Reagon ODIHR: Ende herët
për numërimin elektronik
ODIHR, përsërit qëndrimin se është ende herët që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të futen të përdorim teknologjitë e reja të votimit.
TIRANE- ODIHR, përsërit qëndrimin se është ende herët që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të futen të përdorim teknologjitë e reja të votimit. "Në raportet e zgjedhjeve tona të mëparshme, kemi rekomanduar që teknologjitë e reja të votimit, përfshirë numërimin elektronik të votave, duhet të implemetohen në mënyrë graduale, hap pas hapi e jo e gjitha menjëherë. Këtë këshillë e kemi paraqitur në mënyrë konsekuente në takimet tona me partitë politike në Shqipëri, përfshirë edhe në tryezën e zgjeruar për çështjet zgjedhore që u mbajt në muajin mars, por edhe në vizitat e ekspertëve tanë javët e kaluara", sqaron ODIHR, duke mbështetur dhe një herë qëndrimin kundër verifikimit dhe numërimit elektronik.
MILO E GJINUSHI, AKUZA ODIHR: PO BËHEN NJËSH ME BERISHËN E QEVERINËNdërkohë që në emër të partive të vogla të majta e të djathta, Paskal Milo shprehu dje shqetësimin, si është e mundur që ODIHR del kundër numërimit elektronik, duke minuar kështu jo vetëm punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore, por edhe procesin e zgjedhjeve në 2013-ën. Sipas tij, Shqipëria nuk mund të kthehet në një vend laborator për të eksperimentuar projektet pilot të ODIHR, në një kohë, siç theksoi ai, zgjedhjet shqiptare kanë një emërues të përbashkët, që është vjedhja. "Ne shprehim çudinë tonë dhe në të njëjtën kohë edhe indinjatën tonë, që një institucion i tillë, i cili është i nderuar dhe që ka shërbyer si arbitër i paanshëm në zgjedhjet e shkuara në Shqipëri, të mund të bëjë deklarata të tilla, të cilat shkojnë në kundërshtim me frymën e rekomandimeve që ka bërë
OSBE-ODIHR dhe që janë të qarta për të gjithë opinionin publik shqiptar, por edhe atë ndërkombëtar", ka qënë deklarata e Milos. I cili ka nënvizuar se është premtuar që në fillim qoftë nga OSBE-ODIHR, qoftë edhe nga forcat kryesore politike që do garantonin numërimin elektronik, identifikimin elektronik dhe mbi të gjitha do të kishim një
KQZ. "Eshtë me të vërtetë shumë e rrezikshmë për fatet jo vetëm të zgjedhjeve të vitit 2013, por gjithçka po ndodh këto dy-tri ditë është e rrezikshme edhe për fatet e demokracisë në Shqipëri", tha Milo. Ndërsa kreu PSD Skënder Gjinushi akuzoi këtë organizatë se është vënë në shërbim të kryeministrit e maxhorancës. "Vlerësojmë që është mendimi zyrtar i ODIHR, por shohim që kjo deklaratë kërkon të hedhë në erë Reformën Zgjedhore, sepse nëse s'futet dhe teknologjia e re do thotë se s'është bërë asgjë në këtë reformë kaq të trumbetuar dhe kaq të reklamuar. Ky deklarim është fiks si deklarimet e misionit të OSBE, të cilat s'përfaqësojnë vlerat e institucioneve të cilat përfaqësojnë, por bëhen njësh me qeverinë apo me PD, në rrugën e tyre për të mos respektuar votën e lirë dhe të ndershme në Shqipëri", tha Gjinushi. Edhe PAD u shpreh kundër qëndrimit të ODIHR.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7699
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
‘Alarmi’ për votën e emigrantëve, KQZ garanton: S’ka dështim! Ose ndërrojmë Kodin, ose paguajmë shtrenjtë! Votimi e numërimi elektronik 18.2 mln euro vetëm për Tiranën
21 Nëntor, 12:25
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Buxheti 2025/ KQZ kërkoi 137 mln lekë për investime, qeveria i dha 1.5 mln! Celibashi: Ende s'ka dakordësi as për votimin elektronik në Tiranë
15 Nëntor, 14:54
-
Hasani pret kreun e OSBE, zv/kryeministrin e Maltës, ministri: Mbështetje për rrugën tonë drejt BE-së! Borg: Inkurajojmë Shqipërinë për integrim, goditje korrupsionit
13 Nëntor, 10:29
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Celibashi takim me Hasanin dhe Hoxhën: Koordinim i angazhimeve për realizimin e votës së diasporës
12 Nëntor, 21:34
-
Komisioni antikorrupsion/ Kreu i KQZ-së: Problem, financimi i partive! Ndryshuat Kodin por latë pa zgjidhur financimin
12 Nëntor, 18:19
-
Qeveria shton fondin për KQZ, 20 milionë lekë për përgatitjen për zgjedhjet 2025
6 Nëntor, 18:38
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
KQZ jep udhëzime për votën e emigrantëve: Mos fusni asnjë dokument në zarf veç fletës së votimit! S'duhet të ketë asnjë shënim mbi zarf
4 Nëntor, 14:50
-
Zgjedhjet 2025/ Celibashi: Po punojmë me PD-në për të mundësuar votimin elektronik në qarkun Tiranë
1 Nëntor, 21:45