Reforma në drejtësi/ Pas gjyqtarëve nis shkarkimi i ndihmësve ligjorë

Reforma në drejtësi/ Pas gjyqtarëve nis shkarkimi i ndihmësve ligjorë

Foto ilustruese

Përpos gjyqtarëve dhe prokurorëve, procesit të trefishtë  të Vetingut po i nënshtrohen edhe ndihmësit ligjorë dhe këshilltarët e gjyqtarëve. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Etleda Çiftja, Roland Ilia relator dhe Brunilda Bekteshi, ka vendosur dje që të shkarkojë nga detyra ndihmësin ligjor në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, Artor Ylli. Vendimi është marrë me shumicë votash çka do të thotë se njëri nga anëtarët e trupit gjykues ka votuar për konfirmimin në detyrë të subjektit.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore më datë 31.10.2018 për subjektin e rivlerësimit, z. Artor Ylli, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më datë 02.11.2018, me shumicë votash vendosi: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Artor Ylli, ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative, Shkalla e Parë Tiranë. Ndërprerjen e programit të trajnimit pranë Shkollës së Magjistraturës. Vendimi i arsyetuar me shkrim nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Etleda Çiftja, z. Roland Ilia relator, znj. Brunilda Bekteshi anëtare, do t’u njoftohet subjektit të rivlerësimit, komisionerëve publikë dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”, thuhet në njoftimin e KPK. Procesit të Vetingut po i nënshtrohen gjithashtu edhe ndihmësja ligjore në Gjykatën Administrative të Apelit, Miranda Nakaj, ndihmësja ligjore në Gjykatën Administrative të Apelit Ana Golloshi si dhe ndihmësi ligjor në Gjykatën Administrative, Shkalla e Parë Tiranë Enkel Peza. Po ashtu, procesit të Vetingut po i nënshtrohen edhe 5 këshilltarë në Gjykatën e Lartë, konkretisht Adrian Shega, Gentian Jahjolli, Maela Alicanaj, Arnisa Këlliçi dhe Elona Kana.   

Seanca për Arnisa Këlliçin
Këshilltarja në Gjykatën e Lartë, Arnisa Këlliçi, do të dalë ditën e hënë para Komisionit të Vetingut për t’u njohur me rezultatin e hetimit ndaj saj për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e Këlliçit përbëhet nga Olsi Komici, Xhensila Pine dhe Suela Zhegu. Ndërkaq, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Brunilda Bekteshi, znj. Valbona Sanxhaktari relatore dhe znj. Suela Zhegu, ditën e mërkurë vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Sokol Stojani, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 03/11/2018 07:43

    Po noteret kjo bande kriminelesh?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje