Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvilloi sot seancën dëgjimore me Kryetarin e ERE-s, Petrit Ahmeti lidhur me raportin vjetor "Për veprimtarinë e ERE-s gjatë vitit 2014".
Duke prezantuar raportin para anëtarëve të komisionit, Ahmeti tha se unifikimi tarifor i energjisë elektrike përmes heqjes së fashës mbrojtëse prej 300 kilovatësh për konsumatorët familjarë ka prodhuar një ndryshim të përqindjes së konsumatorëve duke ngritur pikëpyetje nëse ka pasur abuzime apo nëse është rritur konsumi.
Referuar të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë, para heqjes së fashës rezultonte se 58.7 për qind e konsumatorëve paguanin fatura konsumi nën 300 kilovatë. Ndërsa pas heqjes së kësaj fashe, përqindja e konsumatorëve nën 300 kilovatë ka zbritur në 47.8 për qind. Referuar raportit për vitin 2014, ERE evidenton se gjendja financiare në sistemin energjetik është karakterizuar nga një performancë në rritje, të reflektuar në uljen e nivelit të humbjeve në sistemin e shpërndarjes dhe përmirësim të nivelit të likuiditetit në marrëdhëniet e kompanive.
Sakaq, Petrit Ahmeti vuri në dukje edhe objektivin për liberalizimin e tregut të energjisë, duke thënë se gjatë vitit të kaluar situata energjetike ka pasur një ngarkesë të madhe, kjo sipas tij edhe për shkak të një raporti të ngrirë me CEZ-in. Ahmeti duke folur për rritjen e të ardhurave të OSHEE-së pas masave të marra ndaj debitorëve tha se është trajtuar me rigorozitet problemi i debive që kishin ndaj tyre.
"Në vitin 2014 kemi pasur ngarkesë të madhe për shkak të një raporti të ngrirë me CEZ. Në fund të 2014-s kemi rezultate të mira të kompanisë. Trajtuam me rigorozitet problemin e debive ndaj konsumatorëve familjarë. Duke sjellë përmirësim të kompanisë ndjeshëm. Shifra që shkojnë drejt një stabilizimi të furnizimit të konsumatorëve. Tregu i energjisë do të liberalizohet", tha Ahmeti.
Pyetjes se si shpjegohet niveli i lartë i humbjeve teknike që rezulton të jetë 30%, Ahmeti shprehet se rrjeti ka akoma probleme me tensionin dhe se po insistohet për përmirësimin e shërbimit.
/atsh/
/Shqiptarja.com