Tirane- Rikthimin në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump si presidenti i 47 i SHBA u pwrshwndet me optimizwm nga tw dy krahwt e opozitws shqiptare.
Kryeministri Edi Rama e ndoqi nga zyra e tij fjalimin e fitores të Donald Trump.
Përmes një fotoje, ai uroi Presidentin e 47 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e quajtur fitoren e Donald Trump të jashtëzakonshme.
“Ishte një nder i vërtetë të punoja përkrah Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen mes dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”
Kreu i shtetit Bajram Begaj teksa uroi për fitoren në zgjedhjet presidenciale Trump, tha se në vazhdim pret forcim të bashkëpunimit mes SHBA e Shqipërisë.
“Shqipëria vlerëson miqësinë tonë të gjatë dhe partneritetin strategjik, dhe unë pres që ta forcojmë më tej këtë bashkëpunim të ngushtë”
Jo me pak entuziazëm e priti opozita në Shqipëri, e veçanërisht Partia Demokratike triumfin e Republikanëve, parti simotër e saj. Kreu i PD Berisha, i sanksionuar non grata nga SHBA, nga izolimi tha se amerikanët jo vetëm shënuan fitoren e Trump, por me votën pro tij, refuzuan politikën sorosiane.
“Me Presidentin Donald Trump, SHBA, aletatët dhe partnerët e tyre në këtë kohë luftërash janë më të sigurtë se kurrë më parë. Por qytetarët amerikanë votuan gjithashtu për shpëtimin e vendit të tyre dhe jo vetëm atij, nga mafia më e rrezikshme e kohërave, mafia e George Soros.”
Nga qelia e burgut reagoi edhe Ilir Meta. Në rrjetet sociale stafi i tij ndau një foto të Metës me çiftin Trump duke shkruar se triumfi i tij është një mesazh që Amerika i dha botës së demokracisë.
Donald Trump triumfoi në zgjedhjet presidenciale të së martës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shënuar kështu një rikthim historik në Shtëpinë e Bardhë, ku ai shërbeu si president gjatë viteve 2017-2021.
Në lajmet në zhvillim janë të gjitha urimet e krerëve të lartë të shtetit shqiptar por dhe drejtuesve të tjerë të politikës në Shqipëri.
Është e vështirë të thuhet nëse Pekini e ka pasur ndonjë kandidat të preferuar në zgjedhjet amerikane, mirëpo ideja e të përballurit me një tjetër administratë amerikane, në krye me presidentin e saposhpallur, Donald Trump, mund të jetë sfiduese për liderin kinez, Xi Jinping.
Për Kinën, Trumpi është përfundimisht një kartë e egër.
Përgjatë mandatit të parë të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, dy vendet janë përfshirë në luftë tregtare, Trump ka vendosur tarifa në mallrat kineze në vlerë të qindra miliarda dollarëve, dhe ka nisur fushatë globale kundër gjigantit teknologjik kinez, Huawei.
Përgjatë fushatës zgjedhore, ai ka kërcënuar me vendosjen e tarifave prej 60 për qind në të gjitha importet prej Kinës, dhe ka folur hapur për dëshirën e nisjes së një tjetër lufte tregtare.
Asnjëra prej këtyre nuk përbën lajm të mirë për Pekinin, sidomos në periudhë afatshkurtër, teksa përballet me ngadalësim të ekonomisë.
Në çështjet tjera, sikurse Ukraina, për ku Trump ka bërë thirrje për dhënie fund të luftës sa më shpejt që është e mundshme, apo sa i përket Tajvanit, ku ka thënë se ishulli nuk është duke i dhënë mjaftueshëm Uashingtonit për mbështetjen ushtarake dhe politike që ia ofron, Kina mund të kapitalizojë nga një qasje jo fort tradicionale e Trumpit.
Megjithatë, ka shumë mundësi që ushtria amerikane të rrisë prezencën në Indo-Paqësor dhe të krijojë kokëdhimbje të re për Pekinin në Azi./REL/
Një urim për zgjedhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë ka ardhur edhe nga Lulzim Basha. Kreu i demokratëve euroatlantikë shprehet se me Trump miqësia e Shqipërisë me SHBA do të përjetojë lartësi të reja.
'Urime të ngrohta @realDonaldTrump për fitoren e madhe dhe rikthimin historik politik në Shtëpinë e Bardhë. Jam i sigurt se miqësia dhe aleanca e madhe e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara do të përjetojë lartësi të reja, falë mbështetjes së palëkundur të popullit amerikan. Në çdo hap vendimtar të historisë së kombit tonë, shqiptarët janë bekuar nga mbështetja dhe miqësia e Shteteve të Bashkuara.
Le të vazhdojmë këtë rrugëtim të mrekullueshëm të lirisë dhe demokracisë, të bashkuar në besimin dhe përkushtimin tonë ndaj vlerave dhe besimeve tona të përbashkëta. Godspeed zoti President', shkruan Basha në X.
Nga qelitë e paraburgimit, kreu i PL-së Ilir Meta i ka bërë një mesazh urimi Donald Trump për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Meta shkruan në Facebook, se fitorja e Trump është një mesazh i çmuar që kombi amerikan i jep botës.
'Urimet më të përzemërta, në emrin tim dhe të Partisë së Lirisë, për Ju President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për këtë Fitore të Madhe, rikthim të merituar në Shtëpinë e Bardhë dhe triumf me plot sakrifica të betejës Tuaj të pandalshme për mbrojtjen e vlerave të SHBA dhe kombit mik amerikan.
Triumfi Juaj është një mesazh i çmuar që kombi amerikan i jep botës se fati i demokracisë është vetëm në duart e qytetarëve dhe se sa të shtrenjta janë liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, demokracia dhe pluralizmi përballë përpjekjeve dhe qëllimeve sfiduese anti-vlerë të aktorëve lokalë, rajonalë dhe globalë.
Besimplotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën lidershipin Tuaj, Zoti President, do të vazhdojnë të jenë frymëzim dhe mbështetje e pazëvendësueshme për popullin shqiptar.
Partia e Lirisë do të mbetet gjithmonë e angazhuar për forcimin e mëtejshëm të Partneritetit dypalësh Strategjik në fushën e sigurisë dhe në NATO dhe besoj se, nën drejtimin Tuaj, ne do t’i forcojmë këto lidhje dhe zgjerojmë më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat, në interes të të dy vende dhe popujve tanë miq', shkruan Meta në Facebook.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe Drejtues i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla ka uruar Presidentin e zgjedhur të SHBA Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale që u zhvilluan ditën e djeshme.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook ministri Balla deklaron se bashkëpunimi me SHBA-në është dhe do të vazhdojë të jetë i shkëlqyer në dobi të forcimit të institucioneve demokratike, të shtetit ligjor, të parimeve të ekonomisë së tregut dhe në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Postimi i plotë i ministrit Taulant Balla:
'Urime Presidentit të zgjedhur të SHBA Donald J. Trump
Bashkëpunimi me SHBA është dhe do të vazhdojë të jetë i shkëlqyer në dobi të forcimit të institucioneve demokratike, të shtetit ligjor, të parimeve të ekonomisë së tregut dhe në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.'
Kryetari i PD-së Sali Berisha uroi fitoren e Donald Trump.
Donald Trump triumfoi!
Kombi i madh amerikan në zgjedhjet e tij më historike riktheu madhërishëm në Shtëpinë e Bardhë President të 47-të të SHBA, Zotin Donald Trump. Me votën e tyre plebishitare, qytetarët amerikanët u ngritën mbi hipokrizinë, mashtrimin, përpjekjet për t’ iu diktuar me të gjitha mjetet udhëheqësin e tyre, dhe me rikthimin më të madh të të gjitha kohërave, zgjodhën për të ardhmen e ndritur që meritojnë, Donald Trump President të 47-të të vendit të tyre.
Ata votuan për vlerat themelore të njeriut dhe njerëzimit që ndajnë dhe mbrojnë njerëzit e lirë në mbarë botën, votuan për begatimin e tyre dhe paqen në botë. Me Presidentin Donald Trump, SHBA, aletatët dhe partnerët e tyre në këtë kohë luftërash janë më të sigurtë se kurrë më parë. Por qytetarët amerikanë votuan gjithashtu për shpëtimin e vendit të tyre dhe jo vetëm atij, nga mafia më e rrezikshme e kohërave, mafia e George Soros.
Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, parti simotër prej tre dekadash e Partisë Republikane, uroj përzemërsisht fitoren historike të Presidentit të 47-të të SHBA Donald Trump, kandidatëve të kësaj partie në drejtimin e Kongresit të SHBA dhe shpreh besimin se marrëdhëniet tradicionale midis dy vendeve dhe dy partive do të njohin zhvillime të shkëlqyera.
Zoti i bekoftë SHBA, kombin dhe Presidentin e tyre!
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot Donald Trump për fitoren në zgjedhjet Presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në platformën X, Presidenti Begaj shkruan se pret të forcojë me tej bashkëpunimin, duke theksuar se Shqipëria vlerëson miqësinë e gjatë dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Urime për fitoren në zgjedhje, Donald Trump! Shqipëria vlerëson miqësinë tonë të gjatë dhe partneritetin strategjik, dhe unë pres që ta forcojmë më tej këtë bashkëpunim të ngushtë”, shkruan ai.
Congratulations on your election victory, @realDonaldTrump!
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) November 6, 2024
Albania cherishes our longstanding friendship and strategic partnership, and I look forward to strengthen further this bond of cooperation.
????????????????
Si e rrene mendja banditin e katit te 8 me fitoren e Trampit...kujton se do ta zbresi nga kati i tete
PërgjigjuRama è kthen Shqipërine ne nje kapsllek , tani Trump vjen si supost nuk eshte cudi ne Dhjetor kemi Zgjedhje te parakohshme, fat I madh rikthimi I normalitetit !
PërgjigjuTrump riciklon sistemin me dymbedhjet vjet nje parti ne Shqipëri , nga nuk kishte shans 16 vjet nje kandidat , besoj kemi dorheqje Rames tani ne dhjetor , sepse Europa ishte shnderruar ne “one man show “ , shume analist tani nga mazhoranca po kalojne ne opozite gri pra sikur ne amerike Trump vertetoj qe populli eshte vigjent ! Urime , mesa duket lajme fantastike per anarkine ne Shqipëri ! Dite fantastike sot
Përgjigjujustifikimet e krimeve kunder njerezimit me pretendim luften ne Ukraine do bien por nuk do zhbehet. Marrezia e rames kunder opozites do zhduket edhe do ngel me keq se ne france lakuriq me gisht ne b…..
PërgjigjuMEZI PO PRES SE SI TRAMP DO TE ZBRESI NGA KATI I 8 BANDITIN KARAXHIXH...OPS BERISHA
PërgjigjuNdersa mësuesi i vizatimit sivëlla me vucic dhe deshte ta ndante kosovën. Ik or plehrë këlysh i kuq
IPo plas nga inati. Babai i tij teologjik ra. Soros do shpallet organizate e paligjshme, mbajeni mend. I dha Sazanin por sdo kete meshire mbi te, qe eksperimentet e Soros i beri mbi Shqiptaret. Do te kalbet ne burg dhe aty do ngordhe si qen.
PërgjigjuMondi, nëse mendon me të vërtetë kështu, me vjen keq ta them por je komplet gomar... respekte