Rama-opozitës: Shembeni PD si Teatrin dhe ngrini një të re se i latë demokratët rrugëve, po i shkojnë nga pas një lecke të damkosur nga SHBA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë zgjedhjen e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike në zgjedhjet e një ditë më parë, 22 maj 2022. Nga 'Foltorja' e Kuvendit, Rama "u tregua zemërgjerë" duke këshilluar PD-së, sipas së cilëve "duhet shembur e gjitha nga e para", njësoj siç është bërë me Teatrin. Ai shtoi se në këtë situatë, demokratët janë bërë për gjynah, pasi po mbështesin Sali Berishën, të cilin Rama e identifikoi si "një leckë" të damkosur nga SHBA për korrupsion.

"Thoni pse se bëtë stadiumin siç ishte, ku pas një ngrehine e një kohe X transformohet, ata që vijnë në kohën Y thonë ta bëjmë siç ishte. Kjo nuk ekziston, përveç se në filma, pse se bënë anglezët Wembly-n siç ishte, ju s'po bëni dot PD siç ishte, dhe s'keni për ta bërë dhe po se bëtë si me Teatrin që ta rrëzoni nga e para, do ju zërë brenda. Dallimi me të shëmtuar dhe të bukurës është shumë i rëndësishëm dhe aty ndahen shumë gjëra, për të kuptuar se ça ndodh sot dhe dje. Shembeni PD si Teatrin, dhe ngrini një të re se është gjynah i latë demokratët rrugëve, nuk dinë kujt t'i shkojnë nga mbrapa, dhe turp t'i shkojnë dikujt që ka damkën për korrupsion nga SHBA, mëkat i madh", tha Rama.

Ky reagim vjen një ditë pas zgjedhjeve të mbajtura nga Komisioni i Rithemelimit, ku Sali Berisha fitoi në garën që kishte me Ibsen Elezi, duke u rizgjedhur kryetar i PD-së me 93.45% të votave.


Lajmi kryesor:

Butrinti/ PD: Po i jepet me koncesion për 10 vite një fondacioni privat! Rama: Ndryshimi i kufijve të Parkut me kërkesë të UNESCO! Marrëveshja miratohet me 75 vota pro në Kuvend


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm