Reforma e Ujit, Gjiknuri: 25 mijë kontrata të reja, por ka bashki që nuk kanë bërë asgjë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka folur gjatë ditës së sotme në Analizën Vjetore të Ujësjellës-Kanalizime. Ministri ka thënë që ka shumë bashki që nuk kanë bërëasgjë në lidhje me reforën dhe që kanë një perormancë të ulët, gjë që sjell humbje edhe për taksapaguesit shqiptarë. Gjiknuri gjatë Analizës Vjetore ka thënë që ka 25 mijë kontrata të reja dhe 55 mijë ujëmatës të lidhur, gjithashtu ka theksuar që është shumë e rëndësishme të dihet ët investohet dhe të menaxhohet. Ai ka thënë që nuk do të ketë fonde për bashkitë që nuk bashkëpunojnë.

Sot jemi në gjendje të bëjmë një konkluzion të disa masave të marra të këtij aksioni kaq të rëndësishëm për shëndoshjen e sektorit dhe të kuptojmë rezultatet paraprake. Kur flitet për Agjencinë e Ujësjellës Kanalizimeve, gjithmonë është parë me syrin e një agjencie që thjesht është për të ndarë disa fonde dhe për të bërë disa projekte. Asnjëherë fokusi nuk është vënë nëse vërtet këto para që po jepen po shkojnë aty ku duhet?

A po realizohen projektet e duhura dhe mbi të gjitha përfituesit e këtyre projekteve që kryesisht janë ndërmarrjet e ujësjellës kanalizimeve a po bëjnë punën e duhur? Qasja jonë dhe që do të kthehet në një moto të marrëdhënieve tona me të gjitha njësitë e pushtetit vendor, përfshirë edhe ujësjellës kanalizimet do të jetë: Duhet financim, duhet të performosh. Këtë duam ta vëmë një rregull, pra të jetë një ligj i shkruar dhe i pa shkruar. Do të thotë që ujësjellësit që do të performojnë do të marrin financime. Ujësjellësit të cilat nuk e vënë ujin në zjarr siç thotë populli, apo bashkitë të cilat nuk duan të marrin rolin që ju takon, ne nuk kemi pse i financojmë më.

Edhe në këto muaj të parë të fillimit të këtij aksioni kaq të rëndësishëm, ka rezultate të ndryshme. Ka bashki të cilat janë në avangard dhe të paktën nga të dhënat paraprake të këtij operacioni kanë dhënë rezultate të mira. Ka dhe të tjera që vazhdojnë me biznesin siç kanë qenë. Pra e thënë ndryshe duke mos bërë asgjë. Unë e kam përmendur edhe disa ditë më parë. Disa rezultate paraprake janë domethënëse, pra janë mbi 25 mijë e 300 kontrata të reja të lidhura. Janë mbi 55 mijë ujëmatës të instaluar dhe ndërkohë duhen të jenë edhe 300 mijë të tjera që duhet të instalohen. Janë 9 milionë euro të tjera të ardhura nga aksioni.

Kam një merak që dua ta ndaj me ju, që vërtet këto janë të ardhura që erdhën kryesisht si rezultat i aksionit, i sensibilizimit dhe janë të ardhura shtesë. Nuk dua tu mohoj punën atyre që kanë punuar mirë por këto të ardhura shtesë kanë qenë kryesisht si rezultat i sensibilizimit nga qeveria e cila tregoi vendosmërinë që do të ecet nën shembullin e sektorit të energjisë elektrike. Problemi është çfarë do të bëhet me këto para?! Këto para nuk mund të shkojnë për rritje pagash, as për të shtuar njerëz në punë të panevojshme për qoka, as për të blerë apo për të bërë investime të panevojshme. Pra, duke blerë pajisje zyrash, apo makina për drejtorin etj... Këto para duhet të shkojnë për të përmirësuar situatën financiare sidomos likuidimin e borxheve ndaj sektorit të energjisë elektrike.

E dyta, për investime të nevojshme sidomos në matësa, pra në sahatet e ujit. Pse?! Ai është një investim që ta kthen mbrapsht dhe unë e quaj një investim krejt normal. Ato para të mbledhura investoji për të matur mallin të cilin ti e shet dhe duhet ta mirëadministrosh. Për këtë arsye, sëbashku me Ministrinë e Financave kemi nxjerrë një udhëzim sesi duhet të përdoren këto para dhe normalisht kjo do të jetë edhe një nga testet për të parë sesi punojnë drejtorët e ujësjellës kanalizimeve dhe kryetarët e bashkive që janë përgjegjës për ta. Besoj Hantin kjo duhet të jetë një nga elementët si janë shpenzuar paratë e mbledhura deri tani, pra këto para ekstra.

Nga ana tjetër, të paktën nga të dhënat krahasimore që kam këtu ku nga biznese në total janë 145 mijë dhe konsumator biznesi vetëm me ujëmatës janë 68 mijë të deklaruar. Të verifikuar në terren vetëm 51 mijë. Pra shikoni çfarë game të gjerë ka akoma për të hulumtuar, për të evidentuar në terren pjesën e informalitetit në fushën e ujit. Aksioni është përqendruar kryesisht

në pjesën e bizneseve, por pak nga pak do të shtrihet edhe në konsumatorët e tjerë. Unë dua të jap shembuj e thashë edhe pak më parë, ka disa bashki që kanë performuar mirë si Bashkia Durrësit, Bashkia Tiranës, Bashkia Fierit. Por ka edhe të tjerë që janë në fund të kësaj liste. Ky është vetëm fillimi, do të thotë që ka vend për tu përmirësuar. Nuk them se këto janë hapat e para që tregojnë se gjithçka do të shkojë mirë për atë që është në krye të listës apo anasjelltas ai që është nga mesi apo nga fundi nuk ka mundësi të përmirësohet. Vërtet këtë vit kemi pasur jo shumë fonde në dispozicion, megjithëse disa projekte të reja po i hapim, sidomos në ato zona që kanë të bëjnë me turizmin dhe zona që nuk kanë fare ujësjellësa. Duke filluar nga viti tjetër e tutje që hapësirat buxhetore do të jenë më të mëdha, një pjesë e kontratave do të fillojnë dhe të konkludohen.

Ne kemi mbajtur një nivel financimi vjetor prej 3 miliard lekësh plus edhe hapësirat që do të krijohen nga donatorët. Nisur nga kjo mundësi që kemi, shteti gjithmonë merr një risk dhe këtu kemi gjetur sistemin e performancës, pra aty ku performohet, aty do të investohet.

Në të kundërt, nëse situata nuk do të përmirësohet në disa vende, kuptohet ne do të bëjmë sensibilizimin e nevojshëm dhe do të ushtrojmë trysninë e nevojshme brenda hapësirave kushtetuese dhe ligjore që bashkitë të marrin masa. Nuk mundet që bashkitë të mbyllin sytë dhe të thonë “e mo mirë se unë jam i zgjedhur vendor dhe nuk kam pse reagoj për këtë”. Jo, përkundrazi. Ne duhet t’ia bëjmë të qartë njerëzve që ata të zgjedhur vendor që nuk marrin masa për të administruar këtë mall kaq të rëndësishëm për ta nuk ka pse edhe të kandidojnë më apo nuk kanë pse të kenë mbështetjen e njerëzve. Se njerëzit shpeshherë e transferojnë përgjegjësinë tek qeveria por në fakt administrimi i ujit është përgjegjësi direkte e pushtetit vendor.

Kjo do të jetë edhe një nga testet për shumë të zgjedhur bashkiak. E ka thënë edhe Kryeministri duke nisur brenda vet forcës sonë politike ai që kërkon mbështetjen për të kandiduar dhet të performojë në një nga sektorët më kyç dhe jetik të vendit.

Nga ana tjetër, ne po përgatisim edhe ndryshimet ligjore të nevojshme. Sisur edhe nga stadi aktual, nëse ndërmarrjet e ujësjellësve nuk do të performojnë dhe vazhdimisht krijojnë humbje të mëdha financiare shteti duhet të ndërhyjë. Nuk është dëshirë e qeverisë që të marrë në dorë ujësjellësit por ne nuk mund të lemë qytetarët pa shërbimin më jetik, kur papërgjegjshmëria e administratorëve vendorë apo e administratorëve të ujësjellësve lokalë arrin deri në pikën që të lerë njerëzit pa ujë apo mos të mirëadministrojnë këtë pasuri të përbashkët. Shteti do të detyrohet, do ndërhyjë dhe për këtë do përgatiten edhe ndryshimet e nevojshme ligjore në mënyrë që kur nuk ka performancë ka dy mënyra, ose do ti bashkohesh një ujësjellësi më të suksesshëm dhe kjo do të bëhet me qasje nga lart poshtë, ose ajo do të kalojë në një administrim tjetër për të sjellë parametra më të lartë të administrimit.

Nga ana tjetër, me donatorët po bashkëpunojmë për trajnimin e gjithë stafeve të ujësjellësve sidomos stafeve manaxheriale dhe ka një program, një marrëveshje tashmë të dakordësuar edhe me USAID-in për certifikimin e tyre. Nuk mund të jetë menaxher ujësjellësi një person i cili nuk ka dijeni minimale në menaxhimin e një ndërmarrjeje, qoftë nga pikëpamja mund të jetë me background teknik inxhinier, po qoftë nga pikëpamja e menaxhimit ekonomik. Shpesh herë ndodhemi para fakteve që stafi menaxherial aty nuk ka asnjë arsim apo eksperiencë që mund të përputhet me menaxhimin e një korporate publike. Patjetër, si do shkojë puna mirë, s’ka si të shkojë puna mirë?! Kështu që këto janë elementë, edhe këto janë pjesë e performancës, pra është një matricë e tërë aty me masa të cilat do të adresohen pranë ujësjellësit. E thënë thjesht, ka rrota

dhe shkopin në kuptimin e mirë të fjalës. Në rastet kur performon do ketë mbështetje financiare nga qeveria dhe programi i donatorëve. Nëse nuk ka performancë dhe rezultatet janë të dobëta përgjegjësia do të jetë qoftë politike për ata që e administrojnë atë territor, por edhe qoftë edhe nga pikëpamja manaxheriale apo financiare, nuk ka pse të mbështesë më si qeveri në momentin që kemi situate të tilla.

Ne po bëjmë dhe një ristrukturim të agjencisë kombëtare ku do t’i bashkëlidhim edhe menaxhimin e mbetjeve urbane. Pra, do të jetë një agjenci e cila do të trajtojë edhe mbetjet urbane dhe kjo është një sfidë tjetër shumë e madhe për shoqërinë shqiptare. Është një nga ato sfidat që edhe kjo kërkon mirëadministrim, mbështetje financiare. Patjetër qeveria shqiptare do të marrë një risk edhe në këtë drejtim, por edhe kjo është një nga sfidat e mëtejshme sidomos në shumë zona me potenciale turistike ku kemi nivele të mbetjeve urbane të patrajtuara, skandaloze që realisht kthehen në një problem shumë të madh për zhvillimin e turizmit. Por, edhe kjo është një sfidë që e ka shoqëria shqiptare, po punohet së bashku me Ministrinë e Mjedisit në këtë drejtim por kjo do të jetë një nga detyrat shtesë që do të bëjë këtë qasje të integruar, pra, ujësjellës, kanalizime, mbetje. Kjo është një infrastrukturë shumë e nevojshme, se tre janë baza të infrastrukturës. Unë jua kam thënë si ajo teoria që e dëgjojmë kudo: ujë, dritë edhe rrugë. Këto janë ato që kërkohen, patjetër këto janë sfida shumë të mëdha sepse janë sfida dhe për vendet më të zhvilluara, jo për vende si ne me Buxhet modest. Pikërisht sepse kemi buxhet modest duhet të vendosim një sistem më të drejtë, aty ku performohet dhe aty ku ka rezultate të mira, aty do shkojnë dhe paratë.

Nëqoftëse ajo pasuri administrohet mirë ka mundësi edhe të kreditohet. Ka shembuj ku vet ndërmarrjet e ujësjellësve kanë qenë në gjendje edhe të hyjnë në marrëveshje financiare me institucione financiare, pa patur nevojën e garancive shtetërore, pa rënduar buxhetin publik apo hapësirat e borxhit publik. Do të thotë që ku ka fizibilitet ekonomik, ku ka mirëadministrim ekonomik ka mundësi edhe të merret kredi dhe të lahen këto investime. Patjetër kjo do ekonomi shkalle, do administrim më të mirë por mundësitë janë aty. Agjencia ka nevojë të reformohet në vetvete dhe meqenëse jemi edhe përpara analizës, aty ka patur edhe dështime të mëdha. Të them të drejtën, kam parë projekte në të cilën janë harxhuar miliona të taksapaguesve shqiptarë dhe s’ka ujë dhe këto meritojnë auditim dhe evidentim më të qartë pse ka ndodhur kjo dhe këto gjëra nuk duhet të përsëriten.

Kemi projekte të dështuara si ai i kanalizimeve të Tiranës ku e dinë të gjithë që është shpenzuar mbi 80 e ca milionë euro dhe sistemi i trajtimit të kanaleve të ujërave të zeza nuk ka përfunduar dhe rrezikon që ai projekt të mbetet në rrugë. Pra, këto janë dështime të mëdha por këto janë kosto të mëdha financiare. Bëhet fjalë për miliona që kanë humbur qytetarët shqiptarë dhe nuk kanë marrë dhe veprën. Këtu ka ndodhur që janë bërë investime dhe s’funksionon as vepra, vepra është lënë në mes. Kështu që këto janë probleme jashtëzakonisht të mëdha, dhe që nuk duhet të përsëriten më. Agjencia duhet të ketë një rol shumë të fortë teknik, në monitorimin e projekteve, në përzgjedhjen e projekteve të duhura dhe ndjekjen e tyre. Shpesh lidhet kontrata dhe nuk ka më aftësi menaxheriale nga vet agjencia për të ndjekur gjërat deri në fund. Unë këtu dua ta vë theksin sepse një investim i dështuar lë gjithmonë një njollë shumë të keqe dhe realisht qytetarët fillojnë dhe hedhin shumë pikëpyetje për mënyrën se si ne i administrojmë të mirat publike. Së fundi, do të na keni partnerë dhe po ju flas të gjithë drejtuesve të ndërmarrjeve të

ujësjellës kanalizimeve, do na keni partner shumë seriozë, shumë mbështetës, por patjetër që ne presim nga ju.

Qeveria do të monitorojë do të mbështesë këtë proces kaq të rëndësishëm.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë