"Tre përfundimet thelbësore të Komisionit të Venecias, që konfirmojnë pa asnjë ekuivok, drejtësinë e qëndrimit tonë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 30 qershorit" ky ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama për sa i përket raportit të Komisionit të Venecias ku thuhej se Presidenti ilir Meta kapërceu kufijtë ligjor me anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Rama ka shpërndarë edhe tre përfundimet kryesore ku Komisioni i Venecias Arsyetonte për shkeljet që ka bërë Presidenti Meta.
Duke cituar Komisionin e Venecias Rama shkruan se të gjitha qëndrimet e që ka ndërmarrë mazhorancë kundrejt Presidentit Meta janë të drejta, si para zgjedhjeve ashtu edhe gjatë tyre apo në përfundim të 30 qershorit.
Përfundimi 1: "Bojkoti elektoral i subjekteve politike edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve nuk mund të ndalojnë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të fitonin mundësinë të pengonin çdo proces zgjedhor."
Me këtë përfundim Komisioni i Venecias mbështet vendimin e qeverisë për të vazhduar zgjedhjet e 30 qershorit edhe pse opozita vendosi të bojkotojë procesin. Sipas Venecias nëse nuk do të zhvilloheshin zgjedhjet do ti jepej mundësia partive bojkotuese që të pengonin procesin zgjedhor.
Përfundimi 2: "Anulimi i zgjedhjeve dhe më tej shtyrja e tyre cënoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur."
Kështu komisioni i Venecias konfirmon shkeljen e bërë nga Presidenti Meta i cili anuloi zgjedhjet e 30 qershorit dhe më pas shpalli një datë tjetër për zgjedhje. kështu Meta cënoi të drejtën e votuesve shqiptarë për të zgjedhur.
Përfundimi 3: "Presidenti veproi në mungesë të bazës ligjore kur anuloi zgjedhjet dhe vendosi shtyrjen e tyre pa pasur një kompetencë të tillë në kushtetutë e në ligj."
Me këtë përfundim Komisioni i Venecias vulos shkeljen e Metës pasi sipas kushtetutës Presidenti dekreton datë zgjedhjesh dhe nuk parashikohet që të anulojë datën e dekretuar më parë.
Ekspertët e Komisionit të Venecias shprehen se Presidenti nuk mund të shtyjë zgjedhjet pa konsensus politik, por e vendos në dyshim nëse kjo mund të konsiderohet një shkelje serioze. "Presidenti shqiptar nuk mund të anulojë zgjedhjet pa konsensus politik. Edhe në rastet e emergjencave shtetërore, si lufta apo katastrofat natyrore, Parlamenti duhet të miratojë një legjislacion ‘ad hoc’ për të shtyrë zgjedhjet." thuhet ndër të tjera në raportin e Komisionit të Venecias.
Pavarësisht shkeljeve që i konfirmon edhe vetë Komisioni i Venecias, kjo sipas tyre nuk mjafton për ta cilësuar si shkelje të rëndë dhe për ta shkarkuar nga detyra. Nga ana tjetër mazhoranca ka ngritur një komision që po heton nëse Meta ka bërë apo jo shkelje.
Raporti i Venecias për Metën, reagon Rama: Përfundimet konfirmojnë drejtësinë e qëndrimeve tona
Komento
O ed palla ktë palaço president e vure ti mor ztni duke e dit që ky me bllok në dor e bëri for. Ti e dije shum mir që ky kodosh iliri ishte hajdut e ti prap e vure president. Që ky iliri meta e vërteta s'vlen as për roje vreshte o ed palla se u talla.
PërgjigjuSipas metes, jo cdo gje qe e parashikuar ne kushtetute lejohet te behet nga presidenti !
Përgjigju