Raporti i KE për hapjen e negociatave, Gjermania, Kroacia, Austria pro Shqipërisë: Do angazhohemi për anëtarësimin e saj

Raporti i KE për hapjen e negociatave, Gjermania, Kroacia, Austria pro Shqipërisë: Do angazhohemi për anëtarësimin e saj

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas e ka quajtur sinjalin pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që KE dha ditën e sotme një dëftesë të mirë, ndërsa shtoi se të dy vendet kanë bërë progres në reformat e rëndësishme. Ai tha se Gjermania do të angazhohet për hapjen e shpejtë të negociatave për këto dy vende

 “Komisioni Evropian i dha Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përsëri një dëftesë të mirë. 

Të dy vendet kanë bërë progres të qartë në reformat e rëndësishme – para së gjithash në forcimin e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ne ndajmë vlerësimin pozitiv të Komisionit të BE-së. Për këtë arsye ne do të angazhohemi në rrethin e BE-së për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit me të dy vendet. 

Negociatat e anëtarësimit janë instrumenti më i mirë për t’u dhënë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mbështetjen më të mirë të mundshme dhe për t’u kërkuar atyre progres të mëtejshëm.

Pa një sinjal inkurajues të BE-së, ne do të rrezikonim përparimin e madh të viteve të fundit. Kjo do të dëmtonte interesat e BE-së dhe të Gjermanisë. Ne kemi nevojë për shtete ligjore demokratike, të qëndrueshme dhe efikase në Ballkanin Perëndimor.”– tha Mass.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:56
Austria dhe Kroacia në mbështetje të Shqipërisë: Të hapen negociatat

Kroacia dhe Austria mbështesin integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa shprehen se BE duhet të hap negociatat me to. Gjatë një takimi në Vjenë, presidenti kroat Zoran Milanoviç u shpreh se është e pakonceptueshme që një vend 10 vite anëtar i NATO-s  të mos i jenë hapur ende negociatat. Milanoviç shprehu shqetësimin se shqiptarët do të arrinin në konkluzion se ata nuk janë të mirëpritur në BE dhe kjo nuk duhet të ndodh.

'Sa i përket Shqipërisë është anëtar i NATO-s për më shumë se 10 vjet. Kur isha kryeministër i Kroacisë, gjatë vizitës në Tiranë, thashë se nëse vendi është mjaft i mirë për të qenë anëtar i NATO-s, kjo do të thotë që ajo ka mjaft procedura qa ata dhe të hollësishme që të jetë anëtare e NATO-s, se ushtria është kompatibile me vendet perëndimore, dhe se e njëjta më pas është pjekur të fillojë negociatat me BE. Kjo ishte tetë vjet më parë. Deri më tani, asgjë nuk ka ndodhur. Nëse unë do të isha shqiptar, pyetja është se si do t’ia shpjegoja vetes sesi ata nuk duan të më pranojnë as në dhomën e pritjes,' tha Milanoviç.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Austria ku presidenti Alexander van der Belen u shpreh se 'ishte në interesin e BE-së që të fillojë negociatat me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, pasi gjithçka tjetër do të shkaktonte zhgënjim në këto dy vende.'

Gjatë ditës së sotme Komisioni Europian publikoi progres raportin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke rekomanduar hapjen e negociatave për të dy vendet dhe se arritjet e bëra nga to ishin të prekshme.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • EDI RAMA BURR SHTETI: 02/03/2020 21:12

    Edi Rama po punon që Shqipria të shkoi aty ku i takon. Kurse ilir bajga me shok po kërkojn ta çkombtarizojn Shqiprin ilir bajga bashk me kryekriminelin malok salhe. S'ka shanc ky bashk me qent e tjer rugaç.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë