Referendumi i PS, Blushi dhe
Hafizi kërkesë për hapjen e kutive

Referendumi i PS, Blushi dhe<br />Hafizi kërkesë për hapjen e kutive
Deputetët Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi kanë depozituar sot pranë komisionit zgjedhor të Partisë Socialiste, kërkesën për hapjen e kutive të votimit në referendumin e 9 prillit. 

Pas mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PS, deputetja Hafizi tha se shkeljet e konstatuara në referndumin e para 10 ditëve do të jenë objekt diskutimi në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS ditën e shtunë.  

“Mbledhja e Asamblesë do të bëhet të shtunën. Sot, kam depozituar në Komisionin Zgjedhor të Partisë kërkesën për hapjen e kutive të referendumit. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare në varësi të përgjigjes që do të kem, edhe të përgjigjes që nuk kam marrë nga Komisioni i Garancive Statutore për të gjithë ato shkelje që kemi pretenduar për referendumin, të gjitha këto do të jenë objekte diskutimi edhe në Asamblenë e ardhshme Kombëtare”, tha deputetja socialiste.

Gjithashtu, deputetja Hafizi theksoi gjatë prononcimit për mediat se në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ka ngritur edhe shqetësimin për kërcënimin e kandidatit për Rektor, Mynyr Koni

“Dhe Përgjigjia ishte që Qeveria dhe MAS ka marrë të gjitha masat për një ecuri normale të proçesit zgjedhor në Universitet dhe duke garantuar një autonomi universitare”, tha Hafizi për mediat.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!