Raporti, KLD i fsheh Vetingut ‘njollat e zeza’ të gjyqtarëve

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i fsheh komisionit të Vetingut të dhëna kompromentuese rreth aftësive profesionale të gjyqtarëve, të cilët i nënshtrohen kontrollit të trefishtë. KLD, i cili pritet të shkrihet për t’u zëvendësuar me Këshillin e Lartë Gjyqësor, është pozicionuar që në fillim kundër reformës në drejtësi dhe sidomos ligjit të Vetingut. Anëtarë të KLD, së bashku me Partinë Demokratike, udhëhoqën rezistencën kundër ligjit të Vetingut, duke kërkuar disa herë rrëzimin në Gjykatën Kushtetuese.

Madje, disa anëtarë të KLD, gjatë kohët kur ky organ drejtohej nga Bujar Nishani, kanë bërë thirrje edhe për rebelim dhe veprim si në Poloni kundër ligjit të Vetingut dhe reformës në drejtësi. Ndërkaq, pas nisjes së procesit, KLD nuk i pasqyron të gjitha të dhënat negative për gjyqtarët, në raportet që dorëzon pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për nivelin e tyre profesional. Konstatimi bëhet nga anëtarja e KPK, Xhensila Pine, në vendimin për rivlerësimin e gjyqtarit Gentian Medja. “Për subjektin e rivlerësimit z. Gentian Medja, Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ka bërë vlerësimin profesional, sipas nenit 43 të ligjit nr. 84/2016, dhe ka hartuar e paraqitur pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit raportin me datë 15.02.2018.

KLD me raportin e saj ka evidentuar disa te meta/difekte në mënyrën e trajtimit të çështjeve gjyqësore nga ky gjyqtar. Gjithashtu trupi gjykues gjeti të tjera të meta të cilat nuk ishin pasqyruar në raportin e sjellë nga KLD. Me vendimin nr. 2, datë 29.03.2018, trupi gjykues pas konstatimit të të metave,vendosi të thellojë hetimin administrativ në lidhje me vlerësimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimi, z. Gentian Medja. Me vendimin nr. 3, datë 03.04.2018, trupi gjykues vendosi të përzgjedhë në mënyrë rastësore 5 (pesë) çështje gjyqësore shtesë nga tabelat statistikore të paraqitura nga KLD-ja, të gjykuara nga subjekti i rivlerësimit. Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, përgatiti raportin nr. 1079/8, datë 23.04.2018, për analizimin e pesë dosjeve shtesë”, thotë Pine.

Pine pro shkarkimit
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Roland Ilia, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli, ka vendosur që të konfirmojë në detyrë gjyqtarin pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, Gentian Medja. Por jo të tre anëtarët kanë qenë të këtij mendimi. Anëtarja Xhensila Pine ka argumentuar se gjyqtari duhej të shkarkohej nga detyra pasi nuk ka nivelin minimal profesional. 

“Nga analiza e të metave të konstatuara e të përsëritura, që procesi i rivlerësimit – për sa i përket vlerësimit profesional të mund të kontribuonte në mënyrë thelbësore në rritjen e aftësive profesionale të gjyqësorit në Shqipëri, arrij në përfundimin se subjekti i rivlerësimit, ka një model pune e gjykim, të dobët, mos respektim të së drejtave të palëve, nuk është efektiv, në atë shkallë sa programi i trajnimit pranë Shkollës së Magjistraturës nuk mund të zgjidhte këtë çështje për një vit.

Për sa më sipër, vlerësoj se subjekti i rivlerësimit, z. Gentian Medja nuk arriti një nivel minimal kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale, duke u konsideruar i papërshtatshëm, në lidhje me aftësitë profesionale prandaj shumica nuk duhet të kishte vendosur konfirmimin e tij në detyrë, por bazuar në nenin E pika 5 të Aneksit të Kushtetutës,në nenin 61/4 e nenin 44/c, të ligjit nr. 84/2016, si dhe nenet 72,74 të Ligjit nr. 96/2016, duhej te vendoste shkarkimin nga detyra të këtij subjekti”, arsyeton Pine.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jani: 01/09/2018 16:58

    Po enkeleda doda e sr kur do shkarkohet? E ka mbushur kupen Kush e.mbron Gjini apo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin