1. Hapja e kutive të materialeve zgjedhore me kërkesë të vetëm dy anëtarëve të komisionit të zgjedhjeve, nëse ka pretendime nga palët për pa rregulltësi në proces.
2. Zgjedhja e kryetarit të KQZ-së do të bëhet në mënyrë të hapur dhe transparente. Të gjithë ata që kanë 10 vite eksperiencë në fushën e menaxhimit të zgjedhjeve mund të dorëzojnë një kërkesë pranë komisionit të Ligjeve. Komisioni i përbërë nga një numër i barabartë anëtarësh socialistë dhe demokratë do të përzgjedhë dy kandidatë, të cilët do t’i dërgojë në parlament për votim.
3. Pika e tretë lidhet me përdorimin e teknologjisë në 20% të territorit të vendit gjatë ditës së votimit. Ky konsensus parashikon qe pajisjet për identifikimin e kartave te identitetit te përdoren gjatë procesit të votimit në të gjithë qarkun e Tiranës, i cili është me i madhi ne vend, qe nxjerr 32 deputetë dhe në qarkun e Fierit që nxjerr 16 deputetë.
Pas arritjes së marrëveshjes së kodit zgjedhorë, Damian Gjiknuri dhe Oert Bylykbashi deklaruan:
Danian Gjiknuri: Në kodin zgjedhorë që miratuan u arrit konsensusi, por një pjesë e sugjerimeve të opozitës nuk u morën në konsideratë. Megjithatë ky është një hap i rëndësishëm, pasi KQZ ishte një nga kushtet tona për të rikthyer besueshmërinë te institucioni.
Oert Bylykbashi: Sot kemi përfunduar punën me kodin zgjedhor dhe kemi plotësuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Administrimi i provave të rezultateve zgjedhore dhe teknologjia është një hap i rëndësishëm në garantimin e transparencës së zgjedhjeve.
JA NDRYSHIMET QË PËSOI KODI ZGJEDHOR
INSTITUCIONET PËR PËRGATITJEN DHE
ADMINISTRIMIN E ZGJEDHJEVE
KREU I
KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE (KQZ)
Neni 12
Përbërja e KQZ-së
1. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përbëhet nga 7 anëtarë.
2. Anëtar i KQZ -së mund të emërohet çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote, i cili përmbush këto kritere:
a) të jetë me moshë mbi 30 vjeç;
b) të jetë me arsim të lartë;
c) të ketë përvojë profesionale prej jo më pak se 5 vjet punë, të paktën në një nga fushat e mëposhtme:
i) në fushën e së drejtës;
ii) në administratën publike;
iii) në administrimin e zgjedhjeve;
iv) si drejtues i organizatave jofitimprurëse, të cilat kanë objekt të veprimtarisë së tyre mbrojtjen dhe zhvillimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, zhvillimin e zgjedhjeve demokratike apo politikat publike;
ç) të mos jetë i dënuar penalisht;
d) të mos ketë qenë anëtar i ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit;
dh) të mos ketë qenë i zgjedhur deputet i Kuvendit në 5 vitet e fundit;
e) të mos ketë shërbyer në 5 vitet e fundit si punonjës në Policinë e Shtetit, në Forcat të Armatosura dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror;
ë) të mos jetë larguar nga administrata publike apo çdo funksion publik për shkelje të detyrës. PJESA II
INSTITUCIONET PËR PËRGATITJEN DHE
ADMINISTRIMIN E ZGJEDHJEVE
KREU I
KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE (KQZ)
Neni 12
Përbërja e KQZ-së
1. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përbëhet nga 7 anëtarë.
2. Anëtar i KQZ -së mund të emërohet çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote, i cili përmbush këto kritere:
b) të jetë me moshë mbi 35 vjeç;
b) të jetë me arsim të lartë;
c) të ketë përvojë profesionale prej jo më pak se 10 vjet pune,të paktën në një nga fushat e mëposhtme:
i) në fushën e së drejtës;
ii) në administratën publike;
iii) në administrimin e zgjedhjeve
iv) si drejtues i organizatave jofitimprurëse, të cilat kanë objekt të veprimtarisë së tyre mbrojtjen dhe zhvillimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, zhvillimin e zgjedhjeve demokratike apo politikat publike;
ç) të mos jetë i dënuar penalisht;
d) të mos ketë qenë anëtar i ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit;
dh) të mos ketë qenë i zgjedhur deputet i Kuvendit në 5 vitet e fundit;
e) të mos ketë shërbyer në 5 vitet e fundit si pjestar në Policinë e Shtetit, në Forcat të Armatosura dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror;
ë) të mos jetë larguar nga administrata publike apo çdo funksion publik për shkelje të detyrës.
Neni 13
Mandati dhe koha e punës e anëtarëve të KQZ-së
1. Anëtari i KQZ-së ka mandat 4-vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje.
2. Fillimi dhe mbarimi i mandatit të anëtarit të KQZ-së përcaktohet në këtë Kod.
3. Anëtari i KQZ-së e ushtron këtë detyrë me kohë të plotë. Funksioni i tij është i papajtueshëm me çdo detyrë ose funksion tjetër politik, publik ose privat, me përjashtim të mësimdhënies.
4. Përpara fillimit të detyrës, anëtari i zgjedhur i KQZ-së kryen betimin para Kuvendit, në një ceremoni publike. Teksti i betimit është: “Betohem në nderin tim se do të angazhohem me të gjitha forcat e mia për realizimin e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike në Republikën e Shqipërisë, do të siguroj dhe do të mbroj integritetin dhe fshehtësinë e votës, do të ruaj paanësinë në kryerjen e detyrës si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe do të tregoj profesionalizëm në kryerjen e saj”.
Neni 14
Zgjedhja e anëtarëve të KQZ-së
1. Kuvendi i Shqipërisë zgjedh anëtarët e KQZ-së sipas kësaj procedure:
a) 2 anëtarë propozohen nga partia që ka numrin më të madh të vendeve nga partitë e shumicës parlamentare dhe 2 anëtarë nga partia e opozitës parlamentare që ka numrin më të madh të vendeve në Kuvendin e Shqipërisë;
b) subjektet propozuese, në fazën e përzgjedhjes, paraqesin jo më pak se dy kandidatura për secilën vakancë. Kryetarët e grupeve parlamentare të subjekteve propozuese përzgjedhin kolegjialisht 4 kandidatura, në përputhje me kriteret e parashikuara në shkronjën “a” të kësaj pike. Subjektet propozuese të shkronjës “a” përzgjedhin një kandidaturë nga secila gjini;
c) kandidaturat e përzgjedhura sipas shkronjës “b” të kësaj pike i paraqiten Kuvendit për miratim;
ç) anëtari i pestë i KQZ-së zgjidhet nga kandidatura të propozuara nga grupime deputetësh të partive të shumicës parlamentare, përjashtuar partinë më të madhe të grupimit të shumicës. Anëtari i gjashtë i KQZ-së zgjidhet nga kandidatura të propozuara nga grupime deputetësh të partive të opozitës parlamentare, përjashtuar partinë më të madhe të opozitës. Grupimi propozues paraqet një listë me jo më pak se dy kandidatura për vakancën përkatëse.
Kuvendit i paraqitet për votim lista e kandidatëve që ka siguruar numrin më të madh të nënshkrimeve mbështetëse të deputetëve të grupeve respektive parlamentare të shumicës dhe opozitës parlamentare, përfshirë edhe deputetët e dy partive më të mëdha të secilit grupim. Në rast se dy apo më shumë lista sigurojnë numër të njëjtë nënshkrimesh mbështetëse, të gjitha kandidaturat e përfshira në këto lista futen në votim.
2. Votimi për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së, sipas këtij neni, zhvillohet në një ditë të vetme. Neni 13
Mandati dhe koha e punës e anëtarëve të KQZ-së
1. Anëtari i KQZ-së ka mandat 6-vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje. Kryetari I KQZ-zë ka mandat 4- vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje
Neni 15
Zgjedhja e Kryetarit të KQZ-së
Anëtari i shtatë dhe njëkohësisht Kryetar i KQZ-së, zgjidhet jo më vonë se 7 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së, sipas nenit 14 të këtij Kodi, sipas procedurës së mëposhtme:
a) grupi parlamentar i partisë më të madhe të shumicës parlamentare i paraqet Kuvendit një listë prej jo më pak se katër kandidaturash. Në këtë listë nuk mund të përfshihen kandidatura të propozuara sipas shkronjës “a” të pikës 1 të nenit 14 të këtij Kodi;
b) grupi parlamentar i partisë më të madhe të opozitës parlamentare përzgjedh dy nga kandidaturat e propozuara sipas shkronjës “a” të këtij neni. Kandidaturat e përzgjedhura i kalojnë Kuvendit për votim;
c) Kryetar i KQZ-së zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit.
Neni 15
Zgjedhja e Kryetarit të KQZ-së
1. Anëtari i shtatë dhe njëkohësisht Kryetar i KQZ-së, zgjidhet jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së sipas nenit 14 të këtij Kodi.
2. Jo më vonë se 30 ditë nga afati i përcaktuar në neni 19 të Kodit, Kuvendi Shqipërisë publikon shpalljen për vendin vakant të Kryetarit të KQZ-së. Cdo shtetas që plotëson kushtet e nenit 12 të këtij Kodi mund të paraqitet si kandidat për kryetar të KQZ-së. Kërkesa paraqitet e shoqëruar me dokumentacionin përkatës që provon përmbushjen e kritereve ligjore për anëtar të KQZ-së.
3. Lista e kandidatëve i kalon komisionit të kuvendit që mbulon çështjet ligjore për të verifikuar përmbushjen e kritereve. Në këtë listë nuk mund të përfshihen ose nëse janë përfshirë përjashtohen, kandidatët e propozuar sipas shkronjës “a” të pikës 1 të nenit 14 të këtij Kodi. Komisioni i shqyrton kandidaturat në përputhje me rregulloren e Kuvendit. Pas verifikimit të kritereve zbatohet procedura si më poshtë:
a) komisioni përzgjedh për t`iu paraqitur për votim Kuvendit dy kandidatët që gëzojnë mbështetjen më të madhe të antarëve të komisionit por jo më pak se 2/3 e të gjithë antarëve të tij. Kur shumicën e cilësuar e gëzojnë më shumë se dy kandidatë, në votim paraqiten dy kandidatet që gëzojnë mbështetjen më të madhe. Çdo anëtar i komisionit mund të mbështesë deri në katër kandidatë;
b) nëse shumicën e cilësuar sipas germës "b" nuk e gëzojnë së paku dy kandidatë, komisioni identifikon katër kandidatët që kanë marrë mbështetjen më të madhe midis antarëve të komisionit pas zbatimit të germës "a";
c) kur gjatë zbatimit të gërmës “a” dhe “b” dy apo më shumë kandidatë gëzojnë të njëjtën mbështetje përzgjedhja e tyre bëhet me short.
ç) përfaqsuesit e pakicës parlamentare në komision përjashtojnë dy nga kandidatët e përzgjedhur sipas gërmës “b”. Kandidatët e mbetur i kalojnë Kuvendit për votim.
d) Kryetar i KQZ-së zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit.
Neni 16
Zëvendëskryetari i KQZ-së
1. KQZ-ja zgjedh si Zëvendëskryetar një nga anëtarët e KQZ-së, të zgjedhur mbi bazën e propozimit të partisë më të madhe të opozitës parlamentare, sipas pikës 1 shkronja “a” të nenit 14 të këtij Kodi.
2. Zgjedhja zhvillohet me votim të fshehtë, sipas procedurës së mëposhtme:
a) në një fletë votimi shkruhen emrat e dy anëtarëve të KQZ-së, sipas pikës 1 të këtij neni;
b) secili prej anëtarëve voton, duke bërë shënimin përkatës, për një nga emrat që janë në fletëvotim;
c) anëtari që ka marrë 5 vota zgjidhet Zëvendëskryetar i KQZ-së;
ç) në rast se asnjë prej kandidatëve nuk ka marrë numrin e kërkuar të votave, bëhet një raund i dytë votimi. Anëtari që merr më shumë vota në raundin e dytë zgjidhet Zëvendëskryetar i KQZ-së. Votimi zhvillohet brenda së njëjtës ditë.
3. Zëvendëskryetari zgjidhet deri në fund të mandatit.
4. Mbledhja për zgjedhjen e Zëvendëskryetarit, kur mungon Kryetari, drejtohet nga anëtari më i vjetër në moshë i KQZ-së dhe procedura e zgjedhjes zhvillohet në prani të një noteri.
Neni 17
Të drejtat dhe detyrat e anëtarit të KQZ-së
1. Paga dhe privilegjet e anëtarit të KQZ-së janë të njëjta me pagën dhe privilegjet e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë. Paga e Kryetarit të KQZ-së është 10 për qind më e lartë se paga e anëtarit.
2. Anëtari i KQZ-së ushtron funksionin në mënyrë të pavarur. Ai voton në përputhje me ligjin.
3. Anëtari i KQZ-së nuk merr pjesë në shqyrtimin dhe votimin e një çështjeje kur:
a) ka marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me ndonjë nga kandidatët që kanë paraqitur ankim në KQZ; ose
b) ka një nga pengesat e parashikuara në nenin 37 të Kodit të Procedurave Administrative.
4. Tërheqja nga shqyrtimi dhe votimi i çështjes deklarohet me shkrim nga anëtari i KQZ-së, ose mund të kërkohet nga çdo përfaqësues i subjekteve zgjedhore apo nga anëtarët e tjerë të KQZ-së. Tërheqja nga shqyrtimi dhe votimi i çështjes ose vendimi i KQZ-së për përjashtimin e anëtarit nga shqyrtimi dhe rezultati i votimit regjistrohet në procesverbal.
5. Pas mbarimit të funksionit, anëtari i KQZ-së rikthehet në funksionin publik të mëparshëm dhe kur kjo nuk është e mundur, në një vend të njëjtit nivel në organet e administratës publike.
Neni 18
Ndërprerja para kohe e mandatit të anëtarit të KQZ-së
1. Mandati i anëtarit dhe Kryetarit të KQZ-së përfundon përpara afatit kur:
a) kryen veprimtari politike, njëkohësisht me detyrën e anëtarit të KQZ-së;
b) mbush moshën për pension;
c) vdes;
ç) jep dorëheqjen nga detyra;
d) dënohet me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
dh) me veprim ose mosveprim cenon rëndë veprimtarinë e KQZ-së për përgatitjen, mbikëqyrjen, drejtimin dhe verifikimin e të gjitha aspekteve që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe referendumet, si dhe me shpalljen e rezultateve të tyre;
e) mungon, pa shkaqe të arsyeshme, në dy mbledhje radhazi të KQZ-së, ose në periudhë zgjedhore për më shumë se 5 ditë;
2. Shkarkimi i anëtarit të KQZ-së bëhet me vendim të Kuvendit, pas propozimit të KQZ-së për shkaqe të parashikuara në shkronjat “a” “d” “dh” dhe “e” të pikës 1 të këtij neni. KQZ-ja është e detyruar të fillojë procedurën për propozimin e shkarkimit jo më vonë se 5 ditë nga marrja dijeni për shkakun. Në rastet e tjera të pikës 1 të këtij neni, anëtari i KQZ-së lirohet me vendim të Kuvendit pas njoftimit nga ana e KQZ-së.
Neni 19
Zëvendësimi i anëtarëve të KQZ-së
1. Anëtarët e rinj të KQZ-së zgjidhen jo më vonë se 30 ditë para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve që largohen. Anëtarët e rinj fillojnë detyrën ditën e nesërme pas përfundimit të mandatit të anëtarit që largohet ose pas bërjes së betimit në rastin e përfundimit të parakohshëm të mandatit.
2. Në rast të mbarimit të parakohshëm të mandatit të anëtarit të KQZ-së, Kuvendi emëron një anëtar zëvendësues brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të vakancës nga KQZ-ja, sipas shkronjave “b” “c” dhe “ç” të pikës 1 të nenit 18 të këtij Kodi ose nga çasti i shkarkimit. Të drejtën për propozimin e kandidaturave e ka i njëjti subjekt politik që kishte propozuar anëtarin që i kishte mbaruar mandati, nëse subjekti i plotëson kriteret e përcaktuara në pikën 1 të nenit 14 të këtij Kodi. Në të kundërt, kandidaturat propozohen nga partia politike, e cila i plotëson kriteret e renditjes dhe përkatësisë. Në rastin e zëvendësimit të Kryetarit, zhvillohet e njëjta procedurë votimi, sipas nenit 15 të këtij Kodi.
3. Në rast se mandati i një anëtari të KQZ-së përfundon para kohe gjatë periudhës së zgjedhjeve, ai zëvendësohet nga Kuvendi sa më shpejt që të jetë e mundur, por jo më vonë se 48 orë nga krijimi i vakancës.
4. Anëtari zëvendësues qëndron në detyrë deri në mbarimin e afatit të mandatit ligjor që gëzonte, sipas aktit të zgjedhjes, anëtari i larguar para kohe.
5. Nëse mandati i KQZ-së përfundon në 9 muajt e fundit të mbarimit të mandatit të Kuvendit, atëherë Kuvendi, jo më vonë se 9 muaj nga data e mbarimit të mandatit të tij, zgjedh anëtarët e rinj të KQZ-së, sipas procedurave të parashikuara në nenet 14 dhe 15 të këtij Kodi, duke ruajtur kurdoherë raportet e barabarta të përfaqësimit politik. Anëtarët e zgjedhur e marrin detyrën jo më vonë se 24 orë pas bërjes së betimit.
Neni 20
Kompetencat e Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit të KQZ-së
1. Kryetari i KQZ-së ka këto kompetenca:
a) drejton mbledhjet e KQZ-së dhe përfaqëson KQZ-në në marrëdhënie me institucionet e tjera;
b) kryen funksionet e drejtuesit administrativ të institucionit. Në zbatim të kompetencave, sipas kësaj shkronje, Kryetari i KQZ-së nxjerr urdhra të brendshëm vetëm në bazë dhe për zbatim të vendimeve të KQZ-së.
2. Zëvendëskryetari i KQZ-së kryen detyrat e Kryetarit në mungesë të tij.
3. Kryetari i ushtron kompetencat në bazë të shkronjës “a” të pikës 1 të këtij neni së bashku me Zëvendëskryetarin. Të gjitha aktet e nxjerra në bazë të shkronjës “b” të pikës 1 të këtij neni nënshkruhen edhe nga Zëvendëskryetari, përndryshe janë të pavlefshme. Bëjnë përjashtim rastet kur Kryetari ose Zëvendëskryetari nuk ushtrojnë funksionet për arsye objektive.