Raporti/ Shqipërisë i ka emigruar 40% e fuqisë punëtore! Organizata e Emigracionit IMO: Pagat e ulëta shtuan largimet, dëmtohet ekonomia

Paga është faktori kryesor i largimit të krahut të punës nga Shqipëria. Afro 40% e fuqisë punëtore aktive e Shqipërisë, po punon jashtë vendit, thuhet në raportin global për vitin 2024, të Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin.

Mungesa e perspektivës për punësim të mirë dhe të paguar janë faktorë kyç që po shtyjnë qytetarët drejt emigracionit, vijon raporti i cili evidenton Shqipërinë dhe Moldavinë si dy shtetet më të prekura nga emigrimi i punëtorëve.

“Vendet si Shqipëria dhe Republika e Moldavisë janë nga më të goditurat. Rreth 40 për qind e fuqisë punëtore të Shqipërisë, për shembull, vlerësohet të jetë duke punuar jashtë vendit. Normat e larta të varfërisë, hendeqet e pagave midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, korrupsioni i konsiderueshëm dhe klientelizimi, ndër të tjera faktorët, kontribuojnë në vendimet e njerëzve për t'u larguar nga vendi”, thuhet në raport.

Emigrimi i profesionistëve por jo vetëm, sipas organizatës ka ndikuar negativisht në industri, të cilës i mungojnë punonjës, si dhe po ushtron presion mbi ekonominë e vendit. Duke u përqendruar tek shtetet e kthyera në ‘strehë’ për të larguarit, në raport citohet rasti i Anglisë, duke thënë se mijëra të rinj shqiptarë, kanë bërë udhëtime të vështira duke u përpjekur të arrijnë Evropën Veriore, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, dhe shumë rrezikojnë jetën e tyre duke kaluar Kanalin Anglez në varka të vogla ose gomone.

Vala e emigrimit thuhet në raport ka prekur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, shtete që shpesh përdoren edhe si tranzit, ku Serbia klasifikohet si kryeqendra e tranzitit, në tentativë për të kaluar në vendet e BE-së. Tre kombësitë më të mëdha që mbërrijnë në Ballkan me synim kalimin në shtetet e BE-së janë afganët, sirianët dhe pakistanezët. 

K.T./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nero: 30/08/2024 16:02

    njerezit ikin per paga me te larta. nuk i mban dot te lidhur si ne te kaluaren njerezit. duhet te rriten pagat qe punonjesit te mos ikin

    Përgjigju
  • Mjeksia: 28/08/2024 07:40

    Si ka mundesi qe ikin me kete turizem marramendes me shumeeeeee fitime dhe me keto plehra qe po mbledhim dhe me kampet qe po hapim ka pune dhe leke (euro) sa te duash. DEMBELA Ironi off

    Përgjigju
  • Realiteti: 27/08/2024 21:55

    Me te miret dhe me te rinjte iken, ky eshte realiteti! Vetem me 2000$ paga ndoshta kthehet 5% prej tyre por eshte gati e pamundur

    Përgjigju
  • Ikonomi: 27/08/2024 17:43

    Jo mo cne emigrimi eshte ne trend thone qeveritarer

    Përgjigju
  • Toni: 27/08/2024 15:43

    Edhe me shume do ikin. Ketu do ngelin vetem patronazhistet e sahanlepireait e liderit suprem.

    Përgjigju
    • Partia: 27/08/2024 17:36

      Te na rroje sa malet.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë