Raporti i FMN, Basha: Konfirmoi atë që kërkojmë prej muajsh, qeveria të japë ndihmë financiare për familjet

Raporti i FMN, Basha: Konfirmoi atë që kërkojmë prej muajsh, qeveria të japë ndihmë financiare për familjet

Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për raportin e fundit të FMN-së për Shqipërinë.

Përmes një postimi në Facebook, Basha thotë se ky raport ka konfirmuar atë që kanë kërkuar demokratët prej muajsh, dhënien e ndihmës financiare për familjet shqiptare.

Sipas tij, Shqipëria është një ndër vendet që ofron më pak ndihmë ekonomike për qytetarët, të cilët meritojnë më shumë.

"Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi një raport kritik mbi situatën ekonomike në Shqipëri. Raporti konfirmon atë që ne i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë: të japë më shumë ndihmë financiare familjeve shqiptare. Shqipëria është ndër vendet që ofrojnë ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët" - shkruan Basha.

Ditën e djeshme FMN ka publikuar raportin për Shqipërinë duke thënë se vendi është prekur rëndë nga pandemia dhe tërmeti. Sipas FMN ekonomia pritet të tkurret me 7.5% në vitin 2020 dhe të rimëkëmbet gradualisht në 2021-22.

Inflacioni pritet të mbetet i ulët para se të konvergojë në objektivin 3% për periudhën afatmesme, ndërsa deficiti parashikohet të zgjerohet në më shumë se 10% të PBB-së në 2020.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion