Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në sesion e ri të Kuvendit tha se duhet të kalohet njëherë e më parë ligji anti-shpifje sepse po bëhet kërdia nga mediat.
"Nuk ndryshoj opinion që shpifja duhet adresuar sa i përket mediave onlie, kemi një raport ndihmues për sa i përket Komisionit të Venecias, ta kalojmë këtë ligj njëherë e më parë në parlament se po bën kërdinë përditë e përnatë. Ka sugjerime edhe për median publike për sa i përket bordit të RTSH-së për t'i hapur rrugën për të gjithë ata profile që i sugjeron Komisioni i Venecias që fatkeqësisht janë përjashtuar nga mundësia për të kontribuuar në këtë komision publik të medias", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Nis sesioni i ri parlamentar, Rama: Listat hapen 100% vetëm nëse garantohet ekuilibri gjinor! Detin e shiti Meta, Basha e Berisha, Monikës i mungonin lopatat në atë kohë! Sa të jem unë, s'ka cenim të interesave kombëtare











