Raporti sekret: Prokurori Arjan Ndoja caktoi trupën gjykuese për çështje pronash, i korruptuar dhe i lidhur me krimin që në vitin 2009 

TIRANË- Komisioni i Vetingut shkarkoi disa ditë më parë nga detyra prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja, për lidhje me njerëz të botës së krimit dhe për probleme nga ana profesionale. Ky raport i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, i siguruar nga Report Tv, i dha një goditje të fortë prokurorit në procesin e Vetingut. Në raportin e deklasifikuar pjesërisht, thuhet se prokurori Arjan Ndoja, në një rast, ka ndikuar për caktimin e trupës gjykuese, për shqyrtimin e një çështje pronash, duke favorizuar njërën palë në proces. 

“Shtetasi...evidentohet si lidhje bashkëpunuese e Arjan Ndojës, i cili sinjalizohet se është përfshirë në veprimtari të kundraligjshme, shfaqur në formën e korrupsionit aktiv, si dhe ka ndikuar në caktimin e trupës gjykuese në një proces civil, për një çështje pronësie, për favorizim pale”, thuhet në raport. 

Sipas dokumentit, prokurori ka pasur kontakte të papërshtatshme me njerëz të krimit të organizuar që në vitin 2009, ndërsa në vitet 2018-2019 ka ushtruar ndikim të paligjshëm për të favorizuar persona me precedentë penalë. 

Në raport reflektohet edhe atentati ndaj prokurorit Ndoja në 1 nëntor 2019, tek rrethrrotullimi i Shkozeti. Nga atentati mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku. Ndoja ishte në makinë me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, ‘i forti i Sukthit’, por edhe si ‘Rrumi’, i dyshuar se urdhëroi rrahjen e amerikano- libanezit Fadi Mitri, për çështjen e konfliktit të 45 mijë metra katror tokë shtetërore në Gjirin e Lalzit. 

“Për subjektin e rivlerësimit Arjan Ndoja, referuar burimeve të hapura mediatike të datës 01.11.2019 në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zonën e Shkozetit ku subjekti i rivlerësimit mbeti i plagosur nga një atentat me armë zjarri, rezulton se ka qenë i shoqëruar në makinë me shtetasin... lidhje shoqërore e Z. Ndoja. Ky shtetas, rezulton të jetë person me precedent penal dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore... Në vlerësim të të dhënave që disponohen nga autoritetet verifikuese për subjektin Arian Ndoja, arsyetojmë të merren parasysh elementet që evidentojnë përfshirjen e tij në veprimtari korruptive dhe në veprimtari të kundërligjshme, të kontakteve të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar...”, thuhet në raport. 

Dhurata 200 mijë m2 tokë në Durrës
vitin 2003, Ndoja rezulton i pastrehë dhe deklaron vetëm një makinë tip Benz me vlere 200 mijë lekë. Në vitin 2004, Ndoja u largua nga prokuroria dhe punoi si avokat deri në vitin 2008, kur u rikthye në sistem me 750 mijë euro pasuri dhe të ardhura, siç edhe u konstatua në seancën dëgjimore të premten që kaloi. Në datat 26 prill, dhe 9 maj të vitit 2013, zonjës Elderina Ndoja i falin 6 sipërfaqe toke 79 434 m2, 112 277 m2, 800 m2, 800 m2, 1800 m2 si dhe 1 100 m2 në Durrës. Pronat me sipërfaqe 79 434 m2 dhe 112 277 m2 që ia kishin dhuruar në 26 prill 2013, Elderina Ndoja ia dhuron një personi të paidentifikuar në datën 8 maj 2013. Mbetet mister personi që ia dhuroi pronat zonjës Ndoja dhe pse, por edhe personi tjetër që i mori dhuratë këto prona nga zonja Ndoja.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja