Rebelohet anëtarja e PD: Partinë Demokratike, ia la nana apo baba, Lulzim Bashës...???

Rebelohet anëtarja e PD: Partinë Demokratike, ia la nana apo baba, Lulzim Bashës...???

Endira Bushati

Pas miratimit të statutit të ri nga PD pak ditë më parë vijojnë reagimet e ashpra në drejtim të Lulzim Bashës. Pas Topallit, Imamit, Patozit, por edhe figurave të tjera, sot ka reaguar edhe anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike Endira Bushati

Endira Bushati i ka kujtuar liderit të demokratëve se ka qenë 8 vjet ministër dhe 4 vite kryetar bashkie në institucionet më të vlerësuara monetarisht. Gjithashtu në statusin e saj në Facebook, ajo shprehet se Bashës, partinë nuk ia la as nëna dhe as babai.

Statuti i ri kundërshtohet, pasi nuk detyron kryetarin që të largohet në rast humbje duke ‘betonizuar’ Bashën, ndërsa nuk u lejua as analiza për humbjen në 25 qershor.

Lexoj që: paska mbaruar “Epoka Berisha” dhe paska nisur “Epoka Basha”......dhe Basha po bëka partinë e tij...

O injorancë në piedestal....!

Së pari, emri “epokë” dhe emri “Basha” stonojnë po t’i vësh afër njëri-tjetrit....

Së dyti, që “Epoka Berisha” ka mbaruar, ta thotë e ta përsërit çdo ditë vetë Berisha!

Por, meqë LB “po bëka partinë e tij”, ia vlen të shtrosh një pyetje retorike:

Partinë Demokratike, ia la nana apo baba, Lulzim Bashës...???

Apo u zgjodh me votat e demokratëve të “Epokës Berisha” në 2013?

Dhe ne e dimë, që demokratët e “Epokës Berisha” e votuan masivisht, edhe për faktin se Basha konsiderohej “i preferuari” i Berishës...

Plus:

Kush qenkan “këta” Gjyqtarë Supremë, që i bëkan gjyqin e historisë, Sali Berishës, qeverisjes dhe ministrave të tij?

Kush merrka përsipër “të gjuajë gurin e parë”?

Jemi shumë “të vegjël” ne, të gjallët për të shkruar historinë....

Kjo s’do të thotë se s’i njohim gabime Sali Berishës...

P.sh., një gabim i gjithëpranuar është, kur, në 2008, “i shantazhuar” nga numrat në Parlament, Sali Berisha u detyrua të heqë mjekun e nderuar Maks Cikuli si Ministër i Shëndetësisë dhe ta zëvendësojë me dikë tjetër....jashtë sektorit (le ta themi butë...)

Dhe shëndetësia dihet si shkoi....

Dhe për ta mbyllur:

Po pse, Lulzim Basha, 6 vjet ministër (e sipas zhargonit në “ministri me lekë”) e 4 vjet kryetar bashkie (e përsa leje ndërtimi u akuzua),

do të bëka seleksionimin e ministrave dhe zyrtarëve të Berishës, në të korruptuar e jo të korruptuar....?

Uuu....harrova...e ndihmon dhe Rama....


Endira Bushati

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oso Dobraçi: 22/04/2018 23:10

    Po moj ta marrsha...

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 22/04/2018 19:01

    O e ndjera bushati po ti ku e fut veten a e mban mënd sa ke vjedh e çfar ke bo pse u shkërmoq pd se e shkërmoqën njerëz si ty që slan gjo pa vjedh dhe sa për ty mi e ndjera bushati luli ka bo gjën më të mir që të ka qit prej zhelesh jasht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja