'Partizani', raporti i DASH rrëzon pretendimet e Berishës: S'ka të arrestuar politik! Ish-kryeministri po hetohet për korrupsion! Dhëndri i tij fitoi 5 milionë dollarë

'Partizani', raporti i DASH rrëzon pretendimet e Berishës: S'ka të arrestuar politik! Ish-kryeministri po hetohet për korrupsion! Dhëndri i tij fitoi 5 milionë dollarë

Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

1713815802_65341576e51f7finalprojekt.00011200.Still080.jpg

Hetimi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për korrupsion për aferën Partizani është përmendur në raportin e përvitshëm të DASH për të Drejtat e Njeriut.

“Në tetor, SPAK njoftoi se po hetonte zyrtarisht ish-kryeministrin Sali Berisha për korrupsion pasiv lidhur me një marrëveshje toke nga e cila dhëndri i tij përfitoi rreth 5 milionë dollarë. SPAK arrestoi dhëndrin e Berishës, urdhëroi Berishën të paraqitej rregullisht në policinë gjyqësore dhe i ndaloi daljen nga vendi”, thotë DASH-i.

Përmes raportit, DASH i jep një përgjigje Sali Berishës edhe për pretendimet e tij se arresti ndaj tij është politik. Dash në raport citon të kundërtën.

“Nuk pati raportime për të burgosur apo të paraburgosur politikë”, thekson Dash.

Në raport thuhet se qeveria ndërmori hapa të besueshëm për të identifikuar dhe ndëshkuar zyrtarët që mund të kenë kryer shkelje. Lidhur me korrupsionin, Departamenti i Shtetit vë në dukje se në përgjithësi qeveria zbatoi në mënyrë efektive legjislacionin që parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët publikë dhe që ndalon individët me dënime penale të shërbejnë si kryetarë bashkie, deputetë ose poste të tjera, megjithatë thotë se pati raportime të shumta për korrupsion në qeveri.

Prej dhjetorit të 2023 Berisha ndodhet në arrest shtëpie pasi më parë kishte refuzuar vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje. Ish kryeministri akuzohet për korrupsion pasiv pasi ndihmoi dhëndrin e tij për privatizimin e kompleksit Partizani. Nga ana tjetër Jamarbër Malltezi është në arrest që prej 24 tetorit dhe përveçse për korrupsion pasiv akuzohet edhe për pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Raporti i DASH ku thotë se nuk ka të arrestuar politikë 


Lajmi kryesor:

DASH raport për Shqipërinë: Probleme në pavarësinë e gjyqësorit! 'S'ka arrestime politike'! 'Syri' spiunoi gazetarët e vet për të siguruar nëse respektonin linjën politike të pronarëve


B.K/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Pashka Ortodokse në Korçë/ Mitropolia e Shenjtë organizon ritin e kalimit nën epitaf, pjesë qindra qytetarë të Korçës dhe vizitorë nga qytete të tjera

Pashka Ortodokse në Korçë/ Mitropolia e Shenjtë organizon ritin e kalimit nën epitaf, pjesë qindra qytetarë të Korçës dhe vizitorë nga qytete të tjera