Fundjava në karantinë! Nesër pensionistët të lirë të dalin nga shtëpia deri në orën 11:00, të dielën nënat me fëmijë

TIRANE-Fundjava do të jetë sërish në karantinë totale duke filluar nga pasditja e sotme në orën 17:30 deri të hënën në orën 05:00 me përjashtim të pensionistëve që do të lejohen të dalin nesër deri në orën 11:00 si të shtunën e kaluar. "Për nesër të shtunë dhe e diel do të  jetë e njëjta gjë. Të gjithë në shtëpi pa përjashtim, përveç atyre që janë në punë të lejuara në të shtunë dhe të diel' tha Rama.

Ndërkohë që nga fillimi i javës tjetër do të nisë lehtësimi i masave në qytetet që nuk ka të prekur me koronavirus. Qarqet Gjirokastër e Dibër dhe qytetet e Divjakës, Sarandës, Konispolit, Himarës, Pogradecit, Prrenjasit dhe Librazhdit do të përfitojnë nga vendimi i ri për më shumë liri dalje  nga shtëpia dhe relaksim, por jo në grupe dhe në parqe.

Megjithatë edhe në këto qytete do të ketë kategorizime, pasi pensionistët do të kenë një fashë të veçantë për të dalë. Gjithashtu kryeministri Edi Rama sqaroi se për strategjinë e hapjes së masave graduale është konsultuar edhe me ekspertë gjermanë, falë bashkëpunimit me kancelaren Angela Merkel. Një përgjigje kreu i qeverisë e kishte edhe për opozitën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:50
Nesër dita e pensionistëve, e diela e nënave me fëmijët! Shëtitjet lejohen deri në orën 11:00

Ashtu si fundjavën e kaluar edhe kjo fundjavë e kyçur për bizneset dhe qytetarët do të jetë e hapur me orare vetëm për fëmijët dhe pensionistët. Të shtunën do të lejohet të dalin vetëm pensionistët deri në orën 11:00 për shëtitje dhe duke ruajtur distancën sociale. Ata nuk lejohet të jenë të shoqëruar me më shumë se një person.

Ndërsa të dielën, dita do i kushtohet nënave më fëmijë deri në moshën 10 vjeç deri në orën 11:00.

Lajmin e dha ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

"Në të gjithë vendin, edhe kjo fundjavë do të jetë e mbyllur deri mëngjesin e së hënës, përveç: Të moshuarve që do lejohen të dalin të shtunën deri në orën 11:00, Nënave me fëmijë (deri 10 vjeç) që do të lejohen të dalin të dielën deri në orën 11:00", shkruan Manastirliu.

Edhe Kryeministri Rama njofton gjithashtu se dita e nesërme do i kushtohet  vetëm pensionistëve deri në orën 11:00.

"Nesër vetëm pensionistët në ajër të pastër deri në orën 11.00. Të gjithë ne të tjerët në shtëpi", shkruan Rama.

Ora 19:28
Nesër pensionistët të lirë të dalin nga shtëpia deri në orën 11:00, Rama: Është dita e tyre

Nesër deri në orën 11:00 të paradites ashtu si javën e kaluar të gjithë pensionistët do të lejohen që të dalin nga shtëpia për ecje, por jo më shumë se me një tjetër person në krah.

"Është e domosdoshme që të lehtësohen dhe do i lehtësojmë nesër është dita e tyre në të gjithë Shqipërinë, sikur ishte edhe e shtuna e kaluar" tha ai.

Pritet për t'u parë nëse të dielën do të lejojë nënat me fëmijë deri në 10-vjeç, si javën e kaluar.

Ndërkohë që për gjithë kategorinë tjetër nga pasditja e sotme në orën 17:30 deri të hënën në orën 05:00 nuk lejohet dalja, karantinë totale me përjashtim të atyre që janë në punë.

Ora 17:20
Look-u detajist i kryeministrit Rama, iniciale në xhaketë dhe bluza e kollare nëpër zyrë

1587741033_rama.jpg

Komunikimet me qytetarët duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre janë kthyer në një detyrë të përditshme të kryeministrit Rama, ku herë nga zyra e herë nga shtëpia, sqaron të gjitha gjërat si dhe paralajmëron lehtësimet e reja që do të vijnë gjatë ditëve në vazhdim.

Ajo që ra në sy gjatë komunikimit për mediat ditën e sotme ishte një detaj shumë origjinal, vendosja e inicialeve të tij në xhaketën e zezë. Inicialet “ER" të qëndisura tek xhaketa dhe bluza të ndryshme në zyrë, ku në cep vihet re edhe një varëse rrobash e mbushur përplot me kollare dhe bluza.

Rama gjithmonë ka ditur të bjerë në sy në lidhje me pamjen e tij dhe sigurisht që këto detaje nuk mund t'i shpëtonin as syrit të medias.

Ora 15:55
'Ku qethet në këto kohë karantine', ja si përgjigjet kryeministrit Edi Rama...nuk kursen ironinë

1587732643_rama1.jpg

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se jë nga pyetjet që i është bërë më shumë gjatë gjitha kësaj kohe ka qenë "ku qethesh". Nisur nga fakti që berberët janë të mbyllur, por kjo nuk është reflektuar në pamjen e jashtme të kryeministrit Edi Rama, qytetarët nuk kanë nguruar që ta pyesin. Megjithatë kryeministri është treguar i rezervuar dhe nuk e ka zbuluar, por nuk i ka kursyer ironitë.

"Nuk po tregoj se do bëni nga ato historitë jo bunkeri, jo Surreli", tha Rama.

Ora 15:45
Rama zbulon kur do të lejohen të rinjtë të dalin xhiro...por KUJDES ka disa kushte

1587732657_rama4.jpg

Me masat lehtësuese do të përfitojnë dhe të rinjtë, specifikisht ato që jetojnë në zonat më pak të prekura nga nga COVID-19. Megjithatë, kryeministri Edi Rama ka theksuar se ka kushte specifike.

"Pak nga pak, në ato zona që do të hapen më shumë javën e ardhshme, do të mund të dalin xhiro edhe të rinjtë, ecje në distanca, jo më shumë se 2 veta, jo piknik", tha Rama.

Ora 15:37
Ja çfarë do të ndodhë me lokalet e natës, klinikat dentare dhe parukeritë

1587732707_rama17.jpg

Kryeministri Edi Rama ka theksuar se nuk do të hapen lokalet, dentistët, parukeritë, kafenetë pasi ato janë vatra të rrezikshme infeksioni. Këtu bëjnë pjesë edhe lokalet e natës.

"Dentistët, parukeritë, kafenetë nuk do të hapen. As lokalet e natës nuk do hapen", tha Rama.

Ora 15:23
Rama: Në javët në vijim do të lejojmë lëvizjen me makina private në qytete më pak të prekura, por me orar...Kafenetë nuk do hapen

Në javët në vijim do të lejohet hapja me orar e makinave private që mund të shkojnë në qytet më pak të prekura nga COVID-19. Lajmin e bëri të ditur kryeministrit Edi Rama, gjatë një dalje për mediat.

"Lëvizja me automjet privat, jo për punë do të lirohet kur të jetë më e sigurt, do ta kemi të lirë për një fashë të caktuar në ato zona ku do të pilotojmë një hapje më të madhe, për të parë a do të rritet vala dhe si do të rritet. Në momentin që dalim ne ekspozohemi, prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm, më të ndërgjegjshëm se kjo punë nuk bëhet me ushtri dhe polici", tha Rama.

Ndërkohë, teksoi kafenet, baret, restorantet nuk do të hapen ende.

"E gjithë ekspertizat janë që të ruhemi seriozisht nga hapja e bareve, restiranteve dhe kafeve se janë një vatër e infeksionit, por duhet durim", tha Rama.

Ora 15:21
Rama: Si mund ta merrni autorizimin për të nxjerrë kafshët shtëpiake

Për ata që kanë një kafshë shtëpiake dhe duan ta nxjerrin mund të marrin autorizim te e-Albania në ditët në vijim kur të futet në funksion. "Është diçka që kam marrë ankesa të drejta, nga ata që kanë qen, kafshë shtëpiake, në platformë do të ketë një autorizim specifik. Nesër besoj se do të jenë të konsoliduara" tha Rama.  

Ora 15:21
Rama: 40 mijë lekë për naftëtarët e Ballshit! Ndihmë indirekte atyre që punojnë në të zezë

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se naftëtarët e Ballshit do të marrin pagën e luftës 40 mijë lekë, ndërsa ashtu sikur ka deklaruar më parë po vijon puna për grupin e atyre që punojnë në të zezë, por në mënyrë indirekte nga ndihma ekonomike.

"Ne po përpiqemi tani dhe duam të bëjmë është që duam të bëjmë, pasi kemi vendosur t'i japim një pagë edhe punonjësve të Ballshit, që jam mundur ti ndihmoj gjithmonë, por është një situatë private e ngatërruar.

Pra atyre do të u japim një pagë nga paketa e zgjeruar. Po studiojmë numrin e familjeve, që nuk kanë përfituar ndihmë ekonomike për shkak të pikëzimit dhe ku ka shumë që punojnë në të zezë që nuk mund ti ndihmojmë direkt por në këtë mënyrë.

Duke përjashtuar ata që kanë mashtruar me të dhënat. Të tjerët do të përpiqemi t'u vijmë në ndihmë. Do ta shtojmë edhe një bllok tjetër familjesh. Ju që keni me vite pa punë nuk do të merrni pagë nga këto që po diskutojmë, se nuk është bërë deti kos.

Do të adresojmë ata që janë me ndihmë ekonomike dhe situatë të vështirë dhe nuk e kanë fituar ndihmën" tha Rama.

Ora 15:15
Rama: Nuk mund të bëjmë teste 'KÇK', lërini ç'thonë ekspertët e 7X7=42

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje opozitës sa i përket kërkesës së tyre të vazhdueshme për të bërë sa më shumë teste. Duke marrë si shembull Gjermaninë, Rama tha se nuk bëhen teste "KÇK: (Kap ça të Kapësh), por baza është gjurmimi. Madje ai thotë se ka marrë konfirmimin se kjo strategji e ndjekur deri më tani është "ok".

"Strategjia e testeve është e saktë Le të thonë ç'të duan ekspertët e 7+7 42. Gjermania nuk teston persona asimptomatik. Nuk nxjerr tampone rrugë për të bërë teste KCK, ka të njëjtin sistem dhe ndjek gjurmët. Niset nga persona që kanë simptoma, jo nga të tjetër. Kështu që nuk është çështje "bëni më shumë teste". Sot mund të më bëni mua testin, mund të jem COVID, por virusi është në fazë inkubatore. Nëse nuk sillem sikur kam COVID mund të vrasë të tjerë. Po nesër mund të dal pozitiv, por nesër do ma bëjnë prap testin. Është një idiotësi", tha Rama.

Ora 15:12
Rama nxjerr shifrat: Ja sa personave u kanë kaluar lekët në kontot e tyre bankare

"54243 pagesa nga paketa e parë janë në kontot e personave. Që do thotë se në transhin e dytë apo të tjerë, ne nuk do i heqim transhet pavarësisht se do të rikthehen në punë. Nga paketa e dytë sot, tani që flasim janë 49122 persona i kanë paratë në bankë dhe do të shkojë në 176 mijë pak a shumë.

Në total jemi te 250-260 mijë persona që janë paguar dhe do të paguhen. Dëgjoj këta të Balona Tabakes që flasin, me aritmetikën e tyre Shqipëria na shkon se ka nja 5 mln banorë. Faturinot që janë në një biznes me 14 mln lekë xhiro do të përfitojnë pagën e luftës, të tjerët pagën 40 mijë lekë nga paketa e zgjeruar" tha Rama.  

Ora 15:04
Rama konfirmon rastin e parë në Përmet: Po të mos ishte vetëkarantinuar në hotel, do kishim një vatër të re infeksioni

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar rastin e parë në Gjirokastër, të një emigranti të vetëkarantinuar në hotel. Ai tha se nëse nuk do të ishte marrë vendimi për vetëkarantinim të detyruar në hotel, bilanci i të infektuarve do ishte më i lartë.  

"Do të kishim një vatër të re infeksioni. Ku ka kryeministër në botë që do të dojë t'i shtojë vetes së vetë halle kaq të mëdha sa halli i kësaj situate dhe halli i të qeni në shënjestër për sharje dhe mallkime. Dakord. më thoni ça të doni, i gëlltisë të gjitha", tha Rama.

Ora 15:04
Masat lehtësuese/ Rama: Merkel na vuri në dispozicion grup ekspertësh gjerman! Na konfirmuan se kemi marrë vendime të duhura

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se për strategjinë e hapjes së masave graduale është konsultuar edhe me ekspertë gjerman, falë bashkëpunimit me kancelaren Angela Merkel. Në komunikimin për mediat, Rama iu ktheu të gjithë skeptikëve një përgjigje të cilët e kanë vlerësuar si të gabuar masat e marra deri më tani nga qeveria.

"Kemi pasur një bashkëbisedim të dobishëm, falë Merkel që na vuri në dispozicion grupin e ekspertëve gjerman me Institutin e Shëndetit Publik Gjerman. Po ju them mos përdorni kot më kot shembuj, Gjermania, Suedi, dhe po ju garantojë se kemi konfirmuar drejtësinë dhe strategjisë sonë", tha Rama.

Ora 15:03
Rama tregon qytetet ku nga fillim i javës tjetër do të ketë më shumë liri lëvizje

Nga java e ardhshme në disa qytete të vendit që nuk ka të prekur me koronavirus do të nisë lehtësimi i lëvizjes. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot qytetet që do të përfitojnë nga vendim i ri i lëvizjes. Por edhe në këto qytete që përfitojnë do të ketë rregullave, ku pensionistët do të kenë një fashë orare ndryshe nga pjesa tjetër e shoqërisë.

"Tani jeni bërë të gjithë ekspertë testesh, në vend që të dëgjoni vetëm ekspertët që kanë mandat institucional, dhe jo ata që nuk mbajnë përgjegjësi. Ne nga fillimi i javës tjetër në një sërë zonash të vendit do të kemi një relaksim më të madh sesa në Tiranë apo zona të tjera me risk më të lartë. Nuk do të hapet transporti nga një zonë në tjetrën në asnjë mënyrë edhe për disa ditë dhe javë. Por do të lejohet lëvizje e relaksuar në zonat me risk të ulët, qarku i Gjirokastrës do të ketë më shumë lehtësirë. Po kështu i Dibrës i gjithi.

Po kështu bashkia e Divjakës, sikur edhe Saranda Konispoli dhe Himara me lëvizje të ndërmjetme. Po kështu zonat Pogradec, Prrenjas dhe Librazhd. Do të bëjmë me dije rregullat që do të funksionojnë në këto zona. Lëvizja fshat qytet dhe dalja me këmbë të jetë shumë më e relaksuar dhe pensionistët të dalin në një fashë në mëngjes, të tjerët në shtëpi. Dhe pastaj pensionistët në shtëpi, të tjerët të dalin. Prindërit me fëmijë deri në 10-vjeç, jo grumbullime e parqe dhe më shumë se dy veta. Zona jeshile me risk ulët, ku do të pilotojmë një hapje të relaksuar për të parë dinamikën" tha Rama.

Ora 15:01
Qytetarja i kërkon leje për te prindërit? Rama: Po ku do shkosh moj, ku do shkosh?!

"Ku do të shkosh moj ku do të shkosh? Po malli patjetër të mori, por arsyeja thotë se nuk duhet të shkosh se larg qoftë u bën atë që u bëri ai djali. Vajti se e mori malli dhe tani i bie kokës me grushte" tha Rama. 

Ora 14:54
Djali vajti në Mirditë e infektoi prindërit, Rama: Pse unë s'dua të takoj nënën time?

Duke treguar shembullin konkret të rastit në Mirditë, që djali punonjës i burgut 313-të nga Tirana shkoi te familja dhe infektoi prindërit, kryeministri Edi Rama kërkoi  nga të gjithë që të respektojnë masat.

"Një fakt aspak pozitiv i treguar nga testimet, që tregon se cfarë përgjegjësie kemi në funksion të ruajtjes së shëndetit për njerëzit e afërt, sa rregullua dhe polici të kemi, apo ndëshkime në Kodin Penal, në fund të ditës gjithcka varet nga secili prej nesh. Një djalë i cili nuk duhet të lëvizte nga qyteti në qytet, prindërve, familjes, të afërmeve bombat në trup.

Nuk duhet të lëvizte pa simptoma sikur jemi të gjithë, dikush e ka dhe dikush jo, por duhet të sillemi sikur e kemi. Niset në një zonë tjetër se e kishte marrë malli për prindërit, dhe dy të moshuarit me probleme për shkak të moshës i infektoi të dy. Dhe sot prindërit janë rrezikuar, djali akoma sot nuk ka simptoma. Ne do të hapemi gradualisht, por kjo do të thotë se roja që nuk duhet të lëshojë është vetja jonë.

Pse nuk lirohemi? Patjetër që do të lirohemi hap pas hapi, por në themel të cdo hapi qëndron përgjegjëshmëria. Pse nuk më ka marrë malli mua për nënën time, nuk dua ta takoj, apo kam frikë se do të  më kapë policia, por unë e zbatoj rregullin sikur ua kërkoj juve. Ky rregull mbron mua, familjen time, nënën time dhe të afërmit e mi. Rregullat nuk janë se kështu dua unë, për siguri, për të përcaktuar një vijë të kuqe shumë të fortë, që përcakton lirinë tonë si mundësi që mbaron aty ky fillon liria e tjetrit" tha Rama.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetar: 25/04/2020 06:47

    Po Devollin pse se hap

    Përgjigju
  • Qytetar: 24/04/2020 20:59

    Ec perpara shoku Ed ku e trajton kete popull si bageti mere na i ben

    Përgjigju
  • sapa: 24/04/2020 19:29

    I jep kenaqesi shpirterore ky lloj sundimi qe i ben popullit me polici.Kete mundesi ja ofroj Corona.Ky njeri kerkon te lere gjurme dhe tani i erdhi kjo mundesi dhe filozofia e tij do jete: me vendimet qe mora une i kam shpetuar jeten mijera shqiptareve.

    Përgjigju
  • Vlora: 24/04/2020 18:34

    Vlora ka fiks 1 muji pa asnje rast dhe asnje gjurm te covid 19- pse nuk duhet te hapet ! Pse himara apo per pushimet tuaja---- kujdes se rrezikun vlora e ka nga ju qe do zbarkoni per pushime ... kujdesss

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 24/04/2020 16:58

    O kryeministri yne hallemadh, Duam te te kuptojnme siç kemi ndjesine tone shqiptare,por zotrote fle me qen e gdhihesh me pleshta,ta ka thene edhe Amerika qe ju befte DITA NJEMIHE!

    Përgjigju
    • mba kafazin: 24/04/2020 20:44

      mba kafazin ore trim.ajo amerika qe thua ti na tha sot de duhet te injeksohen ne trup ato qe perdor per duart

  • Agim Cupja: 24/04/2020 16:35

    Kjo histori e ka humbur seriozitetin... Problemi me i madh eshte qe askush nuk po thote me argumenta, vetem injektim te frikes ne popullate...Nqs do te thuash nje genjeshter, beje sa me te madhe dhe perserite aq shume here sa te jete sa me e besueshme...

    Përgjigju
  • Fredi: 24/04/2020 15:50

    Ti mer lum miku do te behesh me katolik se papa ,ke filluar karantinen me shum se nje muaj e gjysem Italia u izolua ne ato zona por nuk bllokoi jeten e perditeshme , kur te mbaroi karantina jote do te drejtosh nje popull qe ka shkuar per lesh nga trute

    Përgjigju
    • ka ik per lesh: 24/04/2020 17:55

      si mund te shkosh per lesh qe nga momenti qe atje linde??

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive