“Problemi i qëndrimit dhe i prezencës së ministrit të drejtësisë kurdoqoftë ai në institucionet e drejtësisë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, në Këshillin e Prokurorisë, në Tribunalin Gjyqësor, në Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë pra të inspektimit të gjyqtarëve. E gjithë kjo prezencë e ministrit duhet të shmanget. Pjesa po ashtu e emërimit të një numri të madh të personave të cilët do të jenë prezentë në institucionet e drejtësisë. Opozita ka qenë dhe është e vendosur se reforma në drejtësi duhet të bëhet por drafti nuk përmbush standarte të cilat janë ndërkombëtarisht të njohura dhe që forcojnë pavarësinë,” tha Halimi.
Por demokratët janë besim plotë në mbështetjen e ndërkombëtarëve për finalizimin e këtij procesi, e veçanërisht nga SHBA dhe Komisioni i Venecias. “Me angazhimin e gjithë partnerëve ndërkombëtarë të cilët e kanë mirëkuptuar ekspertizën e ardhur nga Partia Demokratike sigurisht edhe ekspertizën e ardhur më pas dhe që do të vijë edhe nga Komisioni i Venecias besoj se duhet të arrihet në një qëllim final,” u shpreh ai.
Po konsensusi politik a mund të arrihet për këtë çështje? Eduart Halimi mendon se nëse do të veprohet si me dekriminalizmin kjo mund të arrihet. “Dhe me atë model që u udhëhoq edhe komisioni për dekriminalizimin pra pa arrogancë nga mazhoranca dhe me një qëllim të përbashkët për të arritur në realizimin final,” shtoi Halimi.
Kuvendi shtyu mandatin e punës së komisionit të reformës në drejtësi deri në muajin qershor në mënyrë që të konkludohet puna e përbashkët e kësaj reforme.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)