Reforma zgjedhore, mbeten
vetëm 24 orë për konsensusin

Reforma zgjedhore, mbeten <br />vetëm 24 orë për konsensusin
TIRANE- Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga përfundimi i afatit për reformën zgjedhore, duket se dy krahët e politikës shqiptare janë ende larg një konsesusi për cështjet më të mprehta të reformës sic janë ato të riformatimit të KQZ dhe ankimimeve. Së fundmi palët duhet të shprehen edhe lidhur me qëndrimin më të fundit të ODIHR i cili u shpreh kundër votimit elektronik për zgjedhjet e 2013.

Mbledhja e pasdites së kësaj të hëne të Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore bëri vetëm disa “përparime shumë të lehta” kur forcat kryesore politike ranë dakort për cështje të tilla si respektimi i barazisë gjinore (kuota e përfaqësimit 30% për femrat kandidate) dhe mospërdorimi i fëmijëve dhe admistratës në fushatat zgjedhore. Një tjetër cështje e trajtuar sot ishte ajo për financimin e fushatës. Pas mbledhjes së sotme eksperti socialist i komisionit, Bledar Çuçi tha se nesër pritet që të diskutohen cështje më të rëndësishme që lidhen me administratën zgjedhore dhe ankimimin e palëve.

Dita e nesërme (15 maji) është dita e fundit për reformën zgjedhore. Zyrtarisht komisioni duhet t’i paraqesë nesër Kuvendit raportin përfundimtar të punës së tij. Burime të sigurta nga komisioni parlamentar iI thanë shqiptarja.com se dy palët do kërkojnë sërish shtyrje të afatit. Dhe këtë herë palët do kërkojnë të shfrytëzojnë kohë pwr rekomandimet më të fundit që dha ODIHIR lidhur me numërimin elektronik. Por në fakt ky është vetëm një justifikim, pasi partitë janë ende larg arritjes së një kompromisi për cështjët më të nxehta sic është ajo e KQZ.

PS mbetet e vendosur në propozimin e saj që të ndryshohet vetëm mënyra se nga propozohet anëtari i shtatë i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke lënë të pandryshuar formulën aktuale të propozimit nga partitë të 6 anëtarëve të tjerë që i përkasin 3 mazhorances dhe 3 opozitës. I shtati, ai që përcakton se kush do të ketë shumicën në KQZ, sipas Partisë Socialiste, nuk duhet të propozohet më nga partitë, por nga 4 organizma: Avokati i Popullit, Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Dhoma e Avokatëve.

Partia Demokratike nuk ka një propozim të vetin sepse deri tani ia ka lënë socialistëve sjelljen e formulimeve për ndryshimin e Kodit.

Mbledhja e nesërme e komisionit parlamentar pritet që të japë një zgjidhje edhe mosmarrëveshjeve lidhur me hapjen e kutive të materialeve zgjedhore.
Partia Demokratike kërkon që kutitë e votimit të hapen në të gjitha rastet kur ka ankim dhe provat gjenden në kuti.

Ndërsa PS-ja kërkon që përveç këtij rasti, kutitë e votimit të hapen edhe në rastet kur ka mospërputhje të numrit të fletëve të votimit të gjetura në kuti me numrin e votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhje, apo edhe në rastin kur zgjedhjet janë zhvilluar pa përdorur pajisjen elektronike të kontrollit të kartave të identitetit.

(fc/ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar

Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar