vendet shumë më të zhvilluara nga Shqipëria, po e paguajnë iluzionin se kjo është një ëndërr që do të mbarojë. Një armik i rënë mbi kokat e tyre u ka zhvlerësuar trilionat e bombave dhe armatimeve në depo, pa shtretër, maska dhe aparatura, e deri pa numër mjekësh të specializuar kundër asfiksimit të qenies njerëzore.

Si Shqipëria si Amerika gjenden në të njëjtën anije në det të hapur dhe kanë një armë të vetme, rezistencën e popullit të tyre, një armë që ka një fishek, unitetin dhe një objektiv atë që ke në shtëpi, punë e rrugë që duhet ta mbash më larg. Si ushtria amerikane si ajo shqiptare kanë të njëjtën forcë goditëse, zero! Asnjë aleancë mes shteteve nuk ekziston dhe nuk duket, secili në vete dhe Zoti mbi të gjithë. Ndajeni mendjen, ose luftojmë bashkë, ose të gjithë bashkë si popull do të biem në humnerë, si në Bergamo nuk do të ketë më kush të na varrosë, jo më kush të na qajë".


Lajmi kryesor:

300 milionë euro për pasojat e koronavirusit! Rama plan me 7 pika, të gjitha kategoritë që përfitojnë (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri