Reforma zgjedhore, Ruçi i
jep 'ok' Metës për ndryshimet

Reforma zgjedhore, Ruçi i<br />jep 'ok' Metës për ndryshimet
Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, është i pari që jep një propozim konkret për reformën zgjedhore të kërkuar të mërkurën nëpërmjet një letre të kryetarit të kuvendit Ilir Meta.

Komsioni që do të ndryshojë ligjin elektoral sipas tij duhet ët jetë bipartisan PD-PS, me një numër prej 10 anëtarësh, 5 nga partitë e opozitës dhe 5 të maxhorancës.

Sipas propozimit të Ruçit, komsioni duhet të ndryshojë ligjin brënda 3 muajsh. Projekt-vendimi i përbërë nga 12 nene në pikën 8 të tij sanksionon se “Çdo parti parlamentare ka të drejtë të propozojë amendamente për diskutim dhe miratim. Shumica parlamentare mirëpret propozimet e pakicës parlamentare të bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe palët angazhohen të gjejnë konsensin në lidhje me to”.

Në rast mungese dakordësie mes anëtareve, zgjidhja duhet të vijë nga OSBE-ODIHR dhe Komsioni i Venecias. Ndërkaq ndaj letrës kanë reaguar dhe kryetari i  grupit parlamentar demokrat Paloka dhe ai i LSI-së, Vasili.

“Çdo qeveri që do të bëjë zgjedhjet, edhe ajo teknike që ne kërkojmë, sigurisht që do të ketë edhe një Kod të ri Zgjedhor. Ky do të jetë një nga hapat për të shkuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pala tjetër është pak e besueshme, por tradita e do që ndryshimi i Kodit të bëhet me konsensusin e të gjitha palëve”, tha Paloka.

Nërkohë Vasili shprehet se:
"Letra e Kryetarit të Kuvendit është, besoj, një risi në pikëpamje të kohës kur ajo drejtohet forcave politike dhe grupeve parlamentare. Është një zgjedhje e Kryetarit të Kuvendit, shpreson fort se kjo çështje duhet të përballet sot, në mënyrë që të heqim përfundimisht logjikën e veprimit në minutën e fundit, logjikën e mungesës së kohës, e cila detyron pastaj riciklimin e standardeve të ulëta, për arsye sepse një pjesë e standardeve teknike kërkojnë kohë, dhe njerëzit të cilët do të administrojnë zgjedhjet kërkojnë kohë të trajnohen, të përgatiten, dhe nuk janë çështje që mund të zgjidhen as në një javë, as në dy javë dhe as në tre javë. I pari moment kur ne, të paktën të qasemi në kohë, besoj është në limitet delikate të kohës, në qoftë se duam të bëjmë një punë të mirë. Unë besoj se kjo është një risi dhe një qasje shumë pozitive e z. Meta, i cili synon të prishë një traditë tërësisht të gabuar të deritanishme, të priturit, të shtyrit, të bërit takticizma politike që në fund fare prodhojnë rezultatin e diskutuar të radhës, dhe ku palët duke alternuar veten sipas fitimit apo humbjes së zgjedhjeve, fillojnë mallkojnë zgjedhjet, fillojnë mallkojnë standardet. Ndërkohë që, bashkë autorët e standardeve të ulëta, janë po forcat politike. "-tha Vasili

Krahas ekpertëve që do ti atashohen Komisionit, do të kërkohet dhe opinioni i Ministrisë së Brendshme dhe KQZ-së. Të mërkurën Ilir Meta u kërkoi kryetarëve të grupeve parlamentare të nisin negociatat për reformën zgjedhore për të përmbushur detyrimet në raportet e OSBE-ODIHR.

Ndryshimet e fundit në kodin zgjedhor datojnë në 2 prill 2015. Ato u miratuan me 87 vota pro dhe 20 kundër dhe kishin në fokus përshtatjen e ligjit tw zgjedhjeve me reformën e re territoriale.

Me përjashtim të 2013-s, kodi zgjedhor është ndryshuar para cdo zgjedhjee të mbajtura në Shqipëri. Në zgjedhjet e kaluara parlamentar e KQZ u ankua se nuk përputhej numri i mandateve të depueteve me numrin e popullsisë në çdo qark. Me ligjin e dekriminalizimit, ndryshimi i neneve të kodit zgjedhor bëhet i domosdoshëm.
 
letra metes 1
(Letra e Ruçit drejtuar kryeparlamentarit Meta)
letra metes 1
(Letra e Ruçit drejtuar kryeparlamentarit Meta)
letra rucit
(Letra e Ruçit drejtuar kryeparlamentarit Meta)



Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu