Beteja politike mes dy grupeve për të marrë në dorë Partinë Demokratike mund të marrë një rrjedhë tjetër në ditët në vijim. Teksa Lulzim Basha, kërkon të rikonfirmohet në krye të partisë, me anë të një procesi zgjedhor emergjent dhe të kontestuar nga një pjesë e partisë, kundërshtarët e tij, tashmë të shumtë në numër, po përgatiten për rezistencë.
Strategjia konsiston në mobilizimin e demokratëve, për t’i ngritur në protesta, me qëllim detyrimin e Lulzim Bashës të tërhiqet nga procesi i nisur zgjedhor. Shqiptarja.com ka mësuar se nuk përjashtohet as rrethimi i selisë së Partisë Demokratike, si një formë presioni për zbatimin e statusit. Një plan i tillë u hodh në formë kërcënimi nga Genc Ruli disa ditë më parë, por që pritet të kthehet në realitet në ditët në vijim.
Krahas deklaratave publike, kundërshtarët e Bashës në PD kanë nisur lëvizjet në terren, duke kontaktuar njerëzit e tyre në bazë, në funksion të zbatimit të lëvizjes në fjalë. Me sa duket, grupi anti-Basha ka të shfrytëzojë zhgënjimin e madh të demokratëve nga humbjet e njëpasnjëshme, por edhe nga lista e kandidatëve për deputet. Nga ana tjetër, familja Berisha ka intensifikuar thirrjet për qetësi.
Ditën e mërkurë, ish-kryeministri Sali Berisha, u pozicionuar në mbrojtje të Bashës, ndërsa tha se rruga drejt ringritjen së PD kalon përmes bashkimit dhe jo përmes përçarjes e përjashtimit. Një ditë më pas, Shkëlzen Berisha bëri thirrje për qetësi. Ndërsa dje, dhëndri i Berishës kërkoi që debatet të bëheshin brenda forumeve.
Skenarët Përpos protestave të mundshme, kundërshtarët e Lulzim Bashës pritet të ndjekin edhe një rrugë ligjore, për të rrëzuar zgjedhjet për kryetarin e PD, sipas tyre në kundërshtim me statusin e partisë. Procedurat e ndjekura për procesin zgjedhor mund të ankimohen në gjykatë. Astrit Patozi, Arben Ristani, Jozefina Topalli, Ilir Rusmali etj., pretendojnë se procesi zgjedhor është në kundërshtim flagrant me statusin e partisë.
Pikërisht për shkak të këtij pretendimi dhe klimës së thellë të mosbesimit mes palëve, kundërshtarët e Lulzim Bashës nuk kanë paraqitur një kandidati të tyrin për të sfiduar kryetarin. Ndërkaq, bojkoti mi zgjedhjeve, për të delegjitimuar procesin, do të jetë një tjetër lëvizje e mbi 100 figurave të Partisë Demokratike, që kërkojnë dorëheqjen e Bashës.
Lëvizja anti-Basha pritet të ndjekë gjithashtu edhe një tjetër rrugë për rrëzimin e kryetarit, rrugë e cila parashikohet në statusin e partisë. Bëhet fjalë për mundësinë e një mocioni mosbesimi.
Pika katër i nenit 35 të Statutit të PD, parashikon që Kuvendi Kombëtar mund të vendosë për shkarkimin e kryetarit të partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.2%
-
Jo
44.3%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2299
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK thirri vajzën e Berishës/ Juristi Kara: Karma po i kthehet mbrapsht! Argita 'non grata' e turpi i universitetit
9 Janar, 20:26
-
Argita Malltezi tha se iu referua mediave për akuzat ndaj gjyqtares Gjoka, Romeo Kara: Madam non grata, edhe unë atyre iu referova për trafikun e Shkëlzenit me Landin e Jasharit
9 Janar, 12:27
-
Debat në ‘Studio LIVE’, Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha? Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime
27 Dhjetor 2024, 17:55
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor 2024, 09:32
-
SHËNIM/ Berisha 3 strategjitë dhe sidomos ajo e ''Sindromës së Stokholmit'' në përpjekje për të ndikuar në drejtësi
17 Dhjetor 2024, 13:21
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor 2024, 11:00
-
Rrëfimi i Packouz për Gërdecin, Doçi në Report Tv: Shkëlzen Berisha pronar 'de facto' i biznesit vdekjeprurës, loboi për ta ngritur! Vdekja e dyshimtë e Trebickës
10 Dhjetor 2024, 18:11
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Gërdeci/ Rrëfimi tronditës i Packouz për median amerikane: Shkëlzen Berisha në takim kur negociuam çmimin e fishekëve, si ‘hoqëm qafe' Trebickën nga biznesi! Vdekja e tij e dyshimtë! (VIDEO)
9 Dhjetor 2024, 21:03
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15