Raq Manushi, sportisti dhe qytetari

Raq Manushi, sportisti dhe qytetari

Raq Manushi

Raq Manushi, sportisti i njohur durrsak i viteve 1940-1950 ka ndërruar jetë 13 vjet më parë. Raqi është nga ata qytetarë që i mungojnë qytetit në çdo çast, jo vetëm për shkak të kontributit që ka dhënë për Durrësin, por mbi të gjitha për mirësinë, entusiazmin dhe fisnikërinë që i buronte nga çdo qelizë.

E pyes Xhein, djalin e tij të madh: Cilët ishin shokët e Raqit? Ngre supet: Raqi kishte shokë e miq pa fund. Atje ku ulej Raqi mblidheshin plot durrsakë dhe pavarsisht nga mosha dukej sikur ishin një tufë me djem të rinj.

Atleti dhe futbollisti

Sotiraq Manushi kishte mbetur njëlloj entuziast si në moshën 15-16-vjeçare, kur luante futboll me ekipin e Durrësit. Jo vetëm kaq, por si shumë bashkëmoshatarë të tij ai luante vaterpol, hidhej nga trampolina, vraponte në garat e shpejtësisë, madje shpallej edhe kampion i vendit, e sigurisht luante futboll, pasioni i tij i përjetshëm. Në vitin 1946 Raq Manushi ishte pjestar i ekipit tonë kombëtar të atletikës. Protagonisti ynë nuk mori pjesë në garat, për çështje teknike, por fanelën e Shqipërisë e veshi ashtu si dhe të 41 atletët shqiptarë të atij viti.

Eshtë pranë emrave atletësh të tillë si Belul Hatibi, Fehti Dizdari, Luigj Bojani, Vlash Koljaka, Sllave Llambi, Skender Begeja, Zisi Kondi, Zef Frania, Galip Sojli, të cilët për Shqipërinë e asokohe qenë ndër themeluesit e atletikës. Padyshim që Manushi është kombëtarasi më i ri i kësaj Shqipërie që daton 1946, e ndoshta edhe më i riu i krejt Ballkaniadës. Menjëherë pas luftës në moshën 16-vjeçare Raq Manushi bëhet n/kampion në 100 metra mbas të famshmit të kohës, Skender Begesë.

Nuk mbaron këtu. Në garat e 200 metrave kampioni i Shqipërisë është po 16-vjeçari i Durrësit, Sotiraq Manushi, në një duel elektrizues me të paharrueshmin Zef Laca, çka për mijërat e sportdashësve të Stadiumit Kombëtar përbënte një sensacion të padëgjuar. Shqipëria tek 16-vjeçari Raq Manushi, kishte kampionin e saj më të ri në histori.

Vetëm tre javë më vonë djaloshi Manushi bëhet pjesë e 11-shit të Teutës së Durrësit në rezultatin 0-0 me Vllazninë e Shkodrës.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilija Ilija: 06/09/2022 11:23

    Urime per skrimin. Ke harruar re vesh emrin e te ndjerit, Xhoxh Koci, emnleme e te rinjve te Durresit para clirimit, me te cin Raqi nuk ezhte ndare si ne femini dhe vjate persekutimit te tij ne komunizem. Av Ilia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

6 milionë euro, familja nxjerr në ankand koleksionin e orëve të Michael Schumacher

6 milionë euro, familja nxjerr në ankand koleksionin e orëve të Michael Schumacher