Raporton te ‘Ligjet’ Avokati i Shtetit: Në vetëm 75 vendime të Strasburgut 51.5 mln euro dëm shtetit, edhe 155 çështje të tjera presin

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka dhënë 75 vendime për paditë që shqiptarët kanë bërë kundër shtetit. Ndërkohë janë ende në shqyrtim nga Gjykata edhe 155 vendime të tjera. Të dhënat janë bërë publike në Komisionin e Ligjeve nga Avokati i Përgjithshëm i Shtetit Odise Moçka.

“Theksojmë që janë 155 çështje që janë akoma në gjykim, në GJEDNJ. Janë dhënë në total 75 vendime me vlerë 51.5 milionë euro prej të cilave 67 vendime janë ekzekutuar me 33.6 milionë euro dhe 8 vendime janë ende në shqyrtim me 17.9 milionë euro”, u shpreh Moçka.

Teksa prezantoi raportin e vitit të kaluar Avokati i Përgjithshëm i Shtetit Odise Moçka dha shifra edhe mbi pagesat e dëmshpërblimeve të bëra vjet nga shteti për palët paditëse. 

“Për vitin 2021 janë ekzekutuar 4 vendime që i përkasin vitit 2020, dhe vlera e detyrimeve e shlyer nga Ministria e Financave është 69.650 euro, ndërkohë që 2 vendime të tjera janë akoma në proces nga Ministria e Financave. GJEDNJ ka dhënë 12 vendime për pjesën e Shqipërisë dhe është e rëndësishme për të theksuar se në njërin prej vendimeve janë bashkuar 195 kërkesa që kanë të bëjnë me çështje të trajtimit të pronës”, tha Moçka.

Gjatë vitit 2021, Moçka tha se janë 3 padi të pranuara nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, që janë bërë nga persona të burgosur dhe të dyshuar për vepra të ndryshme penale për trajtim jo të duhur në institucionet e paraburgimit.

“Kemi dhe 3 kërkesa të tjera të pranuara nga GJEDNJ dhe ato lidhen me persona të dënuar, ose të dyshuar për vepra të kryera dhe që kanë lidhje direkt me mënyrën e trajtimit në paraburgim. Në këtë kuadër avokatura ka pasur korrespodencë të vazhduar me Ministrinë e Drejtësisë dhe të Shëndetësisë që të bëjë të mundur që masat mjekësore ndaj këtyre personave të përmirësohen më tej”, pohoi Avokati i Përgjithshëm i Shtetit.

Ndërsa deputetja e PD-së ngriti shqetësimin e stokut të lartë të dosjeve që janë në krijuar në gjykata, por Avokati i Përgjithshëm i Shtetit tha se po punohet për të ulur numrin e dosjeve dhe po ushtrohet presion ndaj gjyqtarëve të përshpejtojnë proceset.

“Numri i dosjeve të prapambetura është i lartë janë 35,882 çështje në Gjykatën e Lartë, janë 13.873 çështje në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe 18.415 çështje në gjykatën administrative të Apelit”, tha deputetja e PD-së Dhurata Çupi.

“Është ngritur një grup i cili po punon për të gjitha ato çështje që nuk vlerësohen më të domosdoshme për tu ndjekur. Dhe së shpejti do të dalë edhe një VKM që rregullon një numër të madh çështjesh që kanë të njëjtën problematik dhe kryesisht ato me kontratat e punës. Ne mbajmë korrespodencë të vazhdueshme me Këshillin e Lartë Gjyqësor, në mënyrë që të ushtrohen presion ndaj gjyqtarëve në mënyrë të vazhdueshme që të përshpejtojnë me trajtimin e çështjeve që të mos na kthehen problem nesër dhe qytetarët të shkojnë më pas GJEDNJ dhe të ngrenë shqetësimin për vonesa në trajtimin e dosjeve të tyre. Numri i çështjeve nëpër gjykata është shtuar pas reformës në drejtësi, dhe këtu Gjykata e Larta po punon shpejt, dhe shumë çështje po i zgjidhin në dhomë këshillimi duke i bërë bashkë shumë çështje që kanë të njëjtën problematikë”, tha Avokati i Përgjithshëm i Shtetit.

Avokati i Shtetit nuk dha asnjë shifër mbi vendimet e Arbitrazhit dhe detyrimet që ka shteti deri më tani.

“Arbitrazhi nuk është pjesë e këtij raportimi, dhe e kam të pamundur t’ju përgjigjur në total”, tha Moçka.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vagsj: 24/05/2022 22:34

    Qeveria rama eshte nje nga qeverite me perputhshmerine me te larte ligjore ne historine e Shqiperise. Eshte njeshe ne praktikimin e ligjit, sidomos atij nderkombetar. Per ate do dalim kaq fitimtare ne hage kundra gerrqise. 55.1 milione euro kundra shtetit shqiptar. 100 e ca milion euro himbje ndaj bechetit sepse argumentat qe shpalosi shteti shqiptar ishin shume bindese, lere pastaj arsyen e vajtjes ne gjyq. O shtab i pergjithshem, a ju duket se keni ndonje tradhetar ne krye te shtetit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Diplomacia e Xhelalit: Mziu i bën tag Donald Trumpit me shpresë se e shikon Berisha dhe e vendos kandidat

Diplomacia e Xhelalit: Mziu i bën tag Donald Trumpit me shpresë se e shikon Berisha dhe e vendos kandidat