Kryeministri Edi Rama mbështeti planin e Komisionit Europian për zgjerimin e BE-së, që parashikon edhe kufizim të së drejtës së vetos për anëtarët e rinj. Rama tha se vetoja është një mekanizëm i tejkaluar që nuk i bën mirë Unionit, ndërsa theksoi se Shqipërisë nuk i duhet ajo “për të bërë të fortin” në tryezën europiane dhe kujtoi se vendi ka qenë vetë viktimë e vetos, 

“Unë kam të gjithë arsyet dhe argumentet që të mbroj bindjen se e drejta e vetos nuk është një e drejtë që i bën mirë BE, nuk është një e drejtë që i bën mirë vendeve anëtare dhe mbi të gjitha, meqë ju e quani të drejtë, që ne me demek po e dorëzojmë, unë po iu them që, ose më saktë po ju kujtoj që Shqipëria ka qenë në mënyrë të përsëritur viktimë e ushtrimit të asaj të drejte, viktimë e një vetoje ose e një mekanizmi i cili në kohët e sotme, është një mekanizëm i tejkaluar sipas meje dhe nga ana tjetër unë nuk besoj se duke mbrojtur këtë ide, ne si Shqipëri humbim ndonjë gjë sepse nuk ma ha mendja që ne si Shqipëri të na duhet ndonjëherë vetoja për të bërë të fortin në tryezën e një familjeje ku duhet të ndihemi të privilegjuar ku të jemi pjesë si të barabartë mes të barabartësh, por jo që të arrijmë në pikën ku të bëjmë edhe goditjen me grusht të tavolinës. Kështu që kjo është një temë goxha më e gjerë, por për t’ i dhënë një përgjigje pyetjes që natyrisht ju përdorët thjesht për të hyrë në vazhdimin e pyetjes, se kështu jeni dhe në temë, si gazetare me eksperiencë që jeni”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Arresti i Hysenit/ Rama: Kush tradhton, të përballet me drejtësinë, reforma s'ndalet! Von der Leyen: Hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, provë se sistemi funksionon