TIRANE - Dy kryediplomatë të huaj në vendin tonë, ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian Romana Vlahutin takuan këtë paradite Presidentin e Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani. Në fokus të këtij takimi të panjoftuar për mediat, por të zbuluar nga Shqiptarja.com, mësohet të jetë vënë reforma në drejtësi dhe puna që është bërë deri më tani për ecurinë e këtij procesi kyç për integrimin e vendit tonë në BE.
Pak ditë më parë në Komisionin e Venezias u prezantua nga Shqipëria drafti i ekspertëve të nivelit të lartë për reformën në drejtësi, dhe në dhjetor pritet të dalin konkluzionet e këtij institucioni. Por më herët, në fillim të muajit nëntor, përfaqësues të Komisionit të Venezias pritet të vizitojnë Tiranën për të takuar përfaqësues të opozitës. Ky takim vjen pasi komisioni i Venezias refuzoi të mbante një seancë të posaçme për propozimet e opozitës në lidhje me reformën në drejtësi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com