Rebelimi i Adriatikut: Na kthen 
në breg mbetje të frikshme 

Rebelimi i Adriatikut: Na kthen <br />në breg mbetje të frikshme 
TIRANE- Duke parë acaret, ngricat, furtunat në vende të ndryshme të Botës, kjo e dielë në Shqipëri na bëri të ndjeheshim me fat. Në mal, qytet a det, njerëzit shijuan diellin shkëlqyes dhe temperaturat e pranueshme e të këndshme të një janari të butë mesdhetar. Ishte 24 janar 2016.
 
Njerëzit duken të kënaqur, janë të bukura fotot në rrjetet sociale ku të gjithë synojmë të marrim më të këndshmen që të mos vrasim sytë me gjëra të shëmtuara të tjerët, por shpeshherë të gjesh të bukurën mes të shëmtuarës që kemi krijuar, është shumë e vështirë me të vërtetë.

gjiri lalzit
 
Më qëlloi dhe mua me familjen të kaloja të dielën në Gjirin e Lalzit: Një gji i mrekullueshëm, i rrallë për rërën e pafundme, kodrat e buta përreth, kallamishtet e shpendët që fluturojnë e lënë gjurmët e tyre në rërë. Gjatë javës ka pasur shumë erë dhe e diela dukej si një armëpushim i natyrës, një tërheqje e detit pasi kishte kthyer mu përpara komplekseve të ndërtuara nga njeriu shumë plehra të rrezikshme.

mbetje
 
Duke shëtitur e luajtur, e duke kërkuar një shishe me një mesazh brenda saj, si ato nëpër përralla e filma, morëm një mesazh të madh që ne e lexuam në mënyrën tonë, e që të tjerë mund ta lexojnë në mënyrën e tyre, por gjithësesi mbetet një mesazh i rëndë për papërgjegjshmërinë në shoqërinë tonë.

gjiri lalzit mbetje
 
Mes shisheve të zakonshme të plastikës: atyre të shampove, detersivëve, parfumeve apo kremërave të ndryshme që jemi mësuar t'i shohim kudo, ishin disa mbetje që nuk i kisha parë ndonjëherë kështu, të kthyera mbrapsht nga deti e të lëna në mes të të gjithëve: Në rërë dalloheshin mbetje spitalore; shishe ilaçesh, ilaçe me tableta, flakone serumesh, copëza mjetesh të ndryshme që përdoren nëpër spitale, panolinë të mbledhur e të përdorur. Janë mbetjet që spitalet tona hedhin nëpër lumenj, lumi i hedh në det e deti na i kthen? Situata më duket alarmante. Shumë kolegë kanë bërë reportazhet e tyre për ndotjen e lumit Ishëm apo për hedhjet pa kriter të mbetjeve spitalore. Lajmet shpesh janë përgënjeshtruar, po detin Adriatik kush del ta përgënjeshtrojë për mbeturinat që nxjerr? Këto janë fotot e pakundërshtueshme të bëra këtë të dielë.

gjiri lalzit mbetje

Mes mbetjeve spitalore një tjetër mbetje e rrezikshme: llampa ekeltrike të përmasave të ndryshme që ndrisnin ende të pathyera mbi rërë.
Nga një mbeturinë në tjetrën shquheshin gjurmët delikate të shpendëve, të cilët, atëherë kur nuk dukej ende këmbë njeriu, shëtisnin duke kërkuar ndonjë ushqim mes plehrave. Vështirë të kenë gjetur ndonjë gjë mes ilaçeve, serumeve e të tjerave mbetje plastike.

gjiri lalzit mbetje

Nëse nuk ndriçohemi (mesazhi i llampave), e nuk reagojmë me urgjencë, shëndeti ynë dhe fëmijëve tanë (mesazhi i ilaçeve dhe i panolinëve) rrezikojmë të humbim veten dhe bukuritë e vendit tonë plot vlerë.

gjiri lalzit mbetje


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 25 janar 2016

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë