Raporti, Basha shqetësohet për largimin e të rinjve: Nuk ka pse të jetë kështu, qeveria fajtore

Raporti, Basha shqetësohet për largimin e të rinjve: Nuk ka pse të jetë kështu, qeveria fajtore

Në raportin e Indeksit Global të Konkurrencës së Talenteve për 2020 Shqipëria renditet në vendin e 76, një vend më poshtë se në 2019. Ky studim i GTCI (Global Talent Competitiveness Index), i cili zhvillohet që prej 2013, bën një raport vjetor duke krahasuar dhe matur çdo vit aftësinë e vendeve për të garuar dhe promovuar talentet e të rinjve.

Rënia me një pozicion ka sjellë reagimin e ashpër të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha , i cili shprehu shqetësimin e zbrazjes së vendit nga të rinjtë për shkak të papunësisë së lartë dhe mungesës së meritoktracisë. Sipas Bashës ky raport është studimi i 10 që evidenton korrupsionin e qeverisë.

"Vendi ynë po zbrazet dhe po braktiset nga të rinjtë dhe të shkolluarit sepse ka papunësinë më të lartë në rajon, varfërinë më të lartë në Europë, korrupsionin më të lartë në Ballkan dhe mungesë të Shtetit të së Drejtës dhe meritokracisë. Por nuk ka pse të jetë kështu. Ne kemi të gjithë potencialin për mirëqenie dhe zhvillim këtu në vendin tonë. PD ka propozuar masa emergjente për çlirimin e ekonomisë me ligjet anti-mafia dhe anti-oligarki që tregu i lirë të funksionojë për të gjithë, jo vetëm për ca" shkruan Basha në twitter duke e shoqëruar me foton nga raporti.

1580497476_Screenshot1.jpg

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen