Referendumi fut në krizë Maqedoninë, VMRO-DPMNE: Të ikë Zaev, duam qeveri teknike

Referendumi fut në krizë Maqedoninë, VMRO-DPMNE: Të ikë Zaev, duam qeveri teknike

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

MAQEDONI - Partia me e madhe opozitare në Maqedoni, VMRO-DPMNE ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev pas referendumit për ndryshimin e emrit të mbajtur fundjavën e kaluar. Në mbledhjen e Komitetit Qendror dhe Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, mes tjerash u vendos që të mos njihet rezultati i referendumit dhe të formohet qeveri teknike.

Mund të informoj opinionin se janë shqyrtuar informacionet në lidhje me referendumin e mbajtur, situatën aktuale politike dhe disa konkluzione rreth veprimeve për periudhën e ardhshme. Komiteti Ekzekutiv shpalli referendumin të pasuksesshme, duke pasur parasysh se dalja e vetëm 36 për qind të votuesve, tregoi vullnetin e qartë të popullit kundër pranimit të kësaj marrëveshjeje.

Aleksandar Nikollovski, deputet i VMRO-DPMNE

Ai shtoi se nëse Zaev ka ndërmend të shpallë zgjedhje të parakohshme, paraprakisht duhet plotësuar disa kushte, duke shpallur krijimin e një qeverie teknike me mandat 100 ditor dhe pas saj të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Është e nevojshme që menjëherë të respektohet Marrëveshja dhe Ligji për zgjedhjet ku do të formohet një qeveri teknike sipas “Marrëveshjes së Përzhinës”, me një mandat prej 100 ditësh. Kjo do të thotë dorëheqjet e Zaevit, Spasovskit dhe Carovskës dhe ministrat për Punë të Brendshme dhe për Punë dhe Politikë Sociale t’i takojnë VMRO-DPMNE-së, në afat prej 100 ditë. Vetëm kjo është parakusht për zgjedhje të lira dhe demokratike. 

Aleksandar Nikollovski, deputet i VMRO-DPMNE

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë