Raporti i Arta Markut/ 3575 persona nën përgjim për trafiqe dhe korrupsion

Raporti i Arta Markut/ 3575 persona nën përgjim për trafiqe dhe korrupsion

Kryeprokurorja e Pergjithshme e Perkohshme, Arta Marku

Gjatë vitit 2017 janë përgjuar 3575 persona si të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale, kryesisht në trafiqe dhe korrupsion. Përgjimet janë kryer për llogari të 723 procedimeve penale. Këto të dhëna pasqyrohen në raportin e parë të kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, mbi ngarkesën e punës së prokurorive. “Gjatë vitit 2017 janë ekzekutuar gjithsej 2429 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake, aplikuar në lidhje me 723 procedime penale. Nga këto, 204 procedime penale kanë qenë në kuadër të hetimeve të prokurorisë për krime të rënda. Për sa më sipër është mundësuar interceptimi për 3575 persona të dyshuar si të përfshirë në vepra penale”, thuhet në raport.

Dekriminalizimi

Në dokumentin e prokurorisë thuhet gjithashtu se janë 76 zyrtarë të shtetit, subjekte të ligjit të dekriminalizimit, po verifikohen në mënyrë të thelluar, për të shkuarën e tyre të mundshme kriminale. “Sektori i Verifikimit të Integritetit të Personave që Zgjidhen, Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike pranë Prokurorisë së Përgjithshme, gjatë vitit 2017, ka administruar 563 raste për verifikim të thelluar. Gjatë kësaj periudhe, për 487 subjekte vetëdeklarues është përfunduar verifikimi dhe janë përcjellë rezultatet e verifikimit. Kërkesat e tjera prej 76 rastesh vijojnë të jenë në proces verifikimi brenda afatit ligjor të kryerjes së verifikimit, të përcaktuar në ligjin nr. 138/2015 dhe vendimin nr. 17/2016 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, vijon raporti. Ndërkaq, gjatë 2017, Prokuroria kanë përfaqësuar akuzën në emër të shtetit

shqiptar pranë Gjykatës së Lartë për 11 çështje të juridiksionit fillestar, që do të thotë për zyrtarë të lartë. “Prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme kanë përfaqësuar akuzën në emër të shtetit shqiptar pranë Gjykatës së Lartë për 172 çështje (nga të cilat 142 çështje themeli dhe 11 masa sigurimi janë përfunduar brenda vitit 2017), 11 çështje të juridiksionit fillestar, 2 çështje të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë dhe në cilësinë e subjektit të interesuar pranë Gjykatës Kushtetuese për 18 çështje”, konstaton raporti.

260 shtetas në kërkim ndërkombëtar

Gjatë vitit 2017, prokuroria ka shpallur në kërkim ndërkombëtar gjithsej 260 shtetas dhe ka kërkuar që Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana të procedojë me heqjen e 140 subjekteve nga listat e kërkimit ndërkombëtar. “Vlerësojmë të theksojmë se, përveç volumit të punës të trajtuar specifikisht sipas fushave të mësipërme të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme ka trajtuar në kohë reale gjatë vitit 2017 edhe 505 kërkesa të ndryshme të ardhura nga autoritetet gjyqësore vendase e ato ndërkombëtare”, thuhet në raport.

Ngarkesa e prokurorëve

Në vitin 2017, numri i përgjithshëm i miratuar i prokurorëve ishte 336. Shpërndarja e tyre në prokurori sipas niveleve ka qenë, 291 prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, 29 prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të apelit dhe 16 prokurorë në Prokurorinë e Përgjithshme. Ndërkohë, për shkak të vakancave numri faktik i prokurorëve ka qenë 323. Sipas raportit, vetëm gjatë vitit, në organin e prokurorisë janë trajtuar 582912 materiale kallëzuese. Janë ndjekur gjithsej 40911 procedime penale, nga të cilat 31481 janë procedime penale të regjistruara dhe 634 procedime penale të rifilluara. Janë mbartur nga viti 2016, 8796 procedime penale dhe është vendosur mosfillimi për 17380 referime dhe kallëzime penale.

Kërkohet rritja e numri të prokurorëve

Duke bërë një analizë të volumit të punës së prokurorëve nga viti 2013 deri në vitin 2017, raporti konstaton domosdoshmërinë e rritjes së numrit të prokurorëve dhe të oficerëve të policisë gjyqësore. “Vlen të theksohet se numri i çështjeve nuk është treguesi i vetëm i ngarkesës së punës së një prokurori. Kompleksiteti dhe volumi i akteve hetimore në çështje të lidhura me krimin e organizuar, terrorizmin, trafiqet, krimin ekonomik, pastrimin e parave dhe korrupsionin, është shumë i lartë. Siç vërehet nga të dhënat e përllogaritura me numrin organik të prokurorëve, volumi i punës është shumë i lartë. Për sa më sipër, për të rritur shpejtësinë dhe efiçencën e ndjekjes penale, përveç masave të marra në drejtim të forcimit të kapaciteteve dhe ndryshimeve strukturore në sistemin e prokurorisë, nevojitet shtimi i numrit të prokurorëve, oficerëve të policisë gjyqësore dhe administratës ndihmëse të prokurorisë”, thuhet në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Bilanci i bashkëpunimit me autoritetet e huaja në 2017

Ekstradime nga jashtë, 194 kërkesa;

Ekstradime për jashtë,145 shtetas;

Letërporositë nga jashtë, 735 letërporosi;

Njohjet e vendimeve penale të huaja, 58 kërkesa;

Njohjet e vendimeve penale shqiptare jashtë vendit, 19 kërkesa;

Transferimet e procedimeve nga jashtë, 13 raste;

Transferimet e procedimeve për jashtë, 2 procedime penale;

Transferimet e personave të dënuar nga jashtë, në 9 raste;

Transferimet e personave të dënuar për jashtë, 9 kërkesa.

 

Disa rekomandime për përmirësimin e punës së prokurorisë

Përmirësimi i organizimit, drejtimit dhe monitorimit të punës në çdo prokurori.

Identifikimi i problematikave në hetim nëpërmjet analizave të hollësishme dhe rritja e cilësisë së hetimit.

Përdorimi i instituteve procedurale si urdhri penal, marrëveshja e fajësisë, gjykimi i drejtpërdrejtë në mënyrë efektive për t’i shërbyer shpejtësisë së procesit dhe qëllimit të ligjit penal.

Garantimi i shërbimeve të nevojshme për trajtimin e subjekteve që gëzojnë status të posaçëm sipas ligjit, kur ata janë të dëmtuar apo viktima të një vepre penale dhe zbatimi me korrektesë e prioritetet i Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Sigurimi i bashkëpunimit, koordinimit dhe shkëmbimit të informacionit me të gjitha institucionet që kanë shërbime të policisë gjyqësore, institucionet e tjera ligjzbatuese.

Shtimi dhe forcimi i kapaciteteve njerëzore dhe infrastrukturore.

Përdorimi me efektivitet i fondeve buxhetore për përmirësimin e kushteve e ambienteve të në prokurori dhe për sigurimin e aksesit të shtetasve në shërbimin e prokurorisë, mbetet një objektiv i rëndësishëm edhe për vitin 2018.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lefteri: 08/04/2018 22:43

    Z Tirana ti ka shpelare trute i droguari Rama

    Përgjigju
  • tirana: 08/04/2018 16:55

    Shqiptaret kane vuajtur shume , por duhet te kemi durim , se gjerat nuk behen me shkopin magjik. Uroj qe i gjithe populli shqiptar ta kuptoje she mbeshtese Arta Markun , dhe qeverine e Edi Rames. Jane dite te veshtira por gjerat positive nuk vine brenda nates . Faleminderit

    Përgjigju
  • tirana: 08/04/2018 16:50

    Respekte per Arta Marku.

    Përgjigju
  • Popull: 08/04/2018 16:18

    Ok z Marku trafiqet KRIMINALITETI per bejne 30/100 e te keqes. 70/100 eshte e keqja me e madhe qe Jane politikanet super kriminel PA FILLUAR INVESTIGIMIN E PASURIVE TE POLITIKANEVE TE PS DHE TE PD+ LSI TE SHTEPIVE DHE LLOGARITE BANKARE DHE DUKE FILLUAR ME ED RAMEN SALI BERISHEN LULZIM BASHEN ILIR METEN DHE TAHIRIN NE BURG EDHE TI Z MARKU DO PERFUNDOSH SI LLALLA NE KOSH TE PLEHRAVE

    Përgjigju
  • 007: 08/04/2018 16:01

    Oj qe eshte bere deti kos kete e dim,por cfar do behet?????????? Se me cpo duket duhet te marrim edhe ne fukarenjte ndonje luge!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Shoku i ballaboksit: 08/04/2018 09:18

    Po tani ????

    Përgjigju
    • sapa: 08/04/2018 12:21

      Ne shtator!!!!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Bilanci i 2024-ës, gazetarja Keti Banushi në '5 Pyetjet': Viti i SPAK! Po preken të paprekshmit! Alimehmeti: Korrupsioni nuk parandalohet me 20 prokurorë

Bilanci i 2024-ës, gazetarja Keti Banushi në '5 Pyetjet': Viti i SPAK! Po preken të paprekshmit! Alimehmeti: Korrupsioni nuk parandalohet me 20 prokurorë