Rama: Zot shpëtoji qytetarët
e Shkodrës nga bashkia e tyre

Kryeministri Rama ka 'thumbuar' sërish sot nga parlamenti kryetaren e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.
 
Pas deklaratave të deputetit të PD, Helidon Bushati për diskriminim në dëmshpërblimet për Shkodrën, Rama iu përgjigj duke thënë se bashkia e veriut nuk ka kapacitetin as sa një komunë e humbur për të përgatitur dokumentacion dhe argumentuar atë që kërkon.
 
"Kemi shlyer përmes OSHEE detyrimet, të gjitha atyre që janë përmbytur dhe kishin detyrime ndaj OSHEE u janë zeruar detyrimet.
 
Ndërkohë që mbetet një pjesë tjetër që nuk e kemi harruar  dhe për zgjidhjen jemi duke punuar, por kemi një problem kronik me bashkinë e Shkodrës, e cila është tërësisht inekzistente në raport me problemet e qytetarëve dhe çuditërisht e vetmja bashki pa dallim PS-PD që nuk ka kapacitetin as sa një komunë e humbur për të përgatitur dokumentacion dhe argumentuar atë që kërkon.

 
Nuk është e tepër të thuhet "Zot shpëtoji qytetarët e Shkodrës nga bashkia e tyre' tha ai.
 
Debatet mes Ramës dhe Ademit nisën pak muaj më parë, kur kryebashkiakja e Shkodrës deklaroi se nuk pranon që të shembë disa magazina para stadiumit të sapo ndërtuar. 


dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen