Paga është faktori kryesor i largimit të krahut të punës nga Shqipëria. Afro 40% e fuqisë punëtore aktive e Shqipërisë, po punon jashtë vendit, thuhet në raportin global për vitin 2024, të Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin.
Mungesa e perspektivës për punësim të mirë dhe të paguar janë faktorë kyç që po shtyjnë qytetarët drejt emigracionit, vijon raporti i cili evidenton Shqipërinë dhe Moldavinë si dy shtetet më të prekura nga emigrimi i punëtorëve.
“Vendet si Shqipëria dhe Republika e Moldavisë janë nga më të goditurat. Rreth 40 për qind e fuqisë punëtore të Shqipërisë, për shembull, vlerësohet të jetë duke punuar jashtë vendit. Normat e larta të varfërisë, hendeqet e pagave midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, korrupsioni i konsiderueshëm dhe klientelizimi, ndër të tjera faktorët, kontribuojnë në vendimet e njerëzve për t'u larguar nga vendi”, thuhet në raport.
Emigrimi i profesionistëve por jo vetëm, sipas organizatës ka ndikuar negativisht në industri, të cilës i mungojnë punonjës, si dhe po ushtron presion mbi ekonominë e vendit. Duke u përqendruar tek shtetet e kthyera në ‘strehë’ për të larguarit, në raport citohet rasti i Anglisë, duke thënë se mijëra të rinj shqiptarë, kanë bërë udhëtime të vështira duke u përpjekur të arrijnë Evropën Veriore, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, dhe shumë rrezikojnë jetën e tyre duke kaluar Kanalin Anglez në varka të vogla ose gomone.
Vala e emigrimit thuhet në raport ka prekur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, shtete që shpesh përdoren edhe si tranzit, ku Serbia klasifikohet si kryeqendra e tranzitit, në tentativë për të kaluar në vendet e BE-së. Tre kombësitë më të mëdha që mbërrijnë në Ballkan me synim kalimin në shtetet e BE-së janë afganët, sirianët dhe pakistanezët.
K.T./I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Janar, 09:13
Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?
-
Po
52.1%
-
Jo
44.2%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 190
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Viti 2024 dhe pritshmëritë për 2025! Ekonomia u rrit, por mbetet në ‘kthetrat’ e nëndeklarimit të pagave, lufta vijon
1 Janar, 14:46
-
Pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025
29 Dhjetor 2024, 11:58
-
‘Puna e zezë’, shumë biznese në Lezhë nuk deklarojnë punëtorët, drejtori i Zyrës Punës: Duhet të ashpërsohet ligji
27 Dhjetor 2024, 17:15
-
Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara
27 Dhjetor 2024, 15:40
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor 2024, 20:35
-
Rrogat ulen te privati, 354 mijë s'arrijnë pagën mesatare! Eksperti: Punonjësi shihet si kosto e jo investim
22 Dhjetor 2024, 14:25
-
Jo gjithçka do të blihet me para në dorë, propozohet që çdo blerje mbi 700 euro të bëhet vetëm përmes bankave
17 Dhjetor 2024, 16:30
-
2024-a 'bilanc' negativ/ 1 në 4 biznese nëndeklaruan pagat! Gjysma e të punësuarve marrin deri në 2300 lekë në ditë
17 Dhjetor 2024, 16:05
-
Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!
3 Dhjetor 2024, 21:03
-
Informaliteti, 7.4 mld lekë më shumë jashtë bankave më 2024! Qeveria plan për kufizimin e pagesave cash për qytetarët
1 Dhjetor 2024, 16:45
-
E ngarkuara me punë e SHBA-së apel investorëve amerikanë: Shmangni investimet që paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare e s'janë
20 Nëntor 2024, 19:46
-
‘Në një dekadë numri i turistëve u trefishua’, Kumbaro: Në 2025-ën platformë me të dhëna mbi rezervimet nga Booking e AirBnb, goditet evazioni
8 Nëntor 2024, 11:19
njerezit ikin per paga me te larta. nuk i mban dot te lidhur si ne te kaluaren njerezit. duhet te rriten pagat qe punonjesit te mos ikin
PërgjigjuSi ka mundesi qe ikin me kete turizem marramendes me shumeeeeee fitime dhe me keto plehra qe po mbledhim dhe me kampet qe po hapim ka pune dhe leke (euro) sa te duash. DEMBELA Ironi off
PërgjigjuMe te miret dhe me te rinjte iken, ky eshte realiteti! Vetem me 2000$ paga ndoshta kthehet 5% prej tyre por eshte gati e pamundur
PërgjigjuJo mo cne emigrimi eshte ne trend thone qeveritarer
PërgjigjuEdhe me shume do ikin. Ketu do ngelin vetem patronazhistet e sahanlepireait e liderit suprem.
PërgjigjuTe na rroje sa malet.