Rama-Voltana Ademit: Hiq ofiçinat
para stadiumit, bëni projekte serioze

Kryeministri Rama i është rikthyer sërish debatit për financimin e bashkive të djathta pas akuzave nga opozita dhe konkretisht për Shkodrën.
 
Rama u shpreh se investimet e programit tonë në Shkodër janë më shumë se në gjithë vendin.
 
"Bashkia e Shkodrës nuk është kryetarja e bashkisë e as buxheti që menaxhon ajo, por e qytetarëve dhe nëse në Shkodër kemi investuar stadiumin, muzeun e Marubëve, rindërtimin e teatrit Migjeni, këto janë para që i shkojnë Shkodrës, ama e kam thënë dhe e përsëris nëse kryetarja e bashkisë së Shkodrës dhe bashkia nuk kanë aftësinë të bëjnë projekte serioze dhe ti përgjigjen me standarde kërkesave të programit të rilindjes urbane, më vjen keq por nuk i mbështesim dot" tha Rama.
 
Kryeministri i kërkoi edhe një herë tjetër kryebashkiakes së Shkodrës, që të heqë objektet para sheshit të stadiumit 'Loro Boriçi' dhe do të financohet nga qeveria.
 
Gjithashtu Rama tha se kemi bërë për Shkodrën më shumë se Jozefina dhe ato që kanë mbetur pa u bërë do të bëhen mandatin tjetër qeverisës.
 
"Voltana të bëjë atë që i takon, të sigurojë sheshin përpara stadiumit dhe jo të mbajë atje disa ofiçina se janë me ne.
 
Hiqini që ta financojmë ne sheshin. Edhe Tetari Migjeni ishte rrezik për trupën e aktorëve, kështu që mos flisni.
 
Çfarë kemi lënë pa bërë do ti bëjmë në mandatin e ardhshëm. Por ajo që keni bërë ju me ne është njëlloj si të krahasosh mesjetën me kohën e tanishme"tha ai.
 

Duke thënë se për Shkodrën kemi bërë më shumë se çka bërë edhe Jozefina, Rama ka thumbuar deputeten e Shkodrës.
 
"Jozefina shkonte edhe në stadium, por nuk e di si është ulur te tribuna VIP ku edhe karriget ishin trekëndësha dhe kishin edhe nga një kujë. Tani shkon si VIP
" tha Rama. 



dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen