TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ngritur alarmin pas raportit nga agjencia "Fitch" e cila sipas tij e ka listuar Shqipërinë si vend të rrezikshëm për të investuar.

"Sipas agjencisë prestigjioze ndërkombëtare Fitch, në vitin 2019 Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar. Shanset tona për të tërhequr investime, të cilat i kemi shumë të nevojshme, po zvogëlohen përditë.

Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e kësaj qeverie. Por nuk ka pse të jetë kështu.

Vendi ynë ka njerëzit dhe burimet e duhura për të ecur përpara. Ajo që na duhet, janë politika serioze dhe të mirëstudiuara që do ta ndalin krizën dhe do t'i japin vendit platformën që i nevojitet për të pasur sukses" shkruan Basha.

Raporti i "Fitch"