Raporti/ Standard and Poor's vlerëson ekonominë shqiptare, reagon Ahmetaj: Jemi më mirë se rajoni

Raporti/ Standard and Poor's vlerëson ekonominë shqiptare, reagon Ahmetaj: Jemi më mirë se rajoni

Standard and Poor's

Agjencia e vlerësimit 'Standard and Poor’s' ka publikuar raportin për ekonominë shqiptare duke konfirmuar vlerësimin B+ dhe trendin pozitiv. S&P konfirmon rritjen ekonomike mesatare prej 4% edhe në vitet e ardhshme, ndërsa thekson se në aspektin fiskal Shqipëria ka performuar më mirë se vendet fqinje të së njëjtës kategori.

Njëlloj si FMN edhe S&P vlerëson se Shqipëria do të vazhdojë të tërheqë investime të huaja direkte. Pas publikimit të raportit, ka reaguar ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, aktualisht kryetar i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Ndër të tjera, Ahmetaj thekson se në raport vlerësohet vazhdimi i konsolidimit fiskal, ulja e mëtejshme e borxhit publik dhe deficitit, përmirësimi i klimës së biznesit dhe investimeve të huaja.

REAGIM I PLOTË I ARBEN AHMETAJT
Raporti i Standard and Poor's, pas FMN, nje tjetër notë pozitive për ekonominë shqiptare!

• Rritja ekonomike konfirmohet në 4.2% për vitin 2018;

• Vlerësohet vazhdimi i konsolidimit fiskal, ulja e mëtejshme e borxhit publik dhe deficitit;

• Përmirësimi i klimës së biznesit dhe investimeve të huaja, që do të mbeten solide edhe përgjatë viteve në vijim.

Agjensia globale e vlerësimit të riskut të kreditit S&P ka publikuar raportin e saj më të fundit për Shqipërinë në të cilin konfirmohet vlerësimi B+ dhe perspektiva e qendrueshme për periudhën në vijim.

S&P vlerëson me nota tejet pozitive performancën fiskale të ekonomisë dhe thekson se Shqipëria në aspektin fiskal performon më mirë se vendet fqinje në rajon me renditjen B+, si rezultat i rritjes ekonomike të shëndetshme dhe angazhimit të qeverisë për uljen e vazhdueshme të borxhit publik, në zbatim të Ligjit Organik të Buxhetit. Borxhi publik do të vijojë trajektoren ulëse, drejt nivelit 60% në 2022.

S&P vlerëson se rritja ekonomike në periudhën në vijim do të mbështetet tek rritja e konsumit dhe punësimit.

Perspektiva pozitive në afatmesëm dhe afatgjatë, reflekton:

• Zgjerimin e ekonomisë shqiptare me mesatarisht 4% përgjatë viteve në vijim, e mbështetur nga kërkesa e brendshme dhe eksportet, kryesisht ato të shërbimeve;

• Uljen e mëtejshme të deficitit fiskal;

• Uljen graduale të deficitit të llogarisë korrente, i cili do të mbulohet kryesisht nga flukset e investimeve të huaja direkte.

• Rritjen e qendrueshme të të ardhurave, mbështetur nga performanca e fortë ekonomike dhe mirëadministrimi

Vazhdimi i reformave, është kusht i rëndësishëm për përmirësimin e klimës së biznesit, ndërsa Shqipëria mund të përfitojë nga projekte investimesh të huaja direkte me bazë të gjere, në sektorë me vlerë të shtuar, sikurse ka filluar tashmë në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, apo shërbimet e biznesit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dr. Deutschland: 02/02/2019 10:40

    Po përse ikin SHQIPTARËT??? Vetëkënaqësia është virtyt i budallait. Raporti i fundit i IOM(organizata ndërkombëtare për emigracionin)thekson se nga Shqipëria nuk po ikin vetëm ata që nuk kanë një vend pune, por po ikin dhe ata me rroga 700_1000€ në muaj, kjo është rritja ekonomike 4%? Plehra jeni si PD dhe PS, JU vrat cdo lloj shprese në atë vënd, vrat të ardhmen e fëmijëve tanë.

    Përgjigju
    • CaBone: 02/02/2019 19:16

      Po njerzit ikin se skan skan pun dhe ata tjeret ikin se ska rend mendoj un. Me pak fjal jam shke...dhy punet nga 30 vjet demokraci dhe spo din nga ta kapun me. Vendi jon eshte mrekulli por ata qe e drejtojn nuk e duan them un dhe pabuksat paskan qen shum te uritur, se njeriu vjedh e vjedh dhe vjen nje koh ngopet kurse te ne paskan qelliar te pa ngopur e shum te lig. Kte e dregon Gjendja momentale, se dhe po pat rritje 4-5% nuk donte thot qe neve si popull do na japin lug floriri e nja 5-6000 euro ne muj kot per pordh.

  • Konjak: 02/02/2019 10:27

    Nese do kishim rritje ekonomike,e gjith keto vleresime ,qe zoteri Ahmetaj na i paraqet gjith pompozitet;ku marrezia e tij shkon edhe me larg,-se ne qenkemi me mire se shtetet per rreth,-atehere.Ky zhvillim do kishte hapur vende te reja pune,nuk do te largoheshin gjith shipetaret ,si shejtani nga thimjama;do te ishin ngritur ,sado pak rrogat e shumices se shqipetareve.Do ishin ngritur sado pak pensionet qesharake.Do ishin rregulluar sado pak ,korrupsioni neper institucione,ku as nje pune nuk mbaron dot ,pa paguar me pare ,shumen qe te kerkojne institucionaret.Ado me per qeverisien,dhe per qeveritaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë