Historia/ Firdesi dhe Sabino, shuarja në pak ditë e çiftit më të bukur italo-shqiptar të Durrësit

Historia/ Firdesi dhe Sabino, shuarja në pak ditë e çiftit më të bukur italo-shqiptar të Durrësit

Firdesi dhe Sabino

A ju ka rënë rasti të dëgjoni një çift, të cilët për 25 vjet me radhë kanë kënduar ‘Siamo la coppia piu bella del mondo’.

Kudo ku ndodheshin në shtëpi apo në familjet e miqve dy personazhet e këtij shkrimi këndonin të njejtën këngë italiane, mjaft të njohur nga interpretët e tyre Cladia Mori dhe Adriano Çelentano.

Firdesi shqiptare dhe Sabino Italian nuk jetojnë më.

Zonja ka ndërruar jetë disa orë më parë, ndërsa bashkëshorti u shua para tre javësh, ndërsa kishin vendosur më parë që të bashkoheshin përsëri në varrezën e re të Durrësit, qytetit ku u martuan në vitin 1999.

Sabino Lavacca kishte mbërritur nga qyteti jugor i Cerignolas, një qytezë e vogël, e njohur si vendlindja e aktorit e viteve ’50, Gino Cervi.

Shkak për ardhjen në Durrës ishte bërë një mikeshë e përbashkët, dhe lidhja me Firdes Kasin ishte fatlume.

Të afërmit dëshmojnë për një bashkim të bukur të dy njerëzve, të cilët për shkak të moshës nuk patën fëmijë, por i dhanë njeri tjetrit kaq shumë dashuri, saqë u bënë një shembull i mirë për këdo që i njohu.

Fqinjët e moshuar shpesh e thërrisnin “bambino”, agronomin italian Sabino, i cili solli në kuzhinë të rejat e ushqimit italian.

Në shëtitjet e mbrëmjes ata të dy nuk dallonin nga të rinjtë kur kapeshin për dore, e kur ndalonin me miqtë e tyre të pakët.

U mjaftonin njeri – tjetri edhe kur vizitonin destinacione më të largëta, si Saranda, apo Shkodra.

U pëlqente Durrësi dhe nuk u larguan thuajse asnjë ditë nga Shqipëria.

Jetuan pranë njeri tjetrit, edhe kur sëmundja i lodhi, por pa harruar të kujdeseshin për shëndetin e tjetrit.

Kur lexova sot shpalljen funerale për vdekjen e Firdesit, 77 vjeç, mu kujtua se kanë kaluar vetëm tre javë që kur Sabinon, 92 vje[, e përcollën në varrezën e Durrësit.

E me siguri duke kujtuar harmoninë me të cilën jetuan 25 vjet me radhë dy bashkëqytetarët tanë nga Durrësi dhe {erignola, dikush do të këndojë nën zë këngën e tyre “Siamo la coppia piu’ bella del mondo”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?