Qeveria 'Rama 3', shumë konfirmime por edhe emra të rinj, 12 gra e 5 burra! Lindita Nikolla në krye të Kuvendit! Ekipi i ri drejtues i PS, Gjiknuri i 'merr vendin' Ballës si numri 2!

TIRANË-Të konfirmuar por edhe emra të rinj, një numër rekord grash në kabinetin qeveritar dhe lëvizje surprizë në postet drejtuese në Partinë Socialiste. Kryeministri Rama dha shumë lajme sot në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Pasi parashtroi objektivat e mandatit të tretë qeverisës dhe filozofinë në drejtimin e vendit dhe partisë Rama nisi me propozimet konkrete, kabinetin të ri Qeveritar dhe ekipin e ri drejtues të socialistëve. Propozimi i parë ishte i Lindita Nikollës, e cila 4 vitet e ardhshme do të marrë stafetën e Gramoz Ruçit si kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë.

12 gra e 5 burra do të jenë anëtarët e rinj të Qeverisë, ku numri 2 i saj është Arben Ahmetaj. Rama ka vendosur të rikonfirmojë 10 ministra, ndërsa largohen Brace, Majko, Shalsi, Klosi, Gjonaj dhe Denaj. Ministritë mbeten të njëjta, ndërsa shkrihet ajo e Shtetit për Diasporën dhe shtohen 2 ministri të tjera të rejapa portofol. Për herë të parë në qeveri vjen Ulsi Manja që drejton ministrinë e Drejtësisë. Në qeverinë e re nuk do të jenë 6 emra të 'Rama 2'. Pjesë e kabinetit të ri, nuk do të jenë Erjon Brace i cili i parapriu suprizës së Asamblesë, duke e lajmëruar vetë dorëheqjen 1 javë më parë, Pandeli Majko, ministria përkatëse e të cilit, ajo e Shtetit për Diasporën është e vetmja që shkrihet, Eduard Shalsi, Blendi Klosi, Etilda Gjonaj dhe Anila Denaj.

Në vend të tyre, Rama ul për herë të parë në karrigen e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manjën, i cili ishte kreu i Komisionit të Ligjeve, te Ekonomia con drejtoreshën aktuale të Tatimeve, Delina Ibrahimaj, Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisëpër Zhvillim Bujqësor dhe Rural Frida Krifca te Bujqësia, ndërsa i beson ministri edhe dy prej prurjeve të reja të PS, Bora Muzhaqit dhe Edona Bilalit.

Në qeveri, e vetmja e rikthyer është  ish Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, të cilës në këtë mandat Rama i beson Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.  Nga 17 emrat e qeverisë së re, katër prej tyre Elva Margariti, Frida Krifca, Delina Brahimaj dhe Bora Buzhaqi nuk janë deputete.

Sa i përket ekipit të ri të Partisë Socialiste ndryshimi i rëndësishëm ishte ai i Sekretarit të Përgjithshëm të partisë. Gjiknuri i ka marrë kështu vendin Taulant Ballës si numri 2 i PS.

 

Kryetare e Parlamentit

Lindita Nikolla

Emrat e ministrave të qeverise 'Rama 3'

  • Kryeministër – Edi Rama
  • Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) - Arben Ahmetaj
  • Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme - Olta Xhacka
  • Ministër i Mbrojtjes - Niko Peleshi
  • Ministër i Drejtësisë - Ulsi Manja
  • Ministër i Punëve tëBrendshme - Bledi Çuçi
  • Ministre e Financave dhe Ekonomisë - Delina Ibrahimi
  • Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë-  Belinda Balluku
  • Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Ogerta Manastirliu
  • Ministre e Arsimit dhe Sportit - Evis Kushi
  • Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
  • Ministre e Kulturës   Elva Margariti
  • Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, - Mirela Kumbaro

4 ministra shteti

  • Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
  • Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
  • Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
  • Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve

Lista e burrave  për kryesinë e PS-së

  • Pandeli Majko (Fitues)
  • Erion Braçe (Fitues)
  • Ditmir Bushati (Fitues)
  • Ilir Beqja (Fitues)
  • Arben Pëllumbi (Fitues)
  • Armando Subashi (Fitues)
  • Eduard Shalsi (Mbeti jashtë)
  • Fatmir Xhafaj (Mbeti jashtë)
  • Ervin Dema (Mbeti jashtë)
  • Pjerin Ndreu (Mbeti jashtë)

Lista e Grave për kryesinë e PS-së

  • Ogerta Manastirliu (Fitues)
  • Belinda Balluku (Fitues)
  • Olta Xhaçka (Fitues)
  • Evis Kushi (Fitues)
  • Mimi Kodheli (Fitues)
  • Blerina Gjylameti (Fitues)
  • Milva Ikonomi  (Mbeti jashtë)
  • Klotilda Ferhati  (Mbeti jashtë)
  • Almira Xhangulla (Mbeti jashtë)
  • Ermonela Felaj (Mbeti jashtë)

Emrat e rinj të propozuar si Sekretarë të PS

  • Damian Gjiknuri do të jetë Sekretar i Përgjithshëm i PS
  • Blendi Klosi do të jetë Sekretar Organizativ i PS
  • Anila Denaj  Sekretare për Burimet Njerëzore
  • Romina Kuko, Sekretarja e re për Marrëdhëniet me Jashtë
  • Bojkena Basha, Sekretare për Rininë në PS
  • Etjen Xhafaj, sekretar për dixhitalizmin e partisë
  • Etilda Gjonaj, sekretare për rolin e gruas

Kryefinancierja e PS- Dhurata Isufaj

Këshilli Mbikëqyrës në PS

  • Ervin Bushati,
  • Milva Ikonomi,
  • Arben Ahmetaj,
  • Antoneta Dhima,
  • Anila Denja

Drejtuesit e qarqeve

  • Fier-Taulant Balla
  • Elbasan-Damian Gjiknuri
  • Vlora-Arben Ahmetaj
  • Shkodra-Edona Bilali
  • Kukës-Eliza Spiropali
  • Durrës - Ardian Çela
  • Berati -Bledi Çuçi
  • Gjirokastër-Mirela Kumbaro
  • Dibra-Ulsi Manja
  • Lezha-Bledi  Klosi
  • Tirana-Erion Veliaj

1630578135_ministratm.jpg

1630578146_femra.jpg

1630578155_femra2.jpg

1630578204_1630572742Sequence0300233407Still025.jpg

Qeveria 'RAMA 3'

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:49
U rikonfirmua Ministër i Brendshëm, Çuçi: Prioritet ngritja e punës së Policisë, lufta ndaj kriminalitetit dhe kontrolli i territorit

Një vlerësim nga kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste e ka konsideruar Bledi Çuçi rikonfirmimin në krye të Ministrisë së Brendshme dhe besimin e drejtimit politik të qarkut të Beratit.

Në një reagim në Facebook, Çuçi thotë se  prioritet i punës në krye të Ministrisë së Brendshme mbeten Kontrolli i territorit, lufta ndaj kriminalitetit dhe ngritja e punës së Policisë së Shtetit në një tjetër nivel.

"Rikonfirmimi në postin e Ministrit të Brendshëm dhe drejtimi politik i qarkut Berat janë një tjetër vlerësim nga Kryeministri dhe Partia Socialiste, po aq sa edhe një përgjegjësi e lartë në të njëjtën kohë. Në krye të këtij institucioni kaq shumë të rëndësishëm do të vazhdoj të punoj për të çuar përpara sfidat që lidhen me garantimin e rendit, sigurisë publike, jetës e pronës së qytetarëve, si dhe me përballjen me paligjshmërinë. Kontrolli i territorit, lufta ndaj kriminalitetit dhe ngritja e punës së Policisë së Shtetit në një tjetër nivel, mbeten prioriteti ynë i përbashkët përgjatë mandatit të tretë. Mandat që është një kontratë e re besimi për të vijuar me punët e nisura, për të bërë shkëputjen e madhe të vendit dhe për ta ndërtuar këtu të ardhmen tonë. Një falenderim të veçantë sidomos për të gjithë bashkëpunëtorët, miqtë dhe qytetarët në qarkun Gjirokastër, për mbështetjen që më kanë dhënë mua e Partisë Socialiste në këto vite. Faleminderit Mezi pres të punoj edhe me socialistët dhe qytetarët e Beratit, Skraparit, Poliçanit, Kuçovës e Dimalit, për të bërë po aq punë të mira si në qarkun Gjirokastër, për të shtyrë më tej investimet dhe projektet që zhvillojnë turizmin, bujqësinë dhe sektorë të tjerë të ekonomisë së këtij qarku", shkruan Çuçi.

Ora 17:42
Burrat pa kollare, gratë me kostume, mbizotëron e zeza dhe roza! Spikat eleganca e Elva Margaritit

Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste solli edhe një "paradë" të anëtarëve të saj. Me një vështrim të shpejtë, ajo që vihej re ishte se pjesa më e madhe e grave kishin zgjedhur këtë vit të vishnin kostume, ku më së shumti ka dominuar ngjyra e zezë, klasike dhe që asnjëherë nuk "zhgënjen". Ajo që ka spikatur në këtë Asamble është ministrja e Kulturës, Elva Margariti me elegancën e saj. Nga ana tjetër, burrat ka zgjedhur të vishen me xhaketë, por pa kollare.

Ora 15:52
Nga Ditmir Bushati, Ilir Beqja te Pandeli Majko...6 anëtarët burra të Kryesisë së PS! Mbeten jashtë Fatmir Xhafaj dhe Pjerin Ndreu

Asambleja e Partisë Socialiste ka votuar dhe ka zgjedhur 6 burrat anëtarë të Kryesisë së PS, nga 10 kandidatë. Jashtë garës kanë mbetur Fatmir Xhafaj, Pjerin Ndreu, Ervin Demo, Eduard Shalsi.

Fituesit
Pandeli Majko
Erion Braçe
Ditmir Bushati
Ilir Beqja
Arben Pëllumbi
Armando Subashi
Mbetën jashtë
Fatmir Xhafaj
Pjerin Ndreu
Ervin Demo
Eduard Shalsi

Ora 15:28
Zgjidhen 6 gratë anëtare të Kryesisë së PS-së, fitojnë Kodheli dhe Gjylameti dhe 4 ministret Xhaçka, Balluku, Manastirliu e Kushi

1630570561_RAMA7.jpg

Asambleja e Partisë Socialiste ka votuar dhe ka zgjedhur 6 gratë anëtarë të Kryesisë së PS. Nga 10 kandidate emrat fitues që kanë marrë besimin e Asamblesë së PS për anëtare të Kryesisë janë si më poshtë:

Olta Xhaçka

Belinda Balluku

Evis Kushi

Ogerta Manastirliu

Blerina Gjylameti

Mimi Kodheli

Kandidatet që nuk fitojnë garën për Kryesinë e PS janë Ermonela Felaj, Milva Ekonomi, Klotilda Ferhati dhe Almira Xhangulla.

Ora 13:03
Të ‘panjohura’ për sytë e publikut të gjerë, kush janë ministret e reja që Rama i besoi në rrugëtimin e mandatit të 3

1630580701_1630580654MINERE.jpg

Sot, më 2 shtator, kryeministri Edi Rama në mbledhjen e zhvilluar me Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, emëroi si ministre 4 gra jo shumë të njohura për publikun e gjerë.

Kjo është hera e parë që një kryeministër i beson kabinetin qeveritar një numër rekord grash, disa prej të cilave janë dhe pa background të gjerë politik.

Ai ka zgjedhur që të “lejë në hije”, socialistët e vjetër dhe t’i japi një mundësi “frymës së re” që do të sjellin pikërisht këto gra edhe vajza në politik. Në krye të Ministrisë së Bujëqësië, Rama ka vendosur Frida Krifca, e cila pavarësisht se nuk është një emër shumë i njohur për publikun duket të jetë shumë e denjë për këtë pozicion.

Ajo është një specialiste në këtë fushë dhe ka shërbyer si drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Besimin për Minisrinë e Financave ia dha Delina Ibrahimajt, e cila gjithashtu është një eksperte e fushës dhe në vitin 2019 ka mbajtur detyrën e drejtoreshës së tatimeve.

E diplomuar për Ekonomi Ndërkombëtare në Universitetin Boçoni të Milanos, ka kryer Master Shkencor për Menaxhim dhe Doktoraturën për Menaxhim të Bankave dhe Financave në Universitetin e Romës, Tor Vergata, Delina duket e është një figurë profesionale e përshtatshme për këtë post të rëndsishëm.

Nga nëntori 2016 deri në Korrik 2019, Ibrahimaj ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT).

Numri 1 në listën e Shkodrës, Edona Bilalin, kryeministri ka vendosur ta pozicionoi në krye të Ministrisë për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Ajo është konsulente biznesi dhe ka bashkëpunuar me sipërmarrje të mëdha në vend, dhe mesa duket kjo e ka bërë Ramën t’i japi një detyrë të vështirë.

Vajzën e re, Bora Muzhaqi e cila ka studiuar dhe punuar në Angli, Rama vendoi t’i jepte detyrën e Ministres së Shteti për Rininë dhe Fëmijët. Një Ministri e Re e cila duket se i ngjason asaj të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë.

Ora 13:00
FOTO/ Ulsi Manja u bë ministër Drejtësie, Beqaj e përqafon

Ulsi Manja i cili drejtoi Komisionin e Ligjeve dhe Komisionin hetimor për shkarkimin e Metës në mandatin e tretë të qeverisjes socialiste është emëruar në postin e Ministrit të Drejtësisë.
 Pasi Rama bëri me dije emërimin e tij në këtë post, në hollin e pallatit të Kongresit Manja është përshëndetur nga kolegët, ku një prej tyre Ilir Beqaj edhe e ka përqafur.

Ora 12:07
'Rama 3', 5 emrat e rinj në kabinet qeveritar, 10 të rikonfirmuarit dhe 6 të ‘pushuarit’! E vetmja e rikthyer Mirela Kumbaro! Shkrihet një ministri, shtohen 2 të reja

1630582992_q.jpg

Kabineti qeveritar i ri i kryeministrit Edi Rama ka emra të rinj, të rikthyer, të rikonfirmuar dhe të "pushuar". Erion Braçe, Etilda Gjonaj, Anila Denaj, Pandeli Majko, Eduard Shalsi, Blendi Klosi janë ministrat e “pushuar”, të cilët nuk janë rikonfirmuar për të vijuar drejtimin e ministrive përkatëse në mandin e 3. Ministria e Shtetit për Diasporën që drejtohej nga Pandeli Majko është shkrirë, ndërsa janë shtuar 2 të reja, ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët me në krye Bora Muzhaqin dhe ministria e Shtetit për Standardet e Shërbimeve që do drejtohet nga Milva Ekonomi.

10 të rikonfirmuarit janë:

  • Zëvendëskryeministër Arben Ahmetaj- ishte ministër Rindërtimi
  • Ministre e Punëve të Jashtme Olta Xhacka- mbate të njëjtin post
  • Ministër i Mbrojtjes Niko Peleshi- mbante të njëjtin post
  • Ministër i Brendshëm Bledi Çuçi- mbante të njëjtin post
  • Ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku- në të njëjtin post
  • Ministre e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu-në të njëjtin post
  • Ministre e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi-në të njëjtin post
  • Ministre e Kulturës Elva Margariti- në të njëjtin post
  • Elisa Spiropali për marrëdhëniet me parlamentin- ishte ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
  • Milva Ekonomi, ministre shteti per standardet e shërbimeve- ishte ministre Bujqësie

Emrat e rinj në kabinet:

  • Delina Ibrahimi-Ministre e Ekonomisë dhe Financës
  • Ulsi Manja -Ministër i Drejtësisë
  • Frida Krifca- Ministre e Bujqësisë
  • Edona Bilalli ministre shteti për Sipërmarrjen
  • Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët

Të larguarit nga kabineti:

  • Blendi Klosi largohet nga posti i ministrit të Turizmit
  • Anila Denaj largohet nga posti i ministers së Financave
  • Pandeli Majko- ikën pasi reduktohet ministria e shtetit për Diasporën
  • Erion Braçe-ishte zv kryeministër
  • Etilda Gjonaj-ministre drejtësie
  • Eduard Shalsi- ish-ministër shteti për Sipërmarrjen

E rikthyera e vetme në qeveri është Mirela Kumbaro, si Ministre e Mjedisit dhe Turizmit. Më herët ka drejtuar ministrinë e Kulturës. Në qeverinë "Rama 3" bien në sy emra të rinj, ka disa dikastere që nuk ndryshuan dhe prezenca e shtuar e grave në postet ministrore. I papritur ishte dhe largimi i Braçes të cilit iu përmend emri nga kryeministri Edi Rama vetëm si kandidat për kryesinë e partisë, megjithëse ishte vetë ai që e paralajmëroi disa ditë më parë që nuk do të ketë poste të rëndësishme në qeveri.

Ora 11:36
Rama heq Taulant Ballën nga Elbasani, i 'beson' Fierin! Emrat për kryetar qarqesh

Kryeministri Edi Rama ka dhënë emrat për kryetra qarqesh, ku ka lëvizur taulant Ballën nga Elbasani dhe i ka besuar Fierin. 

  • Fier-Taulant Balla
  • Elbasan-Damian Gjiknuri
  • Vlora-Arben Ahmetaj
  • Shkodra-Edona Bilali
  • Kukës-Eliza Spiropali
  • Durrës - Ardian Çela
  • Berati -Bledi Çuçi
  • Gjirokastër-Mirela Kumbaro
  • Dibra-Ulsi Manja
  • Lezha-Bledi  Klosi
  • Tiranën-Erion Veliaj
  • Korçë- Niko Peleshi
Ora 11:22
Nga Ditmir Bushati, te Pandeli Majko e Mimi Kodheli, kush janë kandidatët për anëtarë të Kryesisë së PS, jo kryetarë qarqesh! Lista me 10 burra dhe gra

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije emrat e kandidatëve për anëtarët e kryesisë së PS, jo kryetarë qarqesh.Janë 2 lista, në listën e burrave 10 kandidatura për 6 vende janë:

LISTA E BURRAVE

  • Pandeli Majko
  • Erion Brace
  • Ditmir Bushati 
  • Ilir Beqja 
  • Arben Pëllumbi 
  • Eduard Shalsi
  • Armand Subashi 
  • Fatmir Xhafaj 
  • Pjerin Ndreu 
  • Ervin Dema

LISTA E GRAVE;

  • Ogerta Manastirliu
  • Belinda Balluku
  • Olta Xhacka
  • Ermonela Felaj
  • Evis Kushi
  • Milva Ekonomi
  • Mimi Kodheli
  • Klodilta Ferhati
  • Blerina Gjylameti
  • Almira Xhongulla
Ora 11:07
Akademia politike e PS, Rama: Unë, Bushati, Nikolla... emrat që do jenë pjesë e shkollës së mendimit politik

Rama ka bërë me dije emrat e akademisë politike të PS.

“Asambleja do zgjedhë edhe pjesën tjetër të kryesisë së PS. Sekretariati do ketë mision më kompleks me jetën time se duhet të merret me një organizim tërësor. Krijimi i akademisë politike bashkë me mua do jetë Servet Pëllumbi, Etem Ruka, Lindita Nikolla, Arbër Mazniku, Ditmir Bushati  dhe kosulentë shqiptarë e të huaj. Akademia do je shkolla e mendimit politik e këtij dhe brezave të PS”, tha Rama

K.T.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj