Në qendër të Klosit janë mbledhur qytetarë që projekt-hartën e re administrativo-territoriale të Partisë Socialiste, e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat.

Protestat nisën që në orët e paradites, kur edhe administrata e Bashkisë Klos bojkotoi punën për disa orë në shenjë kundërshtimi ndaj ndryshimit të propozuar. Qytetarët kërkojnë që Klosi të ruajë statusin e bashkisë më vete dhe shprehen kundër vendimmarrjeve që, sipas tyre, janë marrë pa një konsultim të gjerë me komunitetin.

Bashkia e Klosit, në Qarkun Dibër, ka këto të dhëna kryesore:
Sipërfaqja: 357.48 km²
Popullsia: 12,172 banorë, sipas të dhënave të Censit 2023 (INSTAT).
Bashkia përbëhet nga 4 njësi administrative: Klos, Xibër, Suç dhe Gurrë, me qendër qytetin e Klosit.


Lajmi kryesor:

Reforma Territoriale/ Qytetarët e Dimalit kundër bashkimit me Beratin e Poliçanin! Banorët e Klosit i thonë 'jo' Bashkisë së përbashkët me Matin