Rama zbulon emrin e kryenegociatorit të Shqipërisë me BE: Jam gati të ulem me Metën dhe Bashën në një tryezë

TIRANE-Kryeministri Edi Rama i shtriu dorën Presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha e aktorëve të tjerë që të ulen në një tryezë për të treguar vullnetin e përbashkët dhe unitetin kombëtar për negociatat. Pas dritës jeshile nga BE-ja, kreu i qeverisë u shpreh se kryenegociator për të drejtuar skuadrën e Shqipërisë në bisedimet me Bashkimin Europian ka vendosur ish-ambasadorin dhe kandidatin për president në vitin 2002, Zef Mazi (lexo ketu profilin)

"Ne po përgatitemi për negociatat e anëtarësimit. Tani që kërkohet përgatitja serioze për konferencën ndërqeveritare, plani i punës është i detajuar dhe duhet të vazhduar të konsultohet hap pas hapi. Këtu duhen të gjithë aktorët, edhe pse qeveria mban peshën kryesore. Ne jemi gati për t'u ulur në një tryezë të gjerë me presidentin, kryetarin e opozitës dhe të gjithë aktorët e tjerë përfaqësues të institucioneve të pavarura, të drejtësisë, Në një tryezë ku të shprehim vullnetin e përbashkët, secili të bëjë detyrat e veta, jo për t'u imponuar të tjerëve që të bëjnë detyrat e tyre, por për një mesazh të fortë uniteti kombëtar në këtë proces, që deri më sot nuk më rezulton se ka një mendje tjetër.

Të gjithë duan integrimin e Shqipërisë në BE. Kemi ngritur edhe grupin negociator. Është momenti për ta thënë të emrin të kryenegociatorit, një personalitet pa të sharë, edhe pse nuk ka hezituar të kritikojë edhe qeverinë tonë, kjo është një arsye më shumë për ta përfshirë në këtë proces. Një personalitet i diplomacisë shqiptare, i gjithë pranuar për dijen dhe aftësitë e tij, qoftë kur ka kryer misione, qoftë kur ka kryer detyra të rëndësishme, ambasadori Zef Mazi. Ai do të jetë kryenegociatori. Shpresoj me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare dhe presidentin të japim të gjithë një kontribut.

Ka shumë mënyrë për mosdakordësitë, nga sherri, konflikti deri te diskutimi i hapur, shkëmbimi etik dhe dëgjimi me kujdes i tjetrit edhe nëse nuk bie dakord, dhe për mua kjo e dyta është rruga, jam i pari që e dëshiroj dhe gati të bëj gjithcka që ta nxis. Në takimet me mbyllura që kemi pasur me Presidentin, kryetarin e opozitës në Këshillin e sigurisë nuk jemi marrë për të gjitha, por mënyra që janë trajtuar mosdakordësitë është ajo që të gjithë ta kalonim nga një hapësirë e mbyllur në publike.

Nëse do të kishit parë tonin, kapacitetin dëgjues të të gjitha palëve dhe adresimin e cështjeve nga palët edhe për mosdakordësitë, do të thoshit uauuuu, politika shqiptare të arrijë vallë deri këtu dhe nëse ai format etik dhe ajo atmosferë do të kalonte në pronësi të publikut dhe komunikimit në publik, Shqipëria do të dukej ku e ku më mirë dhe nuk do të kishim zili vende më të mëdha të përgatitura. Tangoja dhe vallja e shpatave nuk kërcehet vetëm dhe përsa më takon unë jam gati" tha Rama.

Zef Mazi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:47
Rama tregon marrëveshjen për Bankën e Shqipërisë në Samitin e Zagrebit

Gjatë konferencës me ambasadorin e BE-së, kryeministri Edi Rama u shpreh se gjatë samitit të Zagrebit, Unioni shprehu mbështetjen ndaj Ballkanit dhe Shqipërisë. "Sikur doli qartë nga samiti mbështetja e Europës do të vijojë për të gjitha vendet dhe do të përfshijë edhe Ballkanin, edhe Shqipërinë, edhe pse nuk janë ende pjesë e familjes Europiane sensin e integrimit në BE. Ndihmës së angazhuar deri tani, të BE-së, për të përballuar situatën e kësaj lufte do i shtohet edhe më tej në vazhdim ndihma nga buxheti europian në gjysmën e dytë të vitit 2020 dhe pas disa diskutimesh me presidenten e KE-së, Këshillit dhe komisionerit kemi marrë një aprovim për të përfshirë edhe Bankën Qendrore Europoiane në këtë ndihmë përmes një ndërveprimi mes bankës së Shqipërisë dhe bankave kombëtare të rajonit dhe asaj Europiane për të lehtësuar të gjithë procesin me financimin e ekonomisë e vendeve në kushtet kur vende si tonat e kanë të vështirë daljen në tregjet e kapitaleve dhe e kanë jo të lehtë që të balancojnë goditjen që ka marrë ekonomia. I falenderoj për materializimin e ndihmës për rindërtimin.

BE do të përfshihet me financat e veta në ndërtimin e shkollave dhe restaurimin e monumenteve të kulturës. Edhe në ditët më të zymta të karantinës me ambasadorin kemi qenë në kontakt dhe asnjë ditë delegacioni dhe njerëzit në Bruksel nuk kanë munduar për të detajuar programin. Durim, se rindërtimi nuk është fjalë goje, por masterplan me qindra dhe mijëra detaje nga ideimi. Vonesa nuk është e jashtëzakonshme dhe objektivi ynë për të kthyer në shtëpitë individuale ata që humbën shtëpitë një orë e më a parë dhe pjesën dërrmuese brenda këtij viti mbetet në fuqi. Paratë e vendosura nga BE sapo kanë nisur të disvursohen dhe monitorohen rreptësisht nga BE nuk vijnë me valixhe dhe ndahen në mexhelizet imagjinare, por monitorohen nga BE" tha Rama.

Ora 14:41
Rama: Pas 18 majit hapim kufijtë brenda vendit dhe fluturimet nga jashtë! Nga e hëna s'ka më karantinë për të riatdhesuarit

Pas 18 majit, kryeministri Edi Rama tha se do të lehtësojmë gjerësisht lëvizjen qoftë brenda për brenda vendit, qoftë për të kapërcyer kufijtë. "Mbrëmë morëm autorizimin e posaçëm nga agjencia e sigurisë ajrore e BE-së që në kushtet e mbylljes së shengenit deri në 15 qershor na mundëson rritjen e numrit të fluturimeve të 'Air Albania' për korridorin humanitar për të lehtësuar riatdhesimet.

Nga dita e hënë nuk do të jetë më e nevojshme që të riatdhesuarit të shkojnë në hotele por në shtëpi duke respektuar të gjitha rregullat në bazë të ligjeve.

Qëllimi është që deri në fund të javës që vjen të kemi një relaksim të mëtjeshëm dhe pas 18 majit të lehtësojmë gjerësisht lëvizjen qoftë brenda për brenda qoftë për të kapërcyer kufijtë. Por ka një kusht, numrat duhet të na ndihmojnë. Nëse kemi rritje të numrave, hapa mbrapa.

Nëse në 18 maj hapim lokalet dhe kjo nuk respektohet distancimi do të ishte vetëvrasje. Në Korenë e Jugut u detyruan ti rimbyllin se doli nga kontrolli" tha ai.

Ora 13:37
Rama: Sezonin do ta hapim, por me shumë kujdes! Sektorin e kemi ndihmuar arsyeshëm

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi gjatë konferencës me ambasadorin e BE-së se sektorin e turizmit e kanë mbështetur mjaftueshëm dhe se hapja do të bëhet me shumë kujdes. "Unë besoj se i kemi dhënë turizmit gjithcka që është e arsyeshme në këtë situatë, i kemi shtyrë të gjitha detyrimet për këtë vit. Çfarë lehtësimesh fiskale kur nuk ka asnjë detyrim, biznesit të vogël i janë falur të gjitha taksat, përfshirë heqjen e kamatëvonesave, janë shuma të mëdha.

Garancia sovrane ka filluar të funksionojë dhe kompanitë shtohen dita ditës, i dyti ka hyrë në funksion në ditët e fundit, turizmi, fasoneritë dhe ndërmarrjet prodhuese. Goditja që ka marrë turizmi është reale, por mundësitë për t'u mbrojtur, janë të përballueshme. Jemi duke parë edhe të tjerët dhe do të shkojmë përpara për të hapur sezonin, por me shumë kujdes".

Ora 13:32
Turizmi, Rama: Jemi përpara një vendimmarrje shumë të vështirë, kujdes mos pësojmë si Koreja e Jugut

Kryeministri Edi Rama u kërkoi qytetarëve që të respektojnë masat në momentin që do të hapen lokalet dhe restorantet, pasi në të kundërt Shqipëria do të ketë fatin e Koresë së Jugut ku janë mbyllur sërish.

"Se virusi është komplot ndërkombëtar dhe jo më larg se para se të vija këtu, kam parë se në Korenë e Jugut janë rimbyllur baret dhe restorantet se pas hapjes pati kërcim të numrave. Nuk do të mbyllemi nga frika, por duhet të shmangim mbylljen nga injoranca. Nëse rriten numrat, të mos kolapsohemi. Rreziqet vijnë nga ato aktivitete që mbledhin më shumë njerëz. Më intesiv sesa turizmi nuk ka. Jemi përpara një vendimmarrje shumë të vështirë.

Duke qëndruar të mbyllur, mos lejuar zhvillimin e sezonit e garantojmë shëndetin, por kjo nuk është një zgjidhje sepse goditja ekonomike mund të jetë eksponenciale. Duhet të mirëkuptohemi që gjithkush të bëjë detyrën e tij. Nuk është cështje policie, apo ushtrie e kontrollesh e gjobash, apo Kodi Penal, por qytetarie. I qëndroj asaj që kam thënë, nuk jemi në kushtet, që erdhi që erdhi kjo situatë dhe hajde të përfitojmë"

Ora 13:06
Soreca: BE në krah jush, 230 mln euro janë përcaktuar për Shqipërinë

Ambasadori i BE-së u shpreh se unioni do të vijojë që të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin europian. Mbështetja për Shqipërinë, tha ai vijon me ndihma me donacione dhe kredi me interesa të vogla miliona euro. "230 mln euro janë përcaktuar për Shqipërinë, 4 mln menjëherë për shëndetësisë, por edhe pajisjet për personelin mjekësor, do të vijojmë edhe këtë javë. 45 mln euro të tjera do të jenë gati në korrik për mbrojtjen sociale për pjesën më të cenueshme të shoqërisë. BE ka vendosur 480 mln euro për huamarrje, do të jenë të disponueshme në fillim të korrikut. BE-ja në rajon është donatori më i madh këtu dhe është e rëndësishme të mos e harrojmë.

Do të ketë edhe një plan ekonomik të investimeve në 6 mujorin e dytë të vitit për rimëkëmbjen, transportin, energjinë dhe infrastrukturën. Data 25 mars për çeljen e negociatave është historike, Shqipëria është në segmentin e fundit të reformave. Java e Europës e 2020 është ndryshe nga të tjerat, por e fortë se së bashku jemi më të fortë. BE-ja 3.3 mld euro për Ballkanin Perëndimor, një pjesë për Shqipërinë, por do të kemi asistencë tjetër financiare për të ndihmuar Shqipërinë për të tejkaluar këtë krizë, familjet më të cënueshme dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme" tha ai.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hado: 09/05/2020 14:22

    Nuk e kuptoj pse nuk i bejne te detyrueshem mbajtjen e maskave, si shume vende te Be ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë