Kush del në pension pas janarit 2015 do të përfitojë pension më të lartë. Kështu ka deklaruar ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj në një diskutim me qytetarë të Tropojës. Sipas tij është shumë e rëndësishme që brezi i ri të informohet për reformën e pensioneve, pasi janë ata që do të preken më shumë prej saj.
“Puna në të zezë nuk duhet të vazhdojë më dhe secili duhet të deklarojë rrogën e plotë për të pasur një pension më të lartë. Kurse, ata që janë në prag pensioni, kjo reformë i prek shumë pak, madje pensioni i tyre do të pësojë rritje”, ka thënë Veliaj.
Në takimin me Kryetarin e Bashkisë së Bajram Currit, Agron Demushi, Veliaj u ndal edhe tek rëndësia e efiçencës së shërbimeve sociale në qytet si dhe mbështetjen që mund të japë qeveria e biznesi për projekte në fushën e bujqësisë, turizmit apo në infrastrukturë.
Sa i përket arsimit dhe formimit profesional, Veliaj tha se të rinjtë e Bajram Currit apo të qarkut të Kukësit kanë një mundësi të ndjekin një kurs profesional në Gjakovë ose Prizren, me të cilat MMSR-ja ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi në këtë fushë.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

VIDEO