'Meta-Berisha duan të shkatërrojnë reformën në drejtësi', Basha: Është kapur nga Rama, do çlirohet kur të votoni një kryeministër si unë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama e cilëson koaliconin PD-LSI si një marrëveshje "Meta-Berisha"  për të kapur reformën në drejtësisë, por për Bashës  ajo është kapur nga Edi Rama dhe po pengohet nga ai. Basha tha se ku shqiptarët të votojnë atë si kryeministër kjo gjë duhet të marrë fund.

"Reforma në drejtësi ka ngelur në vendnumëro për shkak të frikës së Ramës nga drejtësia. 25 prilli do të jetë dita kur shqiptarët do të votojnë një kryeministër si ynë që do të luftojë krimin. Larg duart nga reforma në drejtësi dhe zbatim i plotë i saj. Larg duart nga drejtësia, është një nga shtyllat ku unë besoj dhe shtyllat e programit tonë. Ajo që kemi vuajtur me Ramën është kapja e  drejtësisë nga politika. Rama është shkaku dhe pengesa kryesore e reformës në drejtësi", tha Basha.


Lajmi kryesor:

A largohesh nëse humb? Basha s'përgjigjet, fsheh dhe sa mandate synon në zgjedhje: Lista e PS, fasadë për të fshehur bandat e krimit, ne sjellim ndryshimin


I.K/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin