Raporti italian për 2017: Grupet kriminale shqiptare të trafikut të kanabisit janë fuqizuar

Raporti italian për 2017: Grupet kriminale shqiptare të trafikut të kanabisit janë fuqizuar

Foto ilustruese

ROME-Ministria e Brendshme italiane ka dërguar në parlament raportin 6 mujor të Departamentit të Hetimeve Anti-Mafia për periudhën korrik-dhjetor 2017. Në raport theksohet ndër të tjera trafikimi i lëndëve narkotike nga Shqipëria dhe fuqizimi i grupeve shqiptare në territorin italian.

Sipas mediave italiane, në raport thuhet se përpos pikave të tjera ‘Foggia është bërë një udhëkryq strategjik. Në veçanti, brigjet në Gargano janë kthyer në pikën kryesore të hyrjes së mariuanës nga Shqipëria’.

Gjithashtu në raport bëhet edhe një përmbledhje e sasisë së drogës që është sekuestruar nga Korriku deri në dhjetor të vitit 2017 dhe operacionet përkatëse. Organizatat kriminale shqiptare bashkëpunojnë për trafikun e drogës në Itali me grupet vendasve, vijon më tej raporti. Ndërkohë që droga e sekuestruar llogaritet në miliona euro, grupet shqiptare janë të njohura në Itali jo vetëm për trafik, por edhe grabitje të banesave.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki