Raporti/ SHBA-BE duan ‘kokën’ e Besim Hajdarmatajt, akuza për fluturime me avion me njerëzit e krimit dhe mbyllje dosjesh droge! Nesër përballja e radhës në Kolegj

Raporti/ SHBA-BE duan ‘kokën’ e Besim Hajdarmatajt, akuza për fluturime me avion me njerëzit e krimit dhe mbyllje dosjesh droge! Nesër përballja e radhës në Kolegj

Prokurori Besim Hajdarmataj

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit do të zhvillohet nesër seanca e radhës gjyqësore për fatin e prokurorit Besim Hajdarmataj, një emër i njohur i sistemit të drejtësisë për shkak të dosjeve të ‘nxehta’ që ka pasur në duart, disa nga të cilat janë kthyer edhe në mollë sherri mes kampeve politike në Tiranë. Hajdarmataj, ish-drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (shkalla e parë e Vetingut) në 16 tetor 2019. Ky vendim u kundërshtua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, i cili përbëhet nga gjyqtarë dhe prokurorë të SHBA-BE. Në 4 dhjetor 2019, ONM i rekomandoi Komisionerit Publik të ankimonte në Kolegjin e Apelimit vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të Hajdarmatajt. Sipas ONM-së, Hajdarmataj ka mbyllur dosjet e trafikut të drogës dhe grupeve të bixhozit, ndërsa ngriti dyshime të forta rreth vendbanimit të prokurorit.

Dy javë më pas, në 20 dhjetor 2019, Komisioneri Publik Darjel Sina pranoi rekomandimin e ONM-së, duke i kërkuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin nga detyra të Besim Hajdarmatajt. Përballja e parë mes Komisionerit Publik dhe prokurorit Hajdarmataj në Kolegjin e Apelimit u zhvilluar në 21 qershor 2021, ndërsa nesër do të zhvillohet përballja e dytë dhe ndoshta e fundit. Përmes këtij raporti dhe bazuar në rekomandimin e ONM-së, Komisioneri Publik Darjel ka parashtruar 6 shkaqet kryesore se pse Besim Hajdarmatajt duhet të shkarkohet nga detyra.

-Së pari, në vitin 2010, kur Besim Hajdarmatajt drejtonte Prokurorinë e Kurbinit, sipas raportit, ka mbyllur dosjen e një grupi që ushtronte veprimtari në fushën e bixhozit, për shkak se prokurori kishte lidhje dhe miqësi me kokën e grupit.  Grupi prej 15 vetash ka ndaluar dhe kërcënuar 5 punonjës të Njësisë së Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit, duke u marrë me forcë 5 makineri APEX. Për gati 1 vit e 3 muaj, Hajdarmataj nuk ka krye asnjë hetim dhe në fund ka mbyllur dosjen, me arsyetimin se “në rastin konkret, pasi janë bërë hetime, nuk është bërë e mundur të provohet ekzistenca e faktit dhe, për këto arsye, procedimi penal nuk mund të vazhdojë më tej, por çështja duhet të pushohet”. Sipas raportit, prokurori ka bërë cilësim gabuar në regjistrimin e veprës penale, nuk ka kryer veprime hetimore të mjaftueshme, nuk është pyetur i kallëzuari, nuk ka bërë verifikime për veprimtari të tjera të kokës së grupit, nuk janë verifikuar tabulatet telefonike etj.

-Së dyti, në Komisionin e Vetingut ka mburritur një informacion për lidhje të Hajdarmatajt me personin që i mbylli dosjen, me probleme të theksuara ligjore dhe i skeduar për disa vepra penale. Kur është pyetur në lidhje me këtë personazh, Hajdarmataj ka pohuar se “...u sqaroj se me këtë shtetas nuk kam asnjë lidhje, nuk kam ndonjë raport shoqëror dhe nuk kam pasur marrëdhënie familjare apo të tjera, thjesht e njoh si person”. Por, nga hetimi ka rezultuar se prokurori ka shkëmbyer mesazhe me personazhin problematik që i mbylli dosjen, madje kishin udhëtuar bashkë me avion. “Ndërkohë, nga hetimi administrativ i Komisionit kanë rezultuar rrethana dhe fakte që dëshmojnë të kundërtën e këtij pohimi të subjektit të rivlerësimit, pasi në datën ***.7.2017, ora 22:03, midis numrave telefonikë të subjektit të rivlerësimit dhe shtetasit ***. ***. Janë shkëmbyer mesazhe telefonike10 dhe, se nga të dhënat e sistemit TIMS, rezultojnë kalime të përbashkëta të kufirit shqiptar përmes aeroportit “Nënë Tereza”, duke realizuar fluturime në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin destinacion, më shumë se një herë”, thuhet në raport.

-Së treti, sipas raportit, në vitin 2017, kur drejtonte Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ka dërguar për hetim në Prokurorinë e Përmetit dosjen e kapjes së 11. 650 kg kanabis në Përmet. Komisioni i Vetingut ka konstatuar se Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk kishte kryer një hetim proaktiv për të identifikuar anëtarët e drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal, të cilët po drejtonin një operacion shumë të madh të trafikut të lëndës narkotike. Por, sipas KPK-së Hajdarmataj ishte drejtues i prokurorisë dhe si i tillë nuk mund t’i atribuohet kjo shmangie e hetimit. Por, ndryshe nga shkalla e parë e Vetingut, Komisioneri Publik, konkludon se “Për rastin konkret, duket se subjekti i rivlerësimit nuk ka ushtruar me përgjegjshmëri detyrat e tij funksionale dhe mekanizmat që ligji i ka mundësuar për të mbikëqyrur ecurinë dhe përfundimin e çështjes, nisur dhe nga rëndësia që paraqiste ajo”.

-Së katërti, sipas raportit, në vitin 2013, kur drejtonte Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ka transferuar pas dy viteve në Prokurorinë e Shkodrës një dosje të rëndësishme droge. Komisioni i Vetingut i shkallës së parë ka konstatuar se “duke pasur parasysh rëndësinë tepër të madhe të çështjes në fjalë dhe sasinë e madhe të lëndës narkotike të gjetur, duket se subjekti i rivlerësimit nuk ka përmbushur detyrat e tij mbikëqyrëse, duke toleruar mosveprimin fillestar (që zgjati për dy vjet)...”. Megjithatë, lëvizja e dosjes, sipas KPK-së nuk mund ta ngarkojë me përgjegjësi Hajdarmataj si drejtues. Por, ndryshe mendojnë, ONM dhe Komisioneri Publik. Sipas tyre, për dy vite nuk është kryer asnjë hetim. Hajdarmataj, nga marsi 2016 deri më 26 nëntor 2016, me hyrjen në fuqi të ligjit nr. 96/2016 për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, ka pasur  kompetenca të plota veprimi mbi çështjen, por nuk ka vepruar.

-Së pesti, sipas raportit, Besim Hajdarmataj ka dërguar në vitin 2015 dy dosje për kompetencë hetimore në Prokurorinë e Durrësit si dhe një dosje në Prokurorinë e Elbasanit, gjithnjë pa kryer hetime, të cilat sipas Komisionerit Publike ishin në kompetencë të prokurorit. Në raport thuhet se ka bërë ndryshim jo bindës të cilësimit të veprave penale, nuk ka kryer hetime pasurore për të akuzuarit për trafik droge, nuk janë monitoruar telefonatat, nuk janë bërë hetime për persona të tjerë të përshirë, baza ligjore e referuar për transferimin e çështjes është e ndryshme  me atë të diapozitivit etj. Në raport thuhet se Besim Hajdarmataj “...herë në cilësinë e prokurorit të çështjes dhe herë në atë të drejtuesit të Prokurorisë, ka dështuar të kryejë veprime procedurale të nevojshme, ato hetimore për çështjet penale të trajtuara prej tij, në zbatim të legjislacionit të zbatueshëm”.

-Së gjashti, Komisioneri Publik dhe ONM pretendojnë se Besim Hajdarmataj, lidhur me pasuritë e deklaruara, për periudhën 2003-2016, ka mungesë burimesh të ligjshme financiare, përkatësisht me një diferencë negative prej 980.888 lekë. Besim Hajdarmataj është një nga prokurorët e rrallë, ndoshta i vetmi, i cili nuk ka deklaruar asnjë pasuri të paluajtshme. Nga viti 2009 e në vijim ka deklaruar se ka jetuar në shtëpinë e vëllezërve. Komisioneri Publik ka konkluduar se nuk provohet mundësia financiare e vëllezërve për të përballuar blerjen e shtëpisë. Besim Hajdarmataj i ka kundërshtuar të gjitha gjetjet e ONM-së dhe Komisionerit Publik. Prokurori pretendon se nuk i është përgjigjur SMS-së që i ka dërguar personazhi që merrej me aktivitet bixhozi dhe se nuk ka udhëtuar më të. Hajdarmataj ka deklaruar se nuk ka mbyllur dosjes dhe zvarritur hetime. Tashmë fjalën e fundit do ta thotë Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Besim Hajdarmataj është një emër i njohur në organin e akuzës. Ai ka kryesuar hetimet për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe për grupin e gjobëvënësve të Emiljano Shullazit.  Nga ana tjetër, Hajdarmataj është akuzuar nga maxhoranca si personi që i dha PD-së përgjimet e dosjeve 184 dhe 339, një pjesë e të cilave u publikuan në gazetën gjermane BILD. Por, prokurori nuk e ka pranuar kryerjen e një veprimi të tillë.

(Kliko këtu për raportin e Komisionerit Publik për shkarkimin nga detyra të prokurorit Besim Hajdarmataj)

(Kliko këtu për Rekomandimin e OMN kudër Besim Hajdarmatajt)

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artushka rrapatushka: 06/07/2021 18:11

    Ky dhe bashkjetuesja Elona shehu ish sekretarja personale e tikut dhe artushka rrapatushka arta shehu vjerra duhet me dhone sqarime per pasurine dhe jeten luksoze. Opgj elona shehu ka tre vjet nuk shkon ne pune dhe paguhet rrit kelyshet kopilat qe ka bo rrugeve si rruspije hotelesh duke shku i here me hajdarleshajn i here….Femijet kane mbet jetim su del bab per zot. Artushka rrapatushka thote e kam martu gocen me prokurorin hajdarleshaj. Onm tu hetoje lindjet ne usa jetesen biletat ne udhetimet luksoze veshjet dhe diamantet e elones dashnores se grupit qe spo e merr guximin ta martoje shpellari!

    Përgjigju
  • elona: 06/07/2021 15:36

    PO PASURINE E DASHNORES ELONA SHEHU SEKRETARJA E TIKUT QE KA BERE KY NJA 2 FEMIJE. RACE E DEGJENERUAR. DOJE ME BO LA VITA BELA ME DASHNORE TI. TANI KUJTO UDHETIMET QE BEJE NE AMERIKE TIKU ME GASHIN DHE TI ME ELONEN OPGJ E PROKURORISE.

    Përgjigju
    • Klodi: 07/07/2021 15:51

      Sekretaren e tikut gruan e flor pukianit dhe e ka teper ky maloku kaq e ka kapacitetin sa per nje sekretare mjerani, kollovari i rendomte te gjithe kane nga nje strehez ky gjoja strehohet ne bythe te elones dhe artes

  • Scutari: 06/07/2021 14:41

    Nuk kam asgje me asnjerin, por çdo dite dua te zgjidh enigmen se pse nuk kaloi Anton Martini dhe kalon Besim Hajdarmata??!!

    Përgjigju
  • Poki: 05/07/2021 21:09

    Po e kaloi edhe ky eshte fundi. Deshtim total. Do i lutesha te kujtonte dhe te therriste per te deklaruar ngjarjen e fisit Fufi ne Laç. Komisioni te degjoje dhe mbaje shenim sepse ky sk lidhje me punen

    Përgjigju
  • shoq: 05/07/2021 20:43

    edhe pse eshte ashtu do e kaloj o shoq se ka mbshetje nga lart or vlla si bon gjo njeri atij

    Përgjigju
  • Poli: 05/07/2021 20:01

    Ky tipi eshte turpi drejtesise. Do i hiqet nje llum shume i madh shqiperise. Ktij duhet konfiskuar pasuria qe ka vene me aq shume deshire dhe shpejtesi.

    Përgjigju
  • Hajdari: 05/07/2021 18:00

    Nuk ka djale me te keq, dhe lriminel me te madh se ky tipi.

    Përgjigju
    • Doda: 05/07/2021 18:38

      Ashu presje si heq

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë