/ATSH/. - Keylor Navas, portier i ekipit perfaqesues te Kosta Rikës, synon t'i zerë vendin Iker Casillasit në portën e Real Madridit.
Navas u bashkua me Real Madridin gjatë verës së kaluar nga Levante, por deri tani ka qenë vetëm portieri i dytë. "Unë nuk jam si disa njerëz që e pranon këtë situate, ndaj nuk do të heq dorë lehtë. Unë e di se situata mund të mos jetë ajo që kam kërkuar, por jam këtu për të dhene më të mirën nga vetja ime", ka deklaruar Navas për gazeten sportive AS.
"Kjo nuk është hera e parë që unë kam qenë në këtë situatë. Unë jam shumë i qetë, edhe pse është e vërtetë që kerkoj më shumë. Unë e di rrugën që duhet ndjekur për të arritur rezultate dhe do të mundohem t'a ndjek. Mendoj se për mua është një privilegj që jam në klubin e Real Madridit", ka theksuar ai.